Nga Dom Gjergj Meta

Ka ndërruar jetë Ferdinand Leka, përkthyesi i Manzoni-t dhe hartuesi i njërit prej fjalorëve më të mirë Italisht-Shqip së bashku me Zef Simonin.
Me ikjen e Ferdinand Lekës i ikën artit të përkthimit edhe një korife tjetër. Ai i bashkohet tashmë në Mbretërinë e Hyjit, Gjon Shllakut, Henrik Lacajt, Pashko Gjeçit, Mark Ndojës, Tef Krroqit, Vedat Kokonës etj.

Bashkë me Zef Simonin e Tef Krroqin ai është edhe përkthyesi i Katekizmit të Kishës Katolike, një dokument themeltar i Doktrinës së krishterë që shumë shpejt do të shohë dritën e botimit.

Ferdinandi ishte përveçse një përkthyes i mirë edhe një prind e bashkshort ideal. Ndjehem me fat, jo vetëm që e kam njohur e ndarë me të biseda të thella, por edhe thjesht për faktin që jetova në të njëjtën kohë me të.

Ai e donte gjuhën shqipe dhe kishte kujdes për të si për një fëmijë. Skrupoloz deri në detaje dhe nuk e hidhte fjalën në letër nëse ajo nuk ishte bluar mirë në mendje dhe në zemër.

Faleminderit mjeshtër për çka na dhe. Pushofsh në paqe në atë Mbretëri ku gjuhët janë shkrirë në një të vetme: gjuha e dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}