Henryk Sienkiewicz (1846-1916), konsiderohet si shkrimtari më i mirë polak i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzet. Ai lindi në Wola Okrzejska, në Poloninë e kontrolluar nga Rusia. Familja e tij ishte angazhuar në përpjekjet revolucionare për pavarësinë e Polonisë. Familja kishte një pronë të vogël rurale të cilën e humbi dhe pas kësaj u zhvendos për në Varshavë.

Sienkiewicz studioi në Varshavë por e la universitetin pa u diplomuar ndërsa më vonë u zbulua talenti i tij si shkrimtar. Punët më të hershme janë skeçe satirike. Ai bëri një udhëtim në Amerikë më 1876 dhe shkoi deri në Kaliforni. Përshtypjet e tij u botuan në gazetat polake dhe u pritën shumë mirë. Udhëtimet i dhanë atij materjal për shumë shkrime, mes të cilave rrëfimi i shkurtër Latarnik (1882) [Përgjegjësi i Farit].

Pas rikthimit në Poloni, Sienkiewicz iu përkushtua studimeve historike, rezultati i së cilave ishte një triologji e madhe mbi Poloninë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Ogniem i mieczem [Me zjarr dhe shpatë], Potop [Përmbytja] dhe Pan Wolodyjoëski [Pan Mikaeli] u publikuan më 1884, 1886, dhe 1888. Romanet historike u pasuan nga studime bashkëkohore: Bez dogmatu (1891) [Pa dogmë], një studim psikologjik i një njeriu të sofistikuar dhe dekadent dhe Rodzina Polanieckich (1894) [Fëmijët e baltës], një roman fshataresk. Më 1895 Sienkiewicz publikoi suksesin e tij më të madh, Quo Vadis një roman mbi persekutimin e kristianëve në kohën e Neros.

Sienkiewicz ishte jashtëzakonisht popullor. Në vitin 1900 pagesat nga qytetarët e ndihmuan atë të grumbullonte mjaftueshëm para sa të blinte kështjellën ku jetonin paraardhësit e tij. Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi më 1905. Ai u zhvendos në Zvicër në prag të Luftës së Parë Botërore nga ku promovoi idenë e pavarësisë së Polonisë. nga ShtepiaeLibrit.com

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Legjislacioni dhe mendimi juridik në fushën e së drejtës penale në Shqipërinë moniste
Pronari, skllavi dhe Zarathustra
Ballkani i Luan Starovës
Kur Atë Anton Harapin e çonin drejt pushkatimit, nuk binte asnjë kambanë e Kishave…
Në dritë tre dorëshkrime të mbijetuara/ Hasan Z. Kamberi, i pari që shkroi në shqip poezi e lutje islame
Në shtëpinë tonë jetojnë dy luftëra
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>