Filmi “Cirku fluturues” me regji të Fatos Berishës ka marrë çmimin kryesor në festivalin e filmit, “War on Screen IFF”, në Châlons-en-Champagne në Francë.

Fatos Berisha, regjisor i filmit, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se filmi i tij ka marrë çmimin “Grand Jury Prix” në këtë festival.

Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të filmit “War on Screen IFF” është mbajtur nga 29 shtator deri më 4 tetor në Châlons-en-Champagne në Francë.

“Cirku fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të viteve të ’90-ta e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe të Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. “Cirku fluturues” bazohet në një ngjarje të vërtetë, të përjetuar nga vetë regjisori. Në këtë film me rolet e tyre paraqiten aktorët: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic,  ndërsa në rolet dytësore: Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.

Producente e filmit është Vjosa Berisha, kurse bashkëproducentë janë: Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka dhe Fatos Berisha. Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga drejtori i fotografisë Almir Ðikoli, montazheri Vladimir Pavlovski, disenjatori i setit Arben Shala, kompozitori Ognen Anastasovski, si dhe kostumografja Desantila Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Filmi i socializmit
Magazina e “Nëntorit”
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Kupa DEA për Goran Paskaljeviç (post mortum)
Pse regjisorët i shqetëson e shkuara?!
Kupa Dea shkon në Gjeorgji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}