nga JOSIF BRODSKIJ (1940-1996)

perktheu: AGRON TUFA


* * *
Jo se po luaj menç, por më lodhi kjo verë…
Hap komonë për një këmishë dhe dita vdiret.
O, sa më shpejt të vinte dimri e t’i fshinte njëherë
të gjitha: qytetet, njerëzit, po më së pari bimët.
Do bie të fle pa u zhveshë, ose ku të më teket
të lexoj një libër të huaj, gjerkur tepricat e mia
të vitit, ashtu si qeni që të verbërit rreket –
do t’i prijë asfaltit në vendin e duhun. Liria –
asht kur harron atdheun tek tirani,
nësa jarga në gojë – ma e amël se hallva e Shirazit,
dhe megjithëse truni yt spërdredhun asht si bri dashi,
asgja nuk pikon prej synit të kaltër.

(Nga “Një pjesë e ligjëratës”)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Botohet nga “Hanser”/Zëri i ri Lindor, Luljeta Lleshanaku në botën “e ftohtë” gjermane
Agron Tufa: Letërsia e mirë fsheh një apel, që ta pëshpërit, si një urdhër i brendshëm
Arshi Pipa, si na e ka prezantuar Migjenin/ Historija e dhimshme e “shpirtit të ri”
Nga Miguel Torga/ Madalena
Kritika dhe Akademia Suedeze për shkrimtarin me ngjyrë/ Abdulrazak Gurnah fiton Nobel në Letërsi – pse u injorua vepra e tij?!
Kafshët dhe Njeriu, vëllezër në luftën për jetën
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>