Hipokrizi apo muze?!

Nga Redaksia 9 Gusht, 2020  Në thelb

Hasan Bello

Lajmi i lancuar sot ne media per ngritjen e nje muzeu ne Vlore per kontributin e popullit shqiptar lidhur me mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore, nuk eshte gje tjeter vecse hipokrizi ne versionin “HD”.
E para, se qeveria shqiptare e ka obligim moral qe ne radhe te pare te ndertoje Kampin e Tepelenes, ne perkujtim te viktimave te komunizmit; ose muze-burgjet e Qafe Barit, Burrelit, Spacit, etj, etj., ne te cilat u persekutua dhe eleminua ajka e inteligjences shqiptare, patriote dhe personalitete te njohur, individe te pafajshem e viktima te regjimit komunist.
E dyta, nuk ka pse ndertohet ne Vlore. Kjo per shkak se:
a) peshen specifike te mbrojtjes, strehimit dhe shpetimit te hebrenjve nuk e ka ky qytet kaq i rendesishem ne historine tone kombetare, por qytetet e Shqiperise se Mesme (me statistika dhe dokumente), ku ndodhej qeveria dhe institucionet shteterore
b) sepse ne Vlore ndodhet Muzeu i Pavaresise, i cili parimisht eklipson cdo lloj muzeu tjeter
E treta, kapaciteti financiar i shtetit nuk arrine te mbaje Muzeun Kombetare i cili ka nevoje per pasurim dhe rikonceptim, infrastukture dhe teknologji bashkekohore, e jo me te hape muze pas muzeu
E katerta, fjala muze nenkupton artifakte dhe jo pankarta dhe riprodhim dokumentesh. Ku do te gjenden dhe cilat jane objektet origjinale qe do te ekspozohen ne kete muze?
E pesta, parimet dhe normat njerezore, duke u bazuar ne te drejten zakonore shqiptare, nuk e lejojne permendjen deri ne peshtirosje te nje te mire…
E gjashta, hebrenjte i shpetuan kolaboracionistet e pastaj populli. Kjo do te hape nje problem tjeter per historiografine dhe qendrimet e partise ne pushtet. Prandaj kryeministri duhet te mari ne konsiderate qefmbetjen qe padashur do t’i shkaktoje elektoratit te majte dhe veteraneve, duke vleresuar indirekt apo direkt qendrimet pozitive te qeverive shqiptare qe bashkepunuan me italianet e gjermanet.2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}