Ne diten nderkombetare te Medias, sjellim nje tekst te gazetarit italian, Indro Montanellit, fjalimi i fundit mbajtur para studenteve te tij…

Nga Indro Montanelli

Di se shumë prej jush janë të interesuar për gazetarinë dhe mjetet e komunikimit media. Ky pasion filloi të më rritej që nga shkolla e mesme, kurrë nuk doja gjë tjetër në jetë veçse të bëhesha një gazetar i madh, vetëm se kjo e dëshpëroi shumë babain tim. Ai, që kur isha në shkollë të mesme, e konsideronte këtë profesion me përçmim dhe disi të pasigurt.

Por gazetaria ishte vokacioni më i madh i jetës sime. Por unë ju rrëfej, se edhe pse vazhdoj ta dua dhe ta bëj me dashuri këtë punë, nuk mund të këshilloj të rinjtë ta ndërmarrim këtë zanat sot, sepse unë besoj se gazetaria tani është në metrat e fundit.

Duhet të transformohet krejtësisht, në një kuptim që nuk e japim këtu.

Më bashkëngjiten kujtimet dhe unë vij nga një shkollë e caktuar dhe se mosha për mua ka kaluar dhe unë e kam të vështirë tani që ta mendoj, për të bërë diçka ndryshe.

Shpresoj për ju që të ndodhë një transformim i plotë, një transformim që merr parasysh ngjarjet e rënda që kanë ndodhur me kohën – duke përfshirë shumë gabime dhe devijime të gazetarëve – me hyrjen e teknologjisë së re, dhe mbi të gjitha të një kthese që përmbys çdo gjë nga pas. Gazetaria klasike, prej së cilës nuk heq dorë kurrë, është e pamundur që ne mund ta bëjmë të përshtatshme me kushtet e sotme.

Kur nisa gazetarinë, rreth 60 vite më parë, kishim si përdorim teknologjik makinën e shkrimit e tipit “Olivetti Lettera 22”, me të cilën vazhdoj të shkruaj. Nuk prodhohet më dhe për këtë kam paguar në pesë pika antikuarësh, për t’i ruajtur ato. Përtej kësaj nuk mund të shkoj. Faksin nuk di ta përdor, por një person i dashur merret me këtë punë për mua, ndryshe nuk do të dija të shkruaja as edhe një faqe.

Ne gazetarët duhet të përballemi me një armik vdekjeprurës. Në vend që të luftojmë, jemi kthyer në shërbim të tij: është televizioni. I kam të njëjtat ide me Popper-in, televizioni është mënyra me e keqe që mund të na ndodhë, sepse kështu është përdorur, që të jetë i tillë.

Ndërsa gazetat janë bërë megafona të televizionit, prandaj gjejmë tituj me tetë e nëntë kolona për Pippo Baudo-n apo Alba Parietti-n. Televizioni mund të ishte një instrument i madh për kulturën, por nuk është. Kjo është punë për të. Ajo që është punë për ne, është se po bëhemi megafonë të televizionit, duke kopjuar dhe shndërruar në kostum të tij, duke njohur epërsinë e tij.

Italia, përveç që ka përzier seriozen me të dobishmen, gjithashtu e ka marrë të dobishmen si gjënë e vetme serioze. Edhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse përpiqemi të përshtatemi me këtë, duke e tepruar me këtë shtrembërim të zakonit tonë. Po ka edhe më keq. Televizioni drejton dhe i hap rrugë protagonizmit, që kur sillet në gazetari ka efekte katastrofike. Televizioni nxit gazetarinë në shtysën me të keqe, tipike për gazetarët e këqij, në kërkimin me çdo kusht të scoop-it. Nëse dikush nga ju dëshiron ta bëjë këtë punë, duhet t’i shmangeni tundimin të scoop-it! Mos harroni se ajo është rruga e shkurtër e gomarëve. Ju mundëson të arrini atje të parët, por në mënyrën më të keqe.

Publiku është një kafshë e çuditshme, që duket se kupton pak, por mos harroni; nëse luani me besimin e tij, jeni të humbur. Ky besim duhet fituar seriozisht dhe me mundim të madh, dita ditës. Kjo nuk na mbron nga gabimet, por na detyron të denoncojmë vetveten, kur e shikojmë gabimin, si dhe t’i kërkojmë ndjesë lexuesit. Nëse doni të ushtroni këtë zanat, kujtohuni mirë.

Është një zanat që kërkon shumë përulësi, dhe protagonizmi është në kundërshtim me këtë ligj themelor.

Sot unë i shoh drejtorët e rinj. Ata janë shumë të mirë, të kuptohemi, janë midis moshës 40 e 50 vjeç, ndoshta mund të ishin bijtë e mi. Por ata nuk qëndrojnë në zyrë, unë i imagjinoj ata, qëndrojnë në zyrën e marketingut, sepse gjëja themelore e një medie është audienca. Audienca bën publicitet, sepse një gazetë nuk duhet vetëm të jetojë, por duhet edhe të bëjë para, por mbi të gjitha nëse dëshiron të jetë e pavarur.

Nëse një gazetë i kërkon para dikujt, është në mënyrë të pashmangshme shërbëtor i punëve të tij. Unë e kam humbur gazetën “Voce”, sepse nuk ia dola t’u sjell fitime.

Është audienca, në formën më të ulët, ajo që na detyron të vulgarizojmë gazetën, e cila për t’u shtypur duhet të “fluturojë” në këtë rrugë.

Kjo rrugë megjithatë nuk na çon askund.

Ne do të kemi një gazetari gjithmonë të keqe, sepse është me tepër në kërkim të audiencës, gjithmonë në kërkim për më shumë publicitet dhe për këtë arsye gjithnjë e më shumë është e gatshme për të kënaqur shijet e këqija të publikut, sesa t’i rregullojë.

Të kuptohemi, publiku është gjithmonë Bosi ynë, ne nuk mund të përplasemi me të kokë më kokë, por duhet ta edukojmë, pa e treguar këtë, sepse nuk ka asgjë të keqe nga qëndrimet prej të mençuri.

Unë nuk e di nëse është e aftë gazetaria të lëvizë, të bëjë ndryshime, në këtë drejtim, por unë nuk shoh shenja gjëkundi. Nëse do të isha 40 vjet më i ri, unë do të tentoja përsëri, do të provoja për të bërë një gazetë.

Tani, ju do të habiteni, por do të ndiqja rrugën e hapur nga kryearmiku im Ferrara me gazetën “Foglio”. Kjo gazetë është ndoshta ajo që unë duhet të bëja me “Voce”, me të cilën nuk kisha forcë dhe aftësinë për ta bërë

Një gazetë që do t’u përshtatej menjëherë burimeve të veta të shpenzimeve, me disa faqe, ajo mund të bënte pa një pjesë të madhe të reklamës, me disa gazetarë – të gjorët – të paguar pak.

Por ne gjithmonë jem paguar pak, kjo punë nuk është për para. Në të vërtetë në qoftë se hasni një gazetar të pasur, mos i besoni.

Gazetari nuk mund të çojë në pasuri, në prosperitet, në mirëqenie. Unë nuk jam ankuar, kam aq sa për të jetuar mirë. Por në fakt, një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet, sepse i ka shërbyer profesioni, e ka përdorur atë në mënyrë që të arrihen objektiva të tjera. Një gazetar që i nënshtrohet zanatit – duke i kërkuar ndjesë prokurorit – do ta pushkatoja.

Ju shikoni, unë nuk po ju mbaj për lajme të mira, megjithatë, në këtë pikë, unë duhet t’ju tregoj një tjetër gjë. Ndoshta do të kisha bërë një punë më të keqe, por nuk më vjen keq për këtë. Unë besoj se gazetaria ka luajtur në Itali një mision, duke e shkëputur kulturën italiane nga fortesat e saj mafioze.

Më vjen keq që po jua kthej mikpritjen tuaj aq keq, por unë duhet të them se gazetaria e ka kryer këtë detyrë për dekada, duke e çuar kulturën tek audienca.

Kultura italiane kishte nevojë të madhe për këtë, sepse nuk i flet publikut.

Sepse ka një gjuhën e saj, të përkthyer në gjuhën e përbashkët.

Ndoshta ju e dini që nuk e kam shumë për zemër për të folur në lidhje me vitin ’68 dhe me atë çfarë ndodhi atëherë, për shkak se ende kam shenjat dhe gjurmët, për motivet e atyre djelmoshave, që më dhanë një tufë me plumba, po të kisha moshën e tyre ndoshta do të ishin të përbashkët “plumbat”. Me siguri do të isha larguar për shkak se mënyra se si donin t’i bënin gjërat, ishte e gabuar, por diçka kishte atje. Ky rebelim, në një mënyrë të caktuar baroniale – në kuptimin e kulturës, ka diçka të drejtë.

A doni ta bëni këtë punë, mos harroni të zgjidhni padronin tuaj, lexuesin.

Le të viheni në shërbim të tij dhe të flisni gjuhën e tij, e jo atë akademike.

Sill kulturën e të të kuptuarit akademik. Vini re se kjo ka qenë një nga traditat më të këqija, e kryer në Itali, e janë kryer disa të tilla.

A doni dëshmi? Merrni një shkrim të çfarëdo personi të Italisë së ‘700-s dhe vendosini ato në krahasim me faqet e enciklopedisë franceze.

Faqet e Voltaire-t, e D’Alembert-it, janë të qarta dhe të ndritshme, gjithçka kuptohet.

Në të tjerat nuk kupton asgjë: gjuhën togat, jo të vërtetë, e princit. Gjuha e kulturës në shërbim të zotërisë, që në atë kohë u bë e partisë.

Prandaj është edhe më keq, sepse ajo ishte më mirë për t’i shërbyer një duke apo një kardinali se sa në partie.

Ishte më pak e turpshme kjo, sado që ishte tepër e shëmtuar. Mos harroni se kultura në Itali kurrë nuk është përhapur, ajo pak që është bërë, është bërë nga gazetaria.

Nëse dëshironi ta bëni këtë zanat, ky është angazhimi që ju duhet të përmbushni. Për ta bërë kështu, nuk ka vuajtje që mund t’ju shkurajojë dhe kjo punë është shumë e bukur. Nuk të çon asgjëkund, por është e bukur. Gazetaria bëhet për gazetari dhe për asnjë gjë tjetër. Përgatiti: V. M.

Titulli origjinal: Scoop-i, rruga e shkurtër e gomerëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}