Presidenti i Republikës refuzoi të martën të dekretonte ligjin “Për tregjet e kapitalit”. Nëse mosdekretimi i ligjeve nga presidenti është bërë i zakonshëm sa herë acarohen marrëdhëniet me mazhorancën, në këtë rast arsyeja e kthimit të ligjit është pak e çuditshme: Presidenti mendon se kompanitë shqiptare nuk janë gati për në bursë, ligji që rregullon trejget e kapitalit nuk duhet miratuar!

Nuk mbahet mend ndonjëherë që një ligj t’i jetë kthyer Kuvendit me një arsyetim të tillë.

“Është momenti që të reflektohet mbi faktin se, zhvillimi i një tregu të kapitaleve kërkon patjetër plotësimin e parakushteve ku në mënyrë të veçantë, adresimin e standardeve të dobëta të qeverisjes së korporatave. Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale.  Kjo do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe vetë stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit,” thuhet në arsyetimin e Presidentit.

Në vend që ta adresojë shqetësimin duke kërkuar, për shembull, garantimin e praktikave të besueshme të qeverisjes së korporatave të listuara në bursë, Presidenti arsyeton se, meqë (në gjykimin e tij) standardet e qeverisjes janë të dobëta, ligji nuk duhet të hyjë në fuqi dhe bursa nuk duhet të funksionojë.

Mesa duket, ky është arsyetim është përgatitur nga këshilltari i Presidentit për ekonominë, Petraq Milo, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe ish-këshilltar i Kryeministrit, në kohën kur kjo detyrë mbahej nga Sali Berisha.

Petraq Milo u propozua nga Meta për detyrën e Kryetarit të kontrollit të Lartë të Shtetit, pro kandidatura e tij u rrëzua nga Kuvendi.

Një shqetësim tjetër i renditur nga Presidenti në arsyetim (këtë herë të paktën arsyetimi është në parim racional) është se ligji i njeh Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të drejta të pakufizuara, çka rrezikon të cenojë parimin e sigurisë juridike, duke shkaktuar pasiguri të theksuar në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga subjektet e licencuara.

Më herët këtë muaj, Presidenti ktheu në Kuvend edhe ligjin për “Shërbimet e Pagesave”, që transpozon direktivën e Bashkimit European PSD2 dhe që është thelbësor për zhvillimin e konkurrencës në tregun e pagesave, sidomos tek ndërmarrjet e teknologjisë financiare (fintech). Sipas Presidentit, arsyeja e kthimit të ligjit ishte mospërcaktimi i kritereve të licencimit të shoqërive që do të ofronin shërbimet e reja të pagesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Filmi i socializmit
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}