nga Driada Dervishi

Nikolai V. Gogol është një nga shkrimtarët më të mirë rusë dhe botëror, vepra e të cilit, ndonëse është shkruar në shekullin e XIX, ka fituar vlera të përjetshme.

Në vitin  1836, shfaqet në skenë “Revizori”, një komedi në të cilin Gogoli satirizoi shoqërinë ruse në mjediset burokratike të carit Nikolla. Ai portretizoi disa zyrtarë tipikë të korruptuar e mendjeshkurtër të një province duke i gërshetuar me ngjyrime sa apokaliptike aq dhe absurde.  Alexander Pushkin (1799-1834) është një nga shkrimtarët më të njohur rusë të shek të 19 -të. Ai dhe Gogoli ishin shokë të ngushtë. Gogoli thoshte se historinë ia kishte sugjeruar Pushkini në një bisedë në vitin 1835dhe ai do ta kthente në një komedi me 5 akte. Atij nuk i interesonte nëse ishte për të qeshur apo jo, përsa kohë të ishte një anekdotë ruse. Ai mburret madje duke i thënë se do ta mbaronte së shkruari sa hap e mbyll sytë dhe i betohet se  do të jetë  djallëzisht qesharake.  Nuk ka një letër që i përgjigjet nga Pushkini, megjithatë ai e përfundoi komedinë brenda dy muajve.

Premiera u dha ne skenën e Alexandrinski Theater në St. Petersburg. në 19 Prill, 1836, Perandori Nicholas ishte i pranishëm në shfaqje e pasi e pa tha: Në këtë komedi të djallëzuar ka për të gjithë ne dhe secili prej nesh ka diçka të vetën aty. Unë ndoshta më shumë se të tjerët!

Gogolit nuk i pëlqeu sa e pa dhe aktoret nuk e kishin kuptuar si duhet. Ai vendosi të bëjë disa ndryshime duke menduar specifikuar si duhet të ishte skena e fundit.  Bëri disa ndryshime, edhe në 1842 edhe 1851. Kjo komedi satirë pati reagime të ndryshme. Kritika e kohës ishte e përzier, disa e mirpritën, e disa e quajtën si  një situatë të pamundur dhe  vulgare dhe deri një reaksion i ashpër nga qarqet. Janë shigjetat e para të hidhura të Gogolit, të cilat godisnin ashpër me forcën e madhe artistike dhe emocionale. Pati nga ata që i cilësuan personazhet “si mostra çnjerëzorë dhe absurdë”. Gogol tejet i shqetësuar nga këto reagime largohet nga vendi dhe i shkruan një mikut të tij: ata janë të gjithë kundër meje, abuzojnë me veprën time dhe prapë shkojnë ta shohin…duke vazhduar: “Një profet asnjëherë nuk nderohet në vendin e tij

Megjtihëse kjo nuk e ndaloi këtë komedi të kthehet një nga komeditë më të njohura ruse që vihet e rivihet vazhdimisht. Shkrimtari Vladimir Nabokov e vlerëson këtë pjesë si një komedi që nis me “një vetëtime verbuese dhe mbaron me një bubullimë”. Gjatë dy shekujve komedia është vënë mjaft herë dhe po aq ka variante për tv, opera, balet dhe film.

Kritika e sotme pothuaj universalisht bie dakort për gjenialitetin e komikes dhe dramatikes të përdorur tek Revizori dhe e etiketon një një kryevepër komike madje në një komeditë më të mëdha të shkruara ndonjëherë në skenën ruse.

Gogoli është cilësuar si babai i realizmit rus dhe Revizori prezantoi parimet dramatike të realizmit në skenë. Nevoja për një realizëm e vërtetësi në skenë ishte një  nga shqetësimet e tij kryesore, duke pasur parasysh dhe natyralizmin e asaj kohe. Ai qëllimisht gërsheton burleskun me një fabul të jetës së perditshme që u flet vazhdimisht njerëzve. Kjo komedi vjen sot si një domethënie e ngjarjeve të përditshme.

Revisor – shfaqje e vene ne Londer

Revizori hyn në vetë thelbin e Teatrit, i cili konsiston në të bërit shfaqje të gjalla të ngjarjeve të ndodhura apo të trilluara ndërmjet qenieve njerëzore duke i parë nga këndvështrim  zbavitës. Është funksioni më fisnik që mund të gjejmë për të. Ironia, keqkuptimi dhe situata komike përbëjnë thelbin e Revizorit.

Me anë të teatrit mund të dënosh me mijëra vese që gjykata mund t’i tolerojë dhe të lartësosh mijëra virtyte që kjo e fundit mund t’i kalojë pa shumë komente. Veset dënohen më fort në komedi e satirat të cilat trajtojnë tema nga jeta e përditshme.

Për sa mund të tingëllojë e tejkaluar, them nuk duhet të harrojmë që misioni i artistit profesionist  është përsosja  e njeriut dhe shoqërisë ku edhe humori dhe satira shërbejnë për të treguar hapur fenomene dhe fenomenin, në këtë rast korrupsioni e për ta sjellë aq të vërtetë sa njerëzit të distancohen e vetvetiu të kërkojnë për ndryshim.

Sipas estetikës së komikes, dramaturgu dhe nga ana tjetër aktori që e përcjell atë, vë në fokus  të syrit kritik të shëmtuarën, të ultën. Personazhet, tipat dhe karakteret me vese, nëpërmjet situatave komike, ngjarjeve dhe episodeve të tillë, vihen në lojë, qeshen e përqeshen, satirizohen dhe ironizohen. Kjo komedi është një komedi karakteresh dhe situatash dhe  do mbajtur larg nga krijimi i të qeshurës pa ide e pa përmbajtje, apo thjesht për hir të së qeshurës. Me këtë shfaqje duhet të përpiqemi t’i afrohemi sa më shumë asaj “të qeshurës përmes lotëve”, tipike gogoliane, ku përzihet ironia, humori dhe groteskja.

Satira – është përdrimi i humorit, ironisë ekzagjerimit, jo vetëm për të vënë në lojë por edhe për të evidentuar dhe kritikuar budallallëkun, veset, injorancën e një individi apo një shoqërie.

Revizori është një komedi që nuk njeh kohë, një satirë e administratave të korruptuara, të çdo kohe, një komedi keqkuptimesh që nxjerr në pah babëzinë njerëzore, hipokrizinë dhe mediokritetin.

Subjekti është mjaft lexueshëm që flet mbi korrupsionn dhe kalbësinë e një sistemi. Ai vendoset enkas në një qytet të vogël , disi të humbur ku kryetari i tij është i zhytur  në korrupsion po ashtu dhe ata që vijnë pas tij, duke dhënë kështu idenë  se të gjith qytetet e kanë një adminsitratë të tillë. Gogoli gjithsesi ia vë fajin individëve dhe jo kushteve, pasi janë ata vetë që i ndërtojnë kushtet. “Nuk ta ka fajin pasqyra në e paç surratin e shtrembër.” – Gogoli  e vendos këtë fjalë të urtë ruse përpara se të fillojë teksti dramatik, e kjo fjalë kthehet në fakt në vetë mesazhin e veprës: njerëzit shpesh kërkojnë dikë për ta fajësuar, ndërkohë që janë ata vetë problemi. Administrata që na paraqitet në pjesë është tërësisht e kalbur: ata gënjejnë, shpërdorojnë fonde, kërkojnë rryshfete në mënyrë të paturpshme, nuk i kryejnë detyrat e tyre, e shtypin popullin e mbajnë peng atë dhe shqetësohen vetëm për veten e mirëqënien e tyre. Kjo thënie përkthehet konkretikisht në fund të shfaqjes, në të cilën aktorët ndërrojnë vendin me spektatorët. Aktorët e shohin publikun në sy, duke lënë të kuptohet që në fakt ata (aktorët) janë thjesht pasqyra ku reflektohen ata (publiku).

Me kë po qeshni hë? Po qeshni me veten tuaj, me asnjë tjetër” –një tjetër batutë e shtuar nga Gogoli pas rishkimit që ai i bëri tekstit herën e dytë dhe ishte e qëllimtë për të dhënë pasqyrimin e të kthyerit të syve të publikut nga vetja, gjë që vijon dhe në skenën e fundit. Këto fjalë i drejtohen publikut. Sa më gjatë e me vëmendje ta shohim një histori qesharake, aq më e trishtë bëhet ajo! Gogol

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Mesazhet e kryeveprave artistike jane aktuale ne te gjitha kohet, sidomos kur situatat shoqerore perseriten. Ne Shqiperine e sotme ku korrupsioni eshte nje ves i kthyer ne norme morale, komedia e Gogolit vlen sa per nje mije analiza e kritika gazetash.
    Qeveritaret e Shqiperise nuk e kane as formimin minimal moral, qe kishte cari i Rusise, i cili pasi e pa shfaqjen, ndjeu vrarje ndergjegjeje dhe tha ato fjalet historike, qe edhe ai perfitonte nga komedia… Pushtetaret dhe publiku shqiptar nuk duan t’ia dijne per kritikat qe ben arti, ata jane pjella te enverizmit, qenie pa ndergjegje shoqerore, pa moral njerezor. Vetem forcimi dhe zbatimi i ligjit ka per t’ua ndrequr ndergjegjen, qe e kane si gunga e gungacit, te cilen veten varri e drejton.
    Prandaj duhet sa me pare SPAKU te shpjere ne banken e te akuzuarve pushtetaret e korruptuar, ndryshe nuk ka ndreqje karakteri dhe as shpetim te popullit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Rrëfimi i jetës/ Mirush Kabashi: Si u bëra “artist i merituar” në diktaturë
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Mesazhet e kryeveprave artistike jane aktuale ne te gjitha kohet, sidomos kur situatat shoqerore perseriten. Ne Shqiperine e sotme ku korrupsioni eshte nje ves i kthyer ne norme morale, komedia e Gogolit vlen sa per nje mije analiza e kritika gazetash.
    Qeveritaret e Shqiperise nuk e kane as formimin minimal moral, qe kishte cari i Rusise, i cili pasi e pa shfaqjen, ndjeu vrarje ndergjegjeje dhe tha ato fjalet historike, qe edhe ai perfitonte nga komedia… Pushtetaret dhe publiku shqiptar nuk duan t’ia dijne per kritikat qe ben arti, ata jane pjella te enverizmit, qenie pa ndergjegje shoqerore, pa moral njerezor. Vetem forcimi dhe zbatimi i ligjit ka per t’ua ndrequr ndergjegjen, qe e kane si gunga e gungacit, te cilen veten varri e drejton.
    Prandaj duhet sa me pare SPAKU te shpjere ne banken e te akuzuarve pushtetaret e korruptuar, ndryshe nuk ka ndreqje karakteri dhe as shpetim te popullit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}