nga Flutura Açka

Qeveritë që gabojnë, ikin. Ato që bëjnë faje, ndëshkohen. Sapo ra qeveria holandeze Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji, e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covid-19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore dhe drejtësisë shtetërore. Gjithçka nisi me një komision hetimor që investigoi mbi një lëngatë financiare që pësuan mbi 30 mijë familje holandeze, në krye prej një gabimi të thjeshtë adminisrativ e që u kthye në rrënuesin e jetëve të mbi 80 mijë fëmijëve, që sot u shpallën publikisht “brez i humbur”. Akti administrativ i dikurshëm para së gjithash cënonte thelbin e shtetit holandez, të qenit një shtet social, term disi bezdisës më së shumti për qeverira që vijnë në pushtet me mbështjetje të koorporatave të mëdha dhe si përfaqësues të grupeve të bisnezit, për të cilët qytetari i thjeshtë shpesh është “dele”. Tani do të fillojë konferenca e shtypit, dhe edhe pse së afërmi janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare (më 17 mars), çështja e qytetarëve holandezë sot nuk është ikja e kësaj shpure, por frika e qarkullimit të tyre sërish në skenën politike, edhe pse duket se dorëheqja eshtë një kapak floriri. Jo, çështja është a do të mbajnë përgjegjësi deri në fund keqbërësit me pushtet, si e do loja e demokracisë, ku je i zgjedhur edhe për të dhënë llogari? A do të ndëshkohen? I shoh se si përpëliten ekraneve me justifikimin e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh, dhe mendoj Shqipërinë tonë. Dhe kam trishtim.

Çfarë duhet më shumë për të hequr këtë klasë politike që po na e ndryshon ADN-në, e ndihmuar fuqishëm nga media terësisht e kompromentuar, thellësisht e inkriminuar me milionat qeveritare (me disa përjashtime, natyrisht)? Si mund të durojmë më kur: -Të gjithë e dime së Tire Alldervishi është thoi i paprerë i një mega-allishverishi. Kurrë ndonjëherë në njëqind vite shtet nuk është bërë biznes me vdekjen, si këtë herë me Covidin. Të gjithë kemi fakte, të gjithë flasim kafeneve, por nuk denoncojmë. Ka përjashtime për njerëz e ndershëm, por po flasim për të tërën. -Kurrë ndonjëherë nuk e kemi parë Shqipërinë kaq të pashtet, pa parlament, pa gjykata, pa kadastra, pa administratë. Ne jemi një shtet pa shëndet fizik e mental. -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë fusha me kanabis sa vitet e fundit nëpër Shqipëri që na ktheu në Kolumbinë e Europës. -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë bulizëm, fyerje publike, diskrimin të shqiptarëve veri e jug nga shteti i vet, siç ka ndodhur në mënyrë sistematike vitet e fundit. -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një makineri të tillë të pështirë dhe të egër publiciteti, që është në fakt oligarku ynë më i madh. Shumat që na shkojnë për PPP-në e Publicitetit nuk ka bilanc që t’i përfshijë. -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë ministra më arrogantë, më lëpirës, më të fshehtë dhe më të pangopur se sot. -Kurrë nuk kemi parë media kaq të përulur sa sot. -Kurrë nuk kemi parë një Tiranë më të ngulfatur se sa sot. Përmenda vetëm disa, se është listë shumë e gjatë. Po ç’them, vetëm darka e florinjtë do të kishte mjaftuar për t’u ngulur mijëra shqiptarë para kryeministrisë, deri sa të iknin pisat, duke u dhënë mësim edhe të tjerëve që do të guxonin të silleshin sërish si pisa në pushtet. Po ku jemi ne? Ja, në mjerim të plotë, duke blerë ilaçe rrugëve privatisht e duke pritur se ndoshta Zeusi na e hedh ndonjë vaksinë e të na shpëtojë nga flama. Po si mbërritëm deri këtu? Ja, duke e mpirë me vaksinën e durimit durimin tonë njerëzor. Dhe e vazhdojmë ende me qejf këtë “biznes”. Gjer atëherë flama me kollare të shndritshme do të përmjerë mbi ëndrrat tona përnatë e do të zaptojë ekranet tona përditë. Edhe ajo ka biznesin e vet.

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Qeverite diktatoriale dhe ato totalitare mbijetojne permes realizimit te kthimit te popullit ne dele te bindur. Te quajturit politikane ne Shqiperi jane te lidhur ekonomikisht prej te ardhurave qe u siguron servilizmi ndaj kreut te pushtetit. Kjo varresi i ben ata te pavarrur, prandaj nuk mund te pritet gje nga te tille nepunes te shitur. Edhe me te varrur, edhe me te trembur jane qytetaret e tjere. Keshtu qe nuk mund te pritet guxim prej kesaj gjendjeje ekonomike shoqerore, te cilen e krijoi se pari sistemi komunist dhe vijon ta mbajne gjalle sot qeverite enveriste ne te quajturen shoqeri e lire. Kjo shoqeri nuk eshte e lire, sepse askush nuk siguron dot te ardhura te bollshme nga biznesi i vet i ndershem. Shumica e popullit shqiptar, i kthyer ne dele, e admiroi diktatorin Hoxha sa qe gjalle. Keshtu dhe sot shumica e shqiptareve e simpatizojne Edi Ramen, por kur te zgjohen do ta urrejne edhe kete si e urryen diktatorin Hoxha pas vitit 1990. Edhe sherbetoret e Edi Rames do t’i urrejne e tallin si Lenka Cukot e kompani. Nje permbysje e tille do te vije nga forca te jashtme si erdhi me 1990-en, pra nga SPAK-u…

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën