nga Genc Përmeti

U nda nga jeta regjizori Goran Paskaljevic. Të gjithë e njohim per realizimin e filmit të parë Shqiptaro-Serb “Muajt e Mjaltit” i vitit 2009, i cili e kishte premierën botërore në Festivalin e Filmit te Venecias, fitues i një numri të madh çmimesh dhe i vlerësuar nga kritika botërore si një film mjeshtëror dhe tejet humanist. Një artist i pakompromisshem me parimet e tij duke qenë deri në ditën e fundit një opozitar i panegociushëm në ruajtje të integritetit të tij artistik ndaj tërë pushtetarëve autoritarë dhe të rrezikshëm për demokracine që nga Tito deri tek ky i fundit.
Me një krijimtari me mbi 18 filma të tërë të vlerësuar me çmime në Venecia, Cannes, Berlin dhe i nominuar për Golden Globes, ai ka lënë një trashëgimi kinematografike me vepra si “Balkan Cabaret”, “Tango Argentino”, “Midëinter Night Dream”, “Special Treatment”, “Optimisti”, etj.
Para 13 vitesh së bashku me Ilir Butkën kishim fatin të fillonim bashkëpunimin e parë me Serbinë të një projekti filmik për të cilin sot ndihemi krenarë që e kemi realizuar. Ajo që na mjaftoi ishte dëshira të realizonim një film së bashku për të cilën kontrata e bashkëprodhimit nuk kishte rëndësinë e shtrëngimit të dorës dhe fjalës së dhënë që për të ishte e shenjtë. Film i cili shkoi në mbi 60 festivale në mbarë botën nga Venecia, Toronto, Busan, Vallalloid, San Francisco, etj. Një ndër filmat e paktë që pati distribucion nga MoMA New York.


Disa ditë para se të fillonte izolimi nga C19 u takuam për herë të fundit në shtëpinë e tij në Beograd. Kaluam një drekë të këndshme me bashkëshorten e tij Christine. Kujtuam miqtë tanë të vjetër Bujar Lakon humbja e të cilit i kish dhembur, u pezmatua për largimin e parakohëshëm të Xhevdet Ferit, por dhe nostalgjinë dhe dëshirën për të punuar përsëri me Yllka Mujon, Jozef Shiroken e Mirela Nasken. Ishte i shqetësuar për autoritarizmin e udhëheqjes aktuale në vendin e tij, ai kishte refuzuar çdo lloj kontakti me atë regjim si rezultat i së cilës ishte penalizuar në financimet në dy projekteve të fundit duke u detyruar të krijonte filma jashtë vendit të tij, Nepal dhe Itali. Ndërkohë biseduam dhe për një bashkëpunim të ri me skenarin që sapo kishte shkruar. Një skenar që vetëm ai mund ta realionte me precizionin e një kirurgu duke përllogaritur çdo lëvizje të kameras, koreografinë e aktorëve, masat e kohës, duke na dhuruar plan sekuenca të mahnitshme ku kamera kthehet në vetë syrin e shikuesit. Për të ishte gjëja që dinte të bënte më mirë se kushdo.
Lamtumirë Goran, miku ynë i mire.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Kupa Dea shkon në Gjeorgji
Filmi karrierës në Dea Open Air/Rrëfimi i Bajrush Mjakut: Si jetova në dy kohëra, në komunizëm dhe demokraci
Dean Open Air/ Njeriu i kthyer tek vetja
Fundjava Dea Open Air – publik dhe gjeografi të gjerë regjisorësh
Dokumenti i shkarkimit të Iris Elezi/ Ishte drejtore e Arkivit të Filmit, por punët ja bënte bashkëshorti
15-19 Tetor/ Edicioni i Tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>