nga Mark Brunga/ Ora News

“Kemi vendosur këto statuja të yjeve të muzikës rrok pikërisht në këtë shesh për të dhënë një mesazh, që, nga ky vend, nga kjo portë e Shqipërisë drejt Evropës u nisën shumë shqiptarë që kishin ideal dhe ëndërr të tyre Evropën.
Ne do të vazhdojmë këtë projekt edhe me artistë të tjerë për t’i dhënë qytetit më tepër bukuri”.

Kështu është shprehur, Vangjush Dako, në maj të vitit 2015, asokohe kreu i Bashkisë së Durrësit, teksa zbuloi statujat prej bronzi.

Por, projekti “Idhuj në Bronz” nuk zgjati shumë, dy vite pas deklaratës së Dakos, në vitin 2017 skulpturat u hoqën nga aty, për t’i lënë vendin ndërtimit të diskutueshëm të “Velierës”, ndërsa sot vendin ku qëndronin John Lennon, Tina Turner dhe Bob Dilan, do ta zërë projekti “Veliera” që tashmë ka nisur të ndërtohet.

Skulpturat u dërguan në një magazinë, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Piktorë, skulptorë e kompozitorë durrsakë shprehen të shqetësuar për këtë veprim dhe qasjes që po ndjek Bashkia Durrës.

“Sigurish ato ishin një vlerë për qytetin,” thotë një qytetar.

Është gjynah që ato jo vetëm të hiqen, që s’është gjë e mirë, por edhe të shkatërrohen,” tha një qytetar tjetër.

Ata shprehen, se skulpturat nuk mund të qëndrojnë në magazina por duhet së paku t’i rikthehen shesheve të qytetit.

Mendoj që jo vetëm opinioni im, por duhet të jetë mendimi i të gjithëve për arsye se ka qenë kënaqësi e madhe t’i shihje ato skulptura, ” thotë banori.

Këto duhet mos të rrinë nëpër magazina, por duhet të shfaqen dhe s’ka nevojë të bësh investime të tjera kur i ke,” thotë një tjetër banor.

Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emirjana Sako, çuditërisht ka planifikuar për vitin 2021 një buxhet prej 12 mln lekësh për ndërtimin e skulpturave të reja dhe 5 milionë të tjera për vepra arti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

TË RUASH FRYMËN E AKUARELIT
Kjo vjeshtë e Orion Shimës
Fluturimi i Chagall-it
Botohet në anglisht “Shqiptarët në art”, i studiuesit Ferid Hudhri
Kur arti na kujton gjuhën e harruar të njeriut
Bukuria e provokimit apo bukuri e konsumit masiv?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}