Të rinjtë e filmit

Nga Redaksia 25 Nëntor, 2021  Në thelb

Nuk është hera e parë që ndeshemi me dilemën shqetësuese: ku shkojnë të rinjtë pasi mbarojnë Artet e Bukura? Tregu i punës në Shqipëri për Artet është tmerrsisht i izoluar, ku të rinjve u mbetet vetëm një alternativë: punësimi në shtet. Ndërsa kontigjenti më inatçor i të rinjve, kush ka njohje e miqësi mund të zërë vend edhe në ndonjë televizion, sidomos në këto programet tallava, ku zanati degjeneron. Porse alternative e “vetme” shteti, të ofron si rrugëzgjidhje politikën. Për ironi, në vend artistë të rinj quhen ata që prodhojnë për herë të parë një vepër, por këtu të tillë quhen mbi moshën 40 vjeçare.

Mundësia për të nisur krijimtarinë, për të dështuar, për t’u ringritur nuk ekziston. Por, ka një empati që e shtyu kineasten e re, Ajola Daja të drejtonte një projekt filmik, duke krijuar të parën rezidencë të kinemasë të quajtur Balkan’s Gate. Ky i sivjetmi ishte edicioni i shtatë, ku si duket aktivistët e medias, dhe kinemasë nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi.  Ajo u ka krijuar mundësinë të rinjve që mbarojnë Akademinë e Arteve, dhe duan të fokusohen tek kinemaja, për të zhvilluar projektin e tyre filmik, që, edhe nëse dështojnë me rëndësi është fakti i sfidës. Në kërkim të kësaj sfide në premierën “Balkan’s Gate”, që u shfaq të mërkurën, në Tulla Centër, katër të rinjtë kanë prezantuar filmat e parë, të shkurtër. Studentët pjesëmarrës ishin Elisa Shahini, Blerim Sula, Klajdi Prenga, Ana Dani, Klenajda Hoxha, Enduena Kasa dhe Bruna Hamzaj.

Në fjalët e tyre zotëronte mendimi i përbashkët: ishte një përvojë e bukur! Ndërsa lumi i falenderimeve për këtë mundësi ka shkuar për mentorët e tyre, regjisorin amerikan Nathaneil Hansen dhe kujdesin e Uendi Cerma.  Rezidenca artistike Balkan’s Gate u zhvillua këtë vit në qytetin e Durrësit në datat 1-10 Tetor. Kjo rezidence sikurse çdo vit bëri bashkë të rinj dhe profesioniste të fushës, të cilët gjatë 10 ditëve rezidencë, në Durrës prodhuan filma të shkurtër. Në fokus të këtij viti ishte braktisja emocionale që prek femijët dhe moshën e tretë, si dy grupet më të ndjeshme të shoqërisë. 3 filma të shkurtër u realizuan me këtë fokus të cilët janë: Broken Shell, nga Jon Budina; Nobody, nga regjisorja spanjolle Ana Beyron dhe Azili, nga Ambra Cani. Me mbështjetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe në bashkëpunim me Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durres u realizua gjithashtu trajnimi i studentëve të multimedias, Visual Storytelling Lab, i cili përfundoi me realizimin e një dokumentari të shkurtër me titull “E shoh çdo ditë”.

Në punët e këtyre të rinjve, që vihen për herë të parë përballë publikut, sado modest, vëren lehtë këmbënguljen dhe ndjeshmërinë. Afrimi i një produkti ku preket shtresa më vulnerabël, individi që është i mbarsur me dramën e jetës, që nuk ka vëmendje, por unifikon plagën sociale, e bënte sa racional projektin “E shoh çdo ditë”, aq dhe i jepte një prespektivë artistike. “Broken shell”, një lëvizje poetike, ndjeshmëri, e njëkohësisht konceptual, ky projekt përmbush sfidën e prezantimit të parë të të riut Joni Budina.

Azili, gjen prespektivën e vet, e përsëritur sa e sa herë nga kinemja, dhe çdo produkt tjetër artistik, por vështrimi i Ambra Canit e shndërron në një reflektim personal, të një individi si forcë dhe dhimbje. Në këto prezantime fillese, të rinjtë ndjejnë nevojën për shprehje, dhe kjo mundësi nga “Balkan’s Gate” kupton se një shoqëri e tillë, si e jona, bëhet mbytese nëse nuk hapen korridore energjie.

Këta të rinj, mund të mos e ndjejnë më këtë nevojë shprehje, në një të ardhme, ose mund të gjejnë rrugë të tjera qoftë për të siguruar bukën e gojës. Por, në kontekstin e mundësisë, ata do kujtojnë gjithnjë se nga e nisën jetën. Fundja siç ka ndodhur me të gjithë, gjë që në art, përgjegjësia dhe angazhimi kërkon kapacitete, investim dhe kapërcim sfidash. Me rezidencën Balkan’s Gate shfaqja këtë racionalitet parashikon, kur fton të rinjtë për të ndjekur jo thjesht ëndrrën, por sprovën a dështimin.V.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}