Tërmeti i 26 nëntorit që pati pasoja shkatërruese në vend solli nevojën për procesin e rindërtimit. Ndërhyrjet në zonat e prekura në funksion të këtij procesi prekin edhe pjesë arkeologjike të rëndësishme ndaj per te ruajtjur  balancën mes trashëgimisë dhe ndërtimeve që duhet të preken nga restaurimet është kërkuar hartimi i planeve të detyruara vendore. Bashkia më e prekur në vend, Durrësi pritet të ketë një prej këtyre planeve te reja përmes procedurës që po zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

Kjo e fundit ka argumentuar në dokumente se propozimi për hartimin e një plani të detyruar dhe detajuar për zonën, ka si qëllim përftimin e një plani të qëndrueshëm për bashkëjetesën harmonike mes trashëgimisë unikale të Durrësit dhe vendbanimit në të, si një domosdoshmëri jetike.

“Rindërtimi i objekteve të banimit të dëmtuara nga tërmeti, rikualifikimi i dëmeve që kanë pësuar elementë të trashëgimisë kulturore materiale, mbrojtja e tyre nga dëmtime të mundshme në të ardhmen dhe gjithashtu rehabilitimi i hapësirës përreth elementëve të trashëgimisë dhe në mënyrë të posaçme përreth Amfiteatrit të Durrësit dhe përcaktimi i kufirit të zonës për rijetëzim, vlerësimi i impaktit ekonomik dhe social të pritshëm, akomodimi brenda zonës të familjeve që mund të zhvendosen për shkak të rijetëzimit, janë objektivat kryesorë që kërkohen të arrihen nëpërmjet hartimit të Planit” thuhet në dokumente.

I njëjti bën një listë të pikave më të rëndësishme arkeologjike të qytetit për të cilat duhet të ruhet balanca. Kështu brenda kësaj zone ndodhen Parku Arkeologjik i Durrësit me Amfiteatrin, Muret e Kalasë, Termat Antike dhe Rotundën, si dhe monumente të kategorisë së parë si Hamami, Xhamia e Fatihut, Pusi i Tophanës, Ndërtesa me Moziak, e disa banesa të rëndësishme si ajo e Fan Nolit, Aleksandër Moisiut dhe e familjes Manushi e Pali.(Monitor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Si po mbijeton thesari folklorik i Lezhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}