Qeveria ka ndarë për kulturën rreth 0.37% nga buxheti i Shtetit për vitin 2021. Kjo shifër është konsideruar mjaft e ulët, dhe se do ta çojë kulturën drejt rënies. Është Skena e pavarur që ka bërë publike këtë shifër, duke u shprehur se “buxheti për kulturën në rënie pikatë, nga 0,37% e buxhetit të Shtetit ( viti 2020) bie në 0,35% ( 2021) dhe 0,33% (2022)”. Nuk është diçka e re për kulturën fondi aq i paktë që rezervohet në fushën e arteve, nënkupto parashikimet në teatër, arte pamore, film etj ku bëhet fjalë për institucionet që mbulon vetë shteti, që i mban me bukë…

nga Violeta Murati

Qeveria ka ndarë për kulturën rreth 0.37% nga buxheti i Shtetit për vitin 2021. Kjo shifër është konsideruar mjaft e ulët, dhe se do ta çojë kulturën drejt rënies. Është Skena e pavarur që ka bërë publike këtë shifër, duke u shprehur se “buxheti për kulturën në rënie pikatë, nga 0,37% e buxhetit të Shtetit ( viti 2020) bie në 0,35% ( 2021) dhe 0,33% (2022)”. Një prej përfaqësuesve të Skenës, Andi Tepelena shprehet me ironi se “t’ja falim me mirë burokrateve të ministrisë dhe ato 200-250 mijë euro që japin për projektet. (dhe pas kërkesës zyrtare nuk kemi marrë përgjigje të saktë për buxhetin e projekteve, është një buxhet si bixhim tepricash). Nuk është diçka e re për kulturën fondi aq i paktë që rezervohet në fushën e arteve, nënkupto parashikimet në teatër, arte pamore, film etj ku bëhet fjalë për institucionet që mbulon vetë shteti, që i mban me bukë. Ndërsa për projektet e pavarura, përllogaritja duket se është thembra e akilit, kur dihet se si shpenzohen paratë nëpër ministrira, e sidomos kjo e kulturës. Ndërkohë, pothuaj është paralizuar gjithë jeta kulturore në vend. Nuk është vetëm në këto ditë kur pandemia ka vërshuar në valën e dytën, vjeshtën, duke u paraqitur si më e rrezikshme dhe rritur ankthin tek popullata.

Kultura që duket se është predikuar si “ilaçi” më i mire është inekzistente. Tashmë e dimë sa sa e ndërlikuar është marrëdhënia artistike, në paradoks e ironi, mes artit dhe krijuesve – dhe së bashku në raport me politikën. Ashtu si në 30 vite demokraci, edhe këto vite të pushtetit të rilindjes, ende nuk po gjendet çelësi, orientimi stradegjik se si duhet të funksionojë një ministri kulture, pse ka zyra, pse ka një njeri që ta drejtojë?! Për Shqipërinë tanimë po bëhet e qarët qorrsokaku ku kanë hyrë institucionet e kulturës, dhe konkretisht produkti artistik. Në të gjitha, nivelet e fushat e artit ndihet, ashtu siç shpjegojnë artistët një asfiksi totale. Skenat e pavarura, ajo që do krijonte mjediset e duhura kulturore, mungon dhe mbeten njerëz në inferioritet politik karshi zgjedhësve që sot e drejtojnë institucionalisht kulturën. Godinat fizike ku me romantizëm artistët u thërrasin tempuj të kulturës kanë rënë, janë shembur, janë dorëzuar shkatërrimit.

Ato që mbahen në këmbë po shkojnë drejt gërhamës, duke mbetur për një vit në ditët më të zeza. Sallat bosh, ato që ekzistojnë, janë trishtim i thellë për mungesën e publikut dhe atyre që jetën aktive, artistike e kanë mbështetur tek krijimi dhe jo duke pritur pas dyerve të ministrisë paratë  e projekteve. Duket pothuaj si një mallkim për skenën kulturore. Aq shumë abuzime dhe kompromentime banale të artistëve kanë ndodhur në këto vite, se “streha” e tyre po i zë brenda. Artistë të blerë, të shitur, të dorëzuar e të përdorur prej politikës e kanë shtuar akoma më shumë dozën e autoritetit të çdo ministri që zbret në krye të institucioneve të kulturës. Duket se nuk është ekzistenca e preferencave politike, pasi ndonjë aktor është intelektual e ka mendim të lirë, dhe është i talentuar. Jo, këtu artistët po shkojnë gjithnjë e më dendur, më ritëm marramendës drejt humnerës së humbjes të dinjitetit, duke u shndërruar në lolo oborri, apo në masha të lojës politike qoftë asaj lokale dhe qëndrore, apo edhe opozitës.

Ndaj kur vjen puna për të diskutuar financat apo këmbëngulur në rolin financues të shtetit si mecenat i vetëm në kulturë, tek artistët ka heshtje totale. Projektet artistike që jepen me klane e afera politike në një anë, dhe buxheti që u lihet institucioneve të kulturës shkojnë në artistë të politikës, që mbajnë pushtetin.

Me këto kontigjente gjejmë institucionet e kulturës pas çdo rast zgjedhje politike duke degjeneruar çdo strukturë, apo stradegji që mund të kemi një përfaqësim apo konkurrueshmëri. Të zhytur në këtë mjedis aq të ulët, Shqipëria mbetet ndër vendet, edhe pse kaq afër Europës, që nuk ka mundur të çajë kufinjtë me art, të bëhet e njohur përmes tij. Ministrat e kulturës, në asnjë rast nuk kanë mundur të ndërtojmë veçmas politikës së ditës (kjo do ishte absurd për to) të ndërtohet urën mes industrisë së artit dhe krijuesit…

Ndoshta dhe për fatin e keq, Margariti përveç pafuqisë, dhe naivitetit të saj, në vitin e mbrapshtë të 2019 dhe 2020 nuk ka mundur të realizojë asgjë, pothuaj asgjë, veçse të asgjesojë me një dorë më shumë shtysë, institucionet e kulturës, dhe gjithë skenën e mjedisin kulturor në vend.

Përballë kësaj gjendja aktuale është në rënie të lirë, duke nisur nga qendra, e shndërruar gradualisht thjesht në ekzistenca fzike, mur e gurë, që presin ndonjë vendim arbitrar siç qe rasti i shembjes barbare e Teatrit Kombëtar. E njëjta situatë me Pallatin e kulturës, që për turp aty strehohen më shumë se 20 biznese private, dhe një hapësirë që herë bie zjarr, dhe herë përmbytje u ka dhënë dorë gjithë drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare t’ju nxihet surrati, se për dorëheqje s’bëhet fjalë. Tashmë për këtë institucion është deklaruar që do të ketë ndërrim destinacioni, duke humbur prej më shumë se një vit arsyen e ekzistencës, me mungesë e bllokim nga lexuesit. Ky mjedis mund të ishte ndër të vetmet për të zgjidhur çështjen edhe të krizës së librit, leximit.

Galeria Kombëtare e Arteve vazhdon të jetë nën tutelën…kjo ka engimën e mungesës totale të stradegjisë, ku së fundmi ministrja Margariti e artikulon se është kthyer në një Muze Arti, por ende aty nuk është publikuar ndonjë status i tillë, apo të ishte e konkretizuar në objekte muzeale. E vetmja “lavdi” ishte heqja e thasëve të tmerrshëm që u kalbën, e vetëgrisën nga muret e galerisë nga rezistenca e gjatë. Gjithë struktura e tjera shtetërore institucionale për kulturën janë rrënuar.  Krijuesit janë asfiksuar pa modele dhe shkolla, nëse do kishte produkte artistike a nuk do të ishin ato vetëm nëpër sirtarë, pasi institucionet tashmë kanë pushuar së funksionuari. Kështu luksi për të diskutuar mbi buxhetin e ulët, që rrezikon ekzistencën kulturore të vendit, që është sa një copë bukë, pra diskutimi mbi buxhetin ka zbehur dhe fuqinë intelektuale të krijuesve. Ajo që shohim në daljet e pakta publike, ekzistencën formale të skenës së pavarur që në këtë rast e vetmja që ka ngritur zërin për rrezikun që po i vjen kulturës nga mosfinancimit, e mbështetja shtetërore, nuk mund të mbushë vakumin apo legjitimitetin institucional se jemi nën një centralizim të skajshëm të jetës kulturore.

Në këtë fatalitet vendi ynë s’ka të krahasuar me vendet fqinje as der te Kosova, ku një prej zërave më aktivë të saj, dramaturgu Jeton Neziraj para pak ditësh në një intervistë të tij, perifrazon pikërisht këtë situatë në Shqipëri e Kosovë, se mungesa e skenës së pavarur dëshmon jo një shtet demokratik, po të kundërtën!

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Investimi ne fushen e artit, kultures dhe shkences eshte investimi me afatgjate dhe me i frutshem ne jeten e nje populli. Qeveritaret qe nuk e kuptojne kete jane ose injorante, ose te shitur tek qarqet armiqesore qe shpenzojne shume per te mbytur te ardhmen tone.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Investimi ne fushen e artit, kultures dhe shkences eshte investimi me afatgjate dhe me i frutshem ne jeten e nje populli. Qeveritaret qe nuk e kuptojne kete jane ose injorante, ose te shitur tek qarqet armiqesore qe shpenzojne shume per te mbytur te ardhmen tone.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}