Nga Visar Zhiti

U bënë 3 vjet nga dita e shuarjes dhe ai shkëlqen ende më shumë me Veprën e madhe të tij. Kanadez që jetoi më së shumti në Europë, në Gjermani dhe që prehet përjetësisht në Alpet e Shqipërisë. Aq shumë e deshi vendin tonë, aq shumë bëri për kulturën Shqiptare, sa mund të quhet “Mrekullia e Albanologjisë Robert Elsie”. Njohës i thellë i shqipes dhe i dhjetra gjuhëve të botës, përkthyes i zellshëm, studiues befasues, historian skrupuloz, kritik arti, antologjist udhëtar, fotograf, mik i sinqertë, një antropolog mahnitës, katedër e paemëruar, akademi e pashpallur, enciklopedi e vërtetë e Shqipërisë. Botoi libra të shpeshtë për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, me guxim si askush tjerër, për gjuhen shqipe e dialektet e të folmet e saj duke bërë regjistrime kudo, ku ka shqiptarë, te arbneshët në Dalmaci e arvanitasit në Greqi, arnautët në Turqi dhe te arbëreshët fenomenalë në Italinë e Jugut, botoi histori tē letersisë shqipe, mbarë kombëtare, duke futur i pari dhe letërsinë që vinte nga burgjet, krijoi antologji të prozës shqipe dhe të poezisë, përktheu Kanunin, folklor, rilindas dhe bashkëkohorë, iu kthye alfabeteve të gjuhës shqipe, zbuloi nja 10 para atij të sotmit, nxorri libra për fiset e mëdha shqiptare, mbi religjionet dhe bektashizmin shqiptar, përktheu prapë poetë, tani të veçantë nga Kosova si Ali Podrimjen dhe Azem Shkrelin, etj, Migjenin (në gjermanisht), etj, etj, dhe autorin e këtyre radhëve dhe shkoi deri te vepra “Lahuta e Malcis” e Fishtës, “Homerit shqiptar”, duke plotësuar, sipas tij, eposin europian me atë që mungonte, në gjuhën angleze. Iu perkushtua dhe pelegrinazhit, vinte në stinë të ndryshme në Shqipëri, po kështu dhe fotografisë se vjetër, zbuloi imazhe që bëjnë histori nga fotografë të huaj, ua fali origjinalet instucioneve shqiptarë, botoi albume kësisoj, etj, etj. Puna e tij është e gjerë dhe madhore, prej shkencëtari dhe të dashuruari me Shqipërinë. Dhe shqiptaret e deshën, e nderuan, i dhanë tituj dhe medalje, por dhe e harronin, u dukej i zakonshëm, por ai mbeti i pandryshuar, albanalogu më i madh i huaj, që e mori pasaportën shqiptare dhe dha më shumë se pararendësit…

Iku parakohe, por la një veper të gjithëkohëshme. Sipas porosisë së tij, prehet në malet e Veriut tonë, pranë një kishe në Theth. Në lartësi të tillë e çuan arritjet e pazakonta…

Një shteg atje, një rrugë në kryeqytet, një institucion kulture duhet të marrë emrin e tij. Pse jo dhe një mal.

  • Visar, propozimi per t’i dhene nje mali te Shqiperise emrin Robert Elsi, eshte nje ide qe vetem mendja jote pjellore mund ta sugjeronte. Nese do te realizohet, kjo do te jete mirenjohja shqiptare e vecante, origjinale dhe madheshtore. Thanasi

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

    Gjithashtu mund t'ju interesojnë

    I lirë për të mos menduar?!
    Gardhi i shtyrë dhe berri i vjedhur si kulturë
    Çfarë duhet të dimë për sfondin pararendës historik që përgatiti Kryengritjen e Postribës…
    Ministria e Diasporës u mbyll; Diaspora, problemet dhe përparësitë e saj mbeten
    Kur një femër vishte historinë
    Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës
  • Visar, propozimi per t’i dhene nje mali te Shqiperise emrin Robert Elsi, eshte nje ide qe vetem mendja jote pjellore mund ta sugjeronte. Nese do te realizohet, kjo do te jete mirenjohja shqiptare e vecante, origjinale dhe madheshtore. Thanasi

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >