Fjala e Presidentit të Parlamentit Europian, Sassuoli mbi Rolin e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në kohët e vështira të pandemisë, pas një seminari të realizuar për këtë qëllim nga Europa Nostra dhe Fondacioni Kulturor Europian

***

Mirdita të gjithëve. Falenderoj Europa Nostrën, Fondacionin Kulturor Europian, Veprim, Kulturë, Europë, jo vetëm për organizimin e kësaj iniciative por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit kulturor Europian përgjatë këtyre muajve të vështirë, duke ndihmuar të mbajnë gjallë debatin mbi rolin e kulturës në projektin europian.

Kriza e Covidit-19 ka pasur një impakt të paparë në sistemin tonë shëndetsor, në ekonomi, në jetët tona, por edhe në botën e kulturës. Parlamenti e ka njohur që prej fillimit efektin dramatik të pandemisë në sektorin krijues, të kulturës dhe punonjësit e tyre, profesionistët e kulturës, tek shumë gra e burra e ardhmja e të cilëve është bërë seriozisht e pasigurtë për shkak të masave mbyllëse.

Dimensioni Kulturor nuk është një aspekt dytësor në shoqëritë tona, madje është vendimtar për cilësinë e jetës sonë. Pikërisht për këtë arsye Parlamenti Europian ka punuar që prej fillimit për të mbështetur këtë sektor që është vendimtar për të ndërtuar një botë të re.

Trashëgimia Kulturore, artet figurative, muzika, kinematografia, artet skenike nuk janë aspekte dytësore, por janë elementë që kontribuojnë për të pasuruar qytetarinë tonë, qytetarinë tonë Europiane dhe për të na dhënë personalitet.

Ja pse në shtatorin e këtij viti, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për të gjitha Vendet Anëtare që mbështeste fuqimisht kulturën përmes financimit të nevojshëm në mënyrë që ajo ta rimarrë veten ekonomikisht. Por jo vetëm kaq, kur u diskutua bilanci shumëvjetor i buxhetit për programin e Europës Krijuese u kujdesa që ai të ishte një buxhet ambicioz, me qëllimin që të vazhdonte mbështetja për këtë sektor për shtatë vitet e ardhshme.

Marrëveshja që arritëm, së fundmi, në Këshillin e Europës është një dëshmi e përpjekjes sonë për ti dhënë zë kërkesave të qytetarëve për ti mbështetur në të gjitha fushat. Për Parlamentin Europian ky është një rezultat shumë i mirë duke marrë parasysh rritjen domethënëse të buxhetit krahasuar me propozimet e mëparshme. Të gjithë ne e dimë sa shumë sektori i kulturës po pëson efektin e Covid-19 në këto kohë. Ne kemi një plan të paparë që duhet të mbështesë ekonominë tonë. Shpresoj që të gjithë të jemi të ndërgjegjshëm për faktin që cdo shtet anëtar të impenjohet për t’i garantuar kulturës dhe trashëgimisë kulturore-që nuk janë e njëjta gjë- të kenë vëndin e tyre themelor që meritojnë në planin e tyre kombëtar. Duhet të mendojmë për kulturën si një mjet shërimi, vecanërisht për tranzicionin e gjelbër dixhital, por edhe si cimentim shoqëror të botës post Covid që duhet të rindërtojmë, në të cilën lidhjet ndërpersonale duhet të riaktivizohen. Sepse vendet e kulturës janë mbi të gjitha vendet e takimit.

Konferenca për të ardhmen e Europës që është një ambicie e kësaj legjislature dhe që ne shpresojmë se do të fillojë sa më shpejt, do të jetë një mundësi për qytetarët europianë të shprehin tërheqjen e tyre ndaj krijimit dhe trashëgimisë kulturore, të cilat janë bazat e identitetit të tyre, bashkëjtesa dhe shpresa e tyre. Kjo do të na mundësojë mënyrat se si ne të bashkojmë identietin me universalitetin përmes projektit europian dhe riafirmimit të motos sonë, për të cilën ne jemi shumë krenarë, sepse ne jemi Të bashkuar në diversitetin tonë. Dhe në një moment kur nata dukej sikur kontrollonte jetët tona private, vendet e kulturës, koncertet, kinematë, teatrot, Europianët morën instrumentat dhe kënduan në ballkonet e tyre.

Arti ka një fuqi kartartike që mund të shqoërojë shoqërinë post-pandemike në rrugën e qëndrueshmërisë. Arti nuk është një aksesor është një nxitës. Arti nuk është politik, është poetik, një forcë krijuese që na jep jetë dhe na mundëson të jetojmë së bashku, të mbijetojmë, individualisht dhe bashkarisht.

Faleminderit të gjithëve për organizimin e këtij seminari dhe për nxjerrjen në dritë të një argumenti kaq përcaktues për jetët dhe të ardhmen tonë. Punë të mbarë e shpresoj të shihemi personalisht.

Ketu, gjeni linkun e fjales e Presidentit te Parlementit Evropian, ne anglisht: https://www.facebook.com/europanostra/videos/835178040571822/

*Fjala ne shqip u mundesua nga Aleanca per Mbrotjen e Teatrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}