Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi, i njohur me emrin e artit si Tom Kuka, ka ‘rrëmbyer’ Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021. Juria shqiptare ka përzgjedhur Demin që romani i tij “Flama” të përkthehet në disa gjuhë europiane, si dhe  do të ketë mundësi të përfitojë nga mbështetja e institucioneve të kulturës në Europë për t’iu prezantuar lexuesëve të huaj. Në listë, Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.

Romani ‘’Flama’’ iu prezantua lexuesit shqiptar në mars, ku autori zbuloi se e shkroi gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, e brenda një viti arriti të botonte romanin. Në këtë libër vihet re një Shqipëri e ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Disa personazhe sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Aventurë mbi librat e Lorkës
Botohet libri i rrallë 1847-es/ I pari historian i letërsisë shqipe, por arbëreshi është lënë në harresë
Poeti kombëtar Naim Frashëri, përkthyesi i parë i Iliadës në gjuhën turke
Bukuria e provokimit apo bukuri e konsumit masiv?
Rrëfimi unik pas 700 vjetësh/ Si u gjendën 13 këngët e munguara të Komedisë Hyjnore, dorëshkrimi ende mister për studiuesit
Shejzat 1958/ Çfarë shkruante Martin Camaj për poezinë e Kadaresë, “Nji ngjarje në pushime” dhe shkrimtarët e realizmit socialist…
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>