• Starton Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022

Edicioni i Nëntë i Festivalit DEA OPEN AIR nisi në mënyrë të pazakontë… një minutë heshtje, duatrokitje…publiku është ngritur në këmbë në nderim të Vjosa Berishës, drejtore e PRIFEST, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ndarë nga jeta pak orë para fillimit të aktivitetit. Drejtorja artistike e DEA OPEN AIR, Mirela Oktrova ftoi të pranishmit, të nderonin me një minutë heshtje “njëproducente të përkushtuar dhe skrupurloze, një grua me kurajo të rrrallë, një intelektuale të angazhuar dhe mike të DEAs dhe ta përcillnin më pas nga larg një duartrokitje, sicc përcillen artistët…!”Gjithshka tjetër ndoqi traditën e këtyre tetë viteve të shkuara. Ceremonia e mirëseardhjes – kalimi në tapetin e kuq, fotografi, tokje duarsh dhe miqsh, njohje tëreja mes artistësh dhe kineastësh nga Evropa dhe bota, prani artistësh, kineastësh dhe pedagogësh shqiptarë të filmit dhe mjeshtërisë, pjesëtarë të trupit diplomatik, politikanë, personalitete të kulturës dhe arsimit, përfaqësues të institucioneve dhe medias…Po ashtu nuk munguan edhe miqtë besnikë të festivalit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Pas dy vitesh të vështira si pasojë e kushteve distancuese të diktuara nga pandemia, në Amfitetarin e Universitetit të Arteve të gjithë pranishmit shijuan dhe kremtuan mundësinë e zhvillimit në normalitet të Edicionit të Nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Drejtori i DEA OPEN AIR, Edmond Topi përshëndeti të pranishmit, duke tërhequrvëmendjen për sfidën e vështirë globale me të cilën kinemaja u përball gjatë pandemisë dhe gëzimin, që ngjall rikthimi në të: “Sërish në kinema, sërish te DEA… Besoj, se flas në emër të të gjithëve, nëse them, se jemi të gjithë të lumtur të shihemi sërish në kinema…Krahas kësaj ndjesie sigurisht, që na dhemb, që pasi kaluam një “luftë”, një tjetër “zuri radhën” për të marrë jetë dhe shpërndarë frikë për të nesërmen…Po bota ka mësuar të rezistojë në mënyra të ndryshme…Kinemaja është njëra prej tyre…”, tha ai. Në cilësinë e Drejtores Artistike të Festivalit, Mirela Oktrova iu referua udhëtimit 8-vjeccar të DEAs, si një vazhdimësi tradite, që flet me shifra shpërndarë në: “ tetë edicione të suksesshme me afro 70 filma me metrazh të gjatë dhe 270 filma të shkurtër dhe dokumentarë, të ofruar në mbi 60 mbrëmje interesante në praninë e mbi 500 miqve të festivalit, që këto vite komunikuan me gjuhën e filmit…”. Oktrova theksoi gjithashtu, se DEA tashmë ia ka dalë të kthehet në një markë të qëndrueshme oferte filmike të orientuar sa nga kinemaja cilësore aq edhe nga tentativa e vazhdueshme për të tërhequr publikun në një vend, ku kinemaja vazhdon të mungojë në pjesë të konsiderueshme të tij.Një nga mbështetësit kryesore të Festivalit, me një traditë bashkëpunimi, që nuk mungoi edhe këtë edicion, është Bashkia e Tiranës, nën/kryetarja e së cilës, Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë që DEA OPEN AIR ka për qytetin. “A mundet që këto aktivitete kulturore si puna e këtij festivali, të ndikojnë tonë? Mendoj, që po. Festivali Dea Open Air është prova konkrete. Nëse ne të gjithë shkëmbejmë me njëri-tjetrin, marrim informacion, të mirë, krijojmë idetë tona dhe luftojmë për t’i mbrojtur ato, sicc bëjnë kineastët nëpërmjet veprave të tyre duke motivuar, ata krijojnë efektin domino dhe frymëzojnë dhe politikbërësit të nsryshojnë. Kjo aleancë, që ne përpiqemi të krijojmë me të rinjtë dhe artistët ka fuqinë të ndryshojë – në mos botën, këtë qytet padiskutim”.Mbështetëse e Festivalit është edhe Qendra Kombëtare Kinematografike, kryetari i i së cilës, Eduart Makri, përshëndeti Dea Open Air, duke u shprehur: Kur gati kemihumbur komunikimin, festivalet, si edhe DEA OPEN AIR, na bëjnë të shohim njëri-tjetrin në sy. Përmes festivaleve, kinemaja vjen me të vërtetat e saj, ku ballafaqohen kulturat”.Gjatë Ceremonisë së Hapjes u lanccua edhe shorteu tradicional i radhësSHIKO NJE FILM – FITO NJE DHURATE. Duke shpalluar shorteun, Drejtorja artistike e DEA OPEN AIR, Mirela Oktrova, iu referua historisë së kinemasë në Tiranë: “Tirana e traditës ka qenë në fakt QYTET KINEMAJE. Për ata, që nuk e dinë kinemaja në Tiranë është 96 vjec dhe i ka fillesat te kinemaja moderne INTERNACIONAL – me kapacitet prej 600 vendesh, themeluar në vitin 1926 nga familjet Hobdari, Vokopola dhe Koliajana, e cila ndonëse u dogj në vitin 1939, u rindërtua brenda vitit dhe u rivu në funksionim, së bashku me 9 të tjera. Gjatë viteve të pushtimit fashist, shkelja e ndalimit të qarkullimit, ishte e mundur vetëm me një justifikim – biletën e kinemasë. Tirana ka ditur ta dashë kinemanë – kurse ne duhet të dimë ta ringjallim këtë dashuri të nëpërkëmbur në këto thuajse 100 vjet të ekzistencës ose mosekzistencës së kinemasë në të… Shorteu është një prej këtyreinstrumentave“, – tha Oktrova. Festivali Dea Open Air mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Universiteti i Arteve, Instituti Italian i Kulturës…etj.Kujtojmë se konkurimi zhvillohet në 4 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazhtë Gjatë, marrin pjesë filma nga Bosnja dhe Mali i Zi, Gjermania, Italia, Spanja dheShqipëria, në Seksionin e Filmit Dokumentar – 11 filma nga 8 vende të botës, në Seksionin e Filmit Studentor – 14 filma nga 8 vende të botësdhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër – 16 filma nga 14 vende të botës. Kontributet filmike vlerësohen nga ana artistike nga tri juri profesionale ndërkombëtare. Sipas traditës, për nga rëndësia shoqërore e mesazhit për komunitetin, filmat do të vlerësohen dhe nga Juria e Medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}