nga Ervin Nezha

Një lexuesi sado modest, i qëllon të paktën një herë në jetë të lexojë një libër që do të donte të mos përfundonte kurrë. Mirepo dihet që libri klasik si instrument mbetet një mjet teknik, i ndertuar nga njeriu për të ndihmuar procesin e të lexuarit dhe per tu arkivuar me lehtësi, dhe si i tillë rrjedhimisht do të ketë edhe një përfundim, i cili vjen në mënyre logjike me mbylljen e faqes së fundit. Ndaj është e veshtirë të imagjinohet sesi mund të ishte një libër që nuk do perfundonte asnjëherë. Këtë kërshëri na e shuan deri diku shkrimtari i madh argjentinas J.L.Borghes, i cili në një nga tregimet e tij “Kopshtet që Bigëzohen”, përmes personazhit e imagjinon në këtë mënyrë një libër të tillë: “Përpara se ta zbuloja këtë letër vrisja mendjen se qysh mund të ishte një libër i pafundëm. E vetmja hipotezë në të cilën arrita, ishte se duhej të qe një volum ciklik, rrotullues. Një libër që ta kishte faqen e fundit njëlloj me të parën e të gezonte keshtu mundësinë për të vazhduar pafundësisht. M’u kujtua kështu edhe nata që ndodhet në qendër të 1001 Netëve, kur mbretëresha Shahrazad (nga nje lajthitje magjike e kopistit ) ze e rrëfen fjalë për fjalë historinë e 1001 Netëve, duke rrezikuar të kthehet sërish në natën kur po rrëfen historinë dhe kështu me radhë, deri në pafundësi.” Ky pasazh i Borghesit, nuk mund të bëjë fjalë vetëm për librin si instrument teknik sepse ne tashmë falë teknologjisē kemi arritur të krijojmë mjete teknike si forma të librit elektronik gati pa limite ( Tableta elektronike, Kindle etj ), por Borghesi në radhë të parë ka në mendje një libër të pafundëm, i cili mbart brenda vetes magjinë e pashtershme të leximit dhe ripërtëritjen e vetëvetes. Ky libër në një farë mënyre duhet të ketë trajtën e një universi të trilluar i cili, zgjatet dhe zgjerohet pafund, duke shumëzuar vetëtveten, veçse ky shumëzim duhet të mos kompromentojë për asnjë moment ngjarjen dhe të veprojë në mënyrë të paqëllimtë me vëzhgimin.
Këtë ndjesi kam përjetuar kur kam lexuar “Pedro Paramon” e Juan Rulfos. Një libër rreth 100-të faqe, por me staturën e një libri të pafundëm, i cili mund të lexohet nga fillimi drejt fundit, pa humbur asgjë nga kuptimi, mund të lexohet sëprapthi pa humbur asgjë nga kuptimi, mund të filloje tē lexohet nga çdo kapitull i mundshëm dhe sërish mos të humbet asgjë nga kuptimi.
Po si dreqin e ka realizur Rulfo diçka të tillë?
Po t’i referohemi rastit të zakonshëm në roman, organizimit subjektor -kronologjik në ngjarje, për stabilizimin e botës së Njëmendësisë (Reale) nga merr inercinë Bota e Trilluar, shërbejnë dy elementë, nxitimi dhe vonesa. Pra, ngjarjet që lexojmë, ne, në një roman, rrëfehen vetëm duke vënë njëra pas tjetrës, duke vënë në dukje teprinë e kohës ( nxitimin), apo mungesën e kohës (vonesën). Ndërsa ajo që lihet mangut plotësohet nga sinjalizimet e tekstit dhe kontekstit kurse personazhet veprojnë të pa përfshirë në rrjedhën reale të kohës. Ndërsa te Rulfo ndodh krejt e kundërta, personazhet ndodhen brënda rrjedhjes së kohës absolute, çka shmang edhe vonesën edhe nxitimin, të cilat i japin mundësi personazhit të lëvizë jasht rrjedhës së kohës pa problem. Të largohet nga ngjarja pa e përfillur rrëfimtarin apo lexuesin dhe të rikthehet sërish në ngjarje pa dhënë asnjë shpjegim. Pra sheshimi i kohës, dhe ndërtimi i nje ultrakohe absolute, vetëvetiu ndërton një pakohësi absolute dhe ndaj personazhet e Rulfos rikthehen në ngjarje edhe pasi vdesin dhe veprojnë me inercinë e ngjarjes, pa e kompromentuar atë, por ama duke e ndërlikuar atë.
Gjatë gjithë Romanit, Rulfo dedukton në mënyrë të dyfishtë, edhe formën edhe kuptimet, kështu ai bën njëherazi dhe Borghesin që niset nga kuptimet për të mbërritur te format, por edhe Joycen, i cili u jep hov formave për të fshehur kuptimet. Ndaj rrëfimi i Rulfos mbetet transparet, i thjeshtë dhe me një fuqi të pabesueshme të qartësimit të imazhit, por lexuesin pikërisht kjo thjeshtësi e fut në grackë, sepse duke deduktuar në mënyrë absolute ai arrin të krijoje hapsirën brenda romanit, por kujdes kjo nuk është një hapsirë e zakonshme, është një hapsirë ku mungon koha, ku gjithçka rrjedhimisht bëhet e mundshme dhe e pamundëshme njëherazi, lexuesi e ndjen veten të braktisur dhe nuk di në duhet të përqëndrohet në format apo kuptimet.
Ngjarja e Rulfos përqëndrohet vetëm tek e tashmja, Komala, është vendi ku nuk gjenden as gjurmët e së shkuarës dhe as gjurmët e së ardhmes, ndërsa e tashmja shërben vetëm për të ndier dhe për të matur gjatësinë e pafundme. Kështu Romanit i garantohet pafundësia sepse e tanishmja nuk ndahet në pjesëza kohe, sado të vogla qofshin ato. Duket sikur Rulfo me këtë roman, ka dashur të përligji pyetjen e famshme të Agustinit, që te libri i 11-të i “Rrëfimeve” thotë : “Në qoftë se e kaluara dhe e ardhmja ekzistojnë, unë do të doja të dija se ku jam? “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. E kam lexuar vepren e Rulfos perkthyer mjeshterisht nga Bajram Karabolli me kenaqesine qe jep arti i larte i shkrimesise po analiza e zotit Nezha zbulon per lexuesin anen tjeter te kesaj vepre shtysen e autorit ate cka dashur te thote ai permes rreshtave dhe nen rreshtave duke e bere me te prekshem kumtin.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. E kam lexuar vepren e Rulfos perkthyer mjeshterisht nga Bajram Karabolli me kenaqesine qe jep arti i larte i shkrimesise po analiza e zotit Nezha zbulon per lexuesin anen tjeter te kesaj vepre shtysen e autorit ate cka dashur te thote ai permes rreshtave dhe nen rreshtave duke e bere me te prekshem kumtin.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}