Kultura off…

Nga Redaksia 13 Nëntor, 2020  Në thelb

Gjithë strukturat  shtetërore institucionale për kulturën janë rrënuar. Krijuesit janë asfiksuar pa modele dhe shkolla, nëse do kishte produkte artistike a nuk do të ishin ato vetëm nëpër sirtarë, pasi institucionet tashmë kanë pushuar së funksionuari. Margariti si shumica e adoleshentëve ka mbetur në facebook, pa përgjegjësi reale për detyrën e ngarkuar. Në këtë pikë, nuk dihet më se çfarë i duhet një vendi edhe një Ministri kulture, kur nuk ka në këmbë asnjë institucion kulturor?

Pothuaj është paralizuar gjithë jeta kulturore në vend. Nuk është vetëm në këto ditë kur pandemia ka vërshuar në valën e dytën, vjeshtën, duke u paraqitur si më e rrezikshme dhe rritur ankthin tek popullata. Në këto raste kultura duhej të ishte “ilaçi” më i mirë. Por nuk ndodh kjo. Tashmë e dimë sa sa e ndërlikuar është marrëdhënia artistike, në paradoks e ironi, mes artit e krijuesve – dhe së bashku në raport me politikën. Ashtu si në 30 vite demokraci, ne këto vite të pushtetit të rilindjes, ende nuk po gjendet çelësi, orientimi stradegjik se si duhet të funksionojë një ministri kulture, pse i duhen zyrat, pse zgjidhet nje personalitet për ta drejtuar?! Për Shqipërinë tanimë po bëhet e qartë qorrsokaku ku kanë hyrë institucionet e kulturës dhe, konkretisht produkti artistik. Në të gjitha, nivelet e fushave të artit ndihet, ashtu siç shpjegojnë artistët, një asfiksi totale. Skenat e pavarura, ajo që do krijonte mjediset e duhura dhe atmosferen e brendshme kulturore, mungon. Ata që drejtojnë sot institucionet kulturore, të kujtdo niveli, mbeten njerëzit më me inferioritet politik. Liria krijuese është e rrezikuar. Për fat të keq këtë nuk e ndjejnë shumica e krijuesve, dhe aq më pak të flasësh për individë të angazhuar. Godinat fizike ku me romantizëm artistët u thërrasin tempuj të kulturës kanë rënë, janë shembur, janë dorëzuar shkatërrimit.

Ato që mbahen në këmbë po shkojnë drejt gërhamës së fundit, që prej një viti janë në ditët më të zeza. Sallat bosh, ato që ekzistojnë, janë trishtim i thellë për mungesën e publikut dhe atyre që jetën aktive, artistike e kanë mbështetur tek krijimi dhe jo duke pritur pas dyerve të ministrisë, me marrë paratë  e projekteve. Duket pothuaj si një mallkim për skenën kulturore. Aq shumë abuzime dhe kompromentime banale të artistëve kanë ndodhur në këto vite, se “streha” e tyre po i zë brenda. Artistë të blerë, të shitur, të dorëzuar e të përdorur prej politikës e kanë shtuar akoma më shumë dozën e autoritetit të çdo ministri që zbret në krye të institucioneve të kulturës.  Prodhimtarët e artit po shkojnë gjithnjë e më dendur, më ritëm marramendës drejt humnerës të humbjes së dinjitetit, duke u shndërruar në lolo oborri, apo në masha të lojës politike qoftë asaj lokale dhe qëndrore, apo edhe opozitës. Presidenti ka mjeshtrit e tij të mëdhenj…Rama ka artistët e vet, ata elitarët që nuk cekin këmbën brenda në Shqipëri (ndonëse shumë prej tyre i kanë kthyer krahët), Veliaj ka artistët  e tij, ata të sojit të tallavasë, Basha ka aktorët e tij, ata që i ruajnë oborrin në vegjitim deri në “marrje” të pushtetit…të gjithë me statuse politike në koshiencën për të siguruar vendin e punës, banalisht si artistë.

Aktualisht këto kontigjente gjejmë në institucionet e kulturës pas çdo rast zgjedhjesh politike duke degjeneruar çdo strukturë, apo stradegji që mund të kemi një përfaqësim apo konkurrueshmëri – në një treg të supozuar, të lirë kulturor. Të zhytur në këtë mjedis aq të ulët, pothuaj banal, Shqipëria mbetet ndër vendet, edhe pse kaq afër Europës, që nuk ka mundur të çajë kufinjtë përmes artit, të bëhet e njohur prej tij. Ministrat e kulturës, në asnjë rast nuk kanë mundur të ndërtojnë veçmas politikës së ditës (kjo do ishte absurd për to)  urën mes industrisë së artit dhe krijuesit…Po t’ja thuash këtë ministres së sotme të kulturës, p.sh Margaritit do shtangej në vend, sepse për të më rëndësi merr kostumi që vesh, për t’u kombinuar me kryeministrin në daljet e rëndomta në terrenet e dëmtuara nga tërmeti.

Ndoshta dhe për fatin e keq, Margariti përveç pafuqisë dhe naivitetit të theksuar, në vitin e mbrapshtë të 2019 dhe 2020 nuk ka mundur të realizojë asgjë, pothuaj asgjë, veçse të asgjesojë me një dorë më shumë shtysë, institucionet e kulturës, dhe gjithë skenën e mjedisin kulturor në vend.

Përballë kësaj gjendja aktuale është në rënie të lirë, duke nisur nga qendra, e shndërruar gradualisht thjesht në ekzistenca fizike, mur e gurë, që presin ndonjë vendim arbitrar siç qe rasti i shembjes barbare e Teatrit Kombëtar.

E njëjta situatë me Pallatin e kulturës, që për turp aty strehohen më shumë se 20 biznese private, dhe një hapësirë që herë bie zjarr, dhe herë përmbytje u ka dhënë dorë gjithë drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare t’ju nxihet surrati, se për dorëheqje s’bëhet fjalë. Tashmë për këtë institucion është deklaruar që do të ketë ndërrim destinacioni, duke humbur prej më shumë se një vit arsyen e ekzistencës, me mungesë e bllokim nga lexuesit. Ky mjedis mund të ishte ndër të vetmet për të zgjidhur çështjen edhe të krizës së librit, leximit.

Galeria Kombëtare e Arteve vazhdon të jetë nën tutelën…kjo ka engimën e mungesës totale të stradegjisë, ku së fundmi ministrja Margariti e artikulon se është kthyer në një Muze Arti, por ende aty nuk është publikuar ndonjë status i tillë, apo të ishte e konkretizuar në objekte muzeale. E vetmja “lavdi” ishte heqja e thasëve të tmerrshëm që u kalbën e, u vetëgrisën nga muret e galerisë nga rezistenca e gjatë ndaj dimrit. Gjithë strukturat e tjera shtetërore institucionale për kulturën janë rrënuar.  Krijuesit janë asfiksuar pa modele dhe shkolla, nëse do kishte produkte artistike a nuk do të ishin ato vetëm nëpër sirtarë, pasi institucionet tashmë kanë pushuar së funksionuari. Margariti si shumica e adoleshentëve ka mbetur në facebook, pa përgjegjësi reale për detyrën e ngarkuar. Në këtë pikë, nuk dihet më se çfarë i duhet një vendi edhe një Ministri kulture, kur nuk ka në këmbë asnjë institucion kulturor? Të gjithë thonë tani janë online, por e sakta do ishte se gjërat janë për dreq, off!

V.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}