Megjithëse gegnishtja ka ‘fituar’ terrenin e saj natyral të përdorimit si në të folur dhe në të shkruar, mbetet si duket e pamundur për një implementim mbarëgjuhesor të formacionit të paskajores. Përjashtuar nga Kongresi i drejtshkrimit më ’72, konkretisht, mungesa e paskajores e ka varfëruar shqipen. Studiuesi e shkrimtari, Aurel Plasari e rikthen këtë vëmendje në rrjetin e tij social, duke na kujtuar se është At Justin Rrota, që ka dhënë tezën më realiste mbi këtë mungesë. Ja se çfarë quk, Plasari me shënimin e tij, fare shkurt por këmbanëfort:

“Për paskajoren, që standardi e ka përjashtuar si “të gegnishtes” duke e varfëruar shqipen, teza më realiste gjendet te filologu veteran Át Justin Rrota i detyruar gjatë me heshtje:

“Kështu mendojmë se për unifikimin e gjuhës âshtë mirë të lëshojnë pê të dyja palët: gegnishtja, tue e rrallue përdorimin, dhe toskënishtja, tue e shtie mâ tepër në punë infinitivin”.

Nga kujtimet kërshërore të Kolec Çefës kam mësuar lojën e Luigj Gurakuqit me paskajoren siç i pëlqente Át Justinit ta përsëriste:

“Me pasë me shkue me i thanë me ardhë me ndejë me më pa”.

fb a.p.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!
Galaktika spirale mes Rosse dhe Van Gogh
Karta e madhe 806 vjeçare
Akaki Khorava, “Skënderbeu” i lënë në harresë!
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>