Shkrimtari norvegjez Jon Fosse, 64 vjeç, fitoi të enjten Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2023. Ai ka shkruar dhjetëra drama e romane si dhe është përkthyer në mbi pesëdhjetë gjuhë të botës, (por jo në shqip), ndërsa njihet në veçanti për një roman me shtatë vëllime, i cili është në tërësi, një fjali e gjatë dhe thuajse e pambarim.

Fosse ka lindur në vitin 1959 në qytezën Haugesund dhe u arsimua në Universitetin e Bergenit. Ai ka punuar në letërsi, aktualitet, poezi e drama dhe ka qenë i vlerësuar sakaq nga kritika prej dekadash.

Septologjia është romani i tij me shtatë vëllime dhe pa pikë ndarëse për fjalitë. Romani rrëfehet nga Asle, një i konvertuar në katolicizëm, piktor i ve që jeton jashtë një fshati bregdetar në Norvegji. Veprimet në libër paraqesin ditë të kujtuara të mbushura me lutje përreth krishtlindjeve, ndërsa punon për të pikturuar një vijë ngjyrë vjollcë dhe një tjetër kafe në kryqëzim për të prodhuar x, si kryqi i Shën Andreas. Romani vijon për gati 800 faqe dhe rrëfehet në formën e rrëkesë së ndërgjegjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Letra e Aldous Huxley për George Orwell pas leximit të 1984
Mrekullimi nga leximi dhe shkrimi
Nobel për “turpet” e vajzërisë
Një përballje e frikshme me Tomas Man

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}