Thesaret e arbërve të mesjetës në Komanin e 9 kishave. Dëshmitë e fisnikëve arbër në malet e Komanit. Etleva Nallbani, drejtuese e misionit arkeologjik “Komani tregon mesjetën e Arberit në tërësinë e vet”,
Nallbani: Qyteza shtrihet në mbi 1 mijë hektarë dhe janë kishat e Shën Janit, Shën Gjergjit, Shën Mhillit. “Eshtë nekropoli, kalaja, kisha e Shën Kollit”. Më tej Nallbani tergon se: Pas nekropolit, prisnim një kishë të madhe. Komani ishte qytezë e pasur, ka 9 kisha e disa lagje. “Kishin tregti deri me Kalifatin arab ku nekropoli na tregon armët, veshjet e bizhutë”. “Mund të jenë Dukagjinas, kulturalisht shumë të pasur” – thotë Elvana Metalla, arkeologe.
Helidon Sokoli, arkeolog tha: “Linja e fortifikimit tregon mbrojtjen e qytezës. Fortifikimi doli gjatë survejit tonë.”
Gazetare, Fatmira Nikolli