Mediokriteti

Nga Redaksia 9 Maj, 2021  Në thelb

nga Llambi Blido

Në vitet ’60-’70 mediokriteti dhe zanatllëku në artin shqiptar të realizmit socialist ishin një problem i madh, krahas skematizmit. Megjithatë nuk mbaj mend që nga kritika e artit e botuar e asaj kohe, të jetë trajtuar seriozisht kjo problematikë me atë vëmendje që e meritonte. I vetmi zë erdhi nga letërsia. Ishte shkrimtari Ismail Kadare, i ri në atë kohë, i cili botoi një shkrim të rëndësishëm dhe mjaft interesant mbi mediokritetin. Shkrimi siҫ e kujtoj ishte një analizë e plotë, e artikuluar qartë dhe hollësisht mbi mediokritetin si dukuri, mbi mentalitetin dhe psikologjinë e autorëve mediokër dhe dëmin e madh që letërsia e artet kanë nga mediokriteti. Ky artikull apo ese fare mirë mund të ribotohej edhe sot. Vetëm se ka mjaft rëndësi të mbahet parasysh dhe të kuptohet mirë, se tjetër gjë është të guxosh e të flasësh sot kur fjala e mendimet janë të lira e mund të shprehen nga cilido, dhe krejt ndryshe ishte atëherenë vitet 60-70 të konfrontoheshe me mediokrit, kur një pjesë syresh sigurisht ishin autorë me emër, të vlerësuar zyrtarisht dhe gëzonin pushtet real. Kishte dhe nga ata që e pinin kafenë te Hotel Dajti, ndonëse nuk mbanin poste të larta partiake apo qeveritare. Sigurisht, përballje të tilla me mediokritetin, si akti kurajoz i shkrimtarit të ri, mbetet dëshmi e luftës së përjetshme të artit për cilësi, dëshmon në të njëjtën kohë se edhe brenda artit e letërsisë ka ekzistuar një luftë rivalësh, pavarësisht ideve apo platformave ideopolitike në kohë e rrethana të ndryshme. Nga ky këndvështrim mendoj se duhet kuptuar edhe poezia e bukur ‘’LAOKOONTI’’, që Kadare botoi në atë kohë.

Tiranë 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}