nga Oralda Lahe

Të njohësh një artist në botën e tij krijuese është një minierë që duhet shumë mund e botëe brendshme.  Oltsen Gripshi është i talentuar, plot ngjyra e dimensione që lidhen drejtpërdrejt me jetën. Në perceptimin tim si gazetare ai vjen shumë natyrshëm, i prekshëm dhe i kuptueshëm. Instalacion apo ajo çfarë zgjedh për të ardhur tek publiku na bën të kuptojmë thelbin e veprave të tij.  Nga ekspozita në ekspozitë vjen   më i veçantë e shpresëdhënës për jetën tonë. Aty ku lulëzojnë e përqafohen fenomene e dukuri të jetës. Shpesh duket se e shkuara, e tashmja apo çdokohë tjetër janë aty të ndërthurura mes tyre. Ndonjëherë dhe koha e absurdit si një kryqëzim qënuk dimë ku do të ndodhet e ndalet kjo kohë, e pa kohë. I kam ndjekur punët e tij dhe shpesh mëështë dukur vetja se nga pak jemi aty të gjithë, pavarësisht njohurive që mund të kemi në art. Megjthatë më duhet të shtoj se, Gripshi është bashkëkohor,  i  një  kohe që jetojmë, pyesim, mërzitemi, ndjejmë e shumë nga fenomenet e një individi. Të bëra së bashku janë një muzikaliteti beftë, diku i qetë, meditativ apo shpërthyes.  Ngjyrat depërtojnë drejt nesh dhe papritur i ngjanëdallgëve me ulje, ngritjet e tyre. E tillë është jeta, herë e qetë, diku e trazuar, e në disa raste me fenomene natyrore që shkundin qenien. Si duket është fati?! Apo çfarë tjetër?! Çfarë mbetet pasnjë lëkundje?! Një ëndërr e keqe?! Një gjurmë që na lëndon?! Apo vazhdon me oshilacione?!Jemi ne, jo thjesht përemra vetorë por ne, që duam, ëndërrojmë, prishim, ndërtojmë. Ne të vegjële të mëdhenj, në shpirt e në veprim. Pikërisht, unë, ti, ai dhe të tjerët e kësaj bote. Ne që me shpresën se do ecim, ndryshojmë e ndërtojmë.  Pas errësirës ka dritë! Pas rrëzimit duhet tëngrihemi! Me dashuri, shpresë me dëshirë! Në stinën e jetës më të fortë se kurrë…Kjo është sinteza në optikën time për një artist bashkëkohor, të ditëve të sotme.  Ju mund ta njihni, shihni e të hulumtoni në veprën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
TË RUASH FRYMËN E AKUARELIT
Kjo vjeshtë e Orion Shimës
Fluturimi i Chagall-it
Botohet në anglisht “Shqiptarët në art”, i studiuesit Ferid Hudhri
Kur arti na kujton gjuhën e harruar të njeriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}