Prof. As. Engjëll Likmeta

***

Në numrin e parë të revistës “Memoria”, e para e këtij lloji, botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, studiuesi Engjell Likmeta bën një ftesë në nxitje të debatit akademik, pothuaj të paprekur, mbi mendimin juridik shqiptar në fushë të së drejtës penale në vend. Nuk ka një histori ligjore mbi këtë çështje. Referuar konferencës shkencore ndërkombëtare “Ligjshmëria gjatë regjimit komunist, 1944-1990”, organizuar nga ISKK,Likmeta është kujdesur që t’i kushtojë vëmendjen e duhur dhe t’u përgjigjet pyetjeve se, cilat ishin aspektet kryesore të ligjit penal në vitet 1944-1990? Cilat ishin karakteristikat kryesore të këtij legjislacioni? Cili ishte kualifikimi i veprave penale? Cili ishte kuptimi i viktimës, sipas normave penale të vendit tonë, në këto vite? Cilat ishin veçantitë që karakterizonin mbrojtjen e marrëdhënieve të caktuara të jetës shoqërore në vend, sipas figurave të caktuara të veprave penale?

Njohja e mendimit juridik shqiptar në fushën e së drejtës penale, nën regjimin e asaj kohe, është në fokusin e këtij punimi. Qëllimi final i kësaj trajtese është marrja në një analizë të detajuar e legjislacionit dhe mendimit juridik shqiptar në lëmin e së drejtës penale, pёrgjatё kёtyre viteve.

Arteka.al e boton te plote kete punim:

***

Njohja e mendimit juridik shqiptar në fushën e së drejtës penale, nën regjimin e asaj kohe, do të jetë në fokusin e këtij punimi.

Qëllimi final i kësaj trajtese është marrja në një analizë të detajuar e legjislacionit dhe mendimit juridik shqiptar në lëmin e së drejtës penale, pёrgjatё kёtyre viteve.Nё hapёsirёn mbarё shqiptare tё para Luftёs sё Dytё Botёrore, personalitetet e shquara tё shkencave shoqёrore dhe juridike, sikurse teoricientёt nё lёmin e sё drejtёs penale, kanё dhёnё ndihmesёn e tyre tё çmuar nё reformimin e shoqёrisё shqiptare sipas parimeve dhe vlerave tё pёrparuara tё vendeve tё Europёs Perёndimore.[1] Shumё prej kёsaj plejade tё artё tё intelektualёve tanё, fortё tё nderuar si: Terenc Toçi, Thoma Orolloga, Mirash Ivanaj, Dhimitёr Berati, Vangjel Koça, Eqrem Bej Vlora, Kolё Dhimitri, Hasan Dosti, mishёronin njё personalitet tё arrirё etiko-profesional dhe kulturor. [2] Ata rrezatonin mendimin dhe kulturёn juridike mё tё emancipuar tё vendeve tё zhvilluara europiane.[3] Pёrfaqёsuesit mё nё zё tё shoqёrisё shqiptare nё kulturё, arsim, shkencё, shёndetёsi, si dhe drejtёsi ndanin pikёpamje tё ndryshme politike nga komunistёt, kjo edhe pёr shkak formimit tё tyre perёndimor.[4] Nё tёrёsinё e tyre, ata, ishin kundёr dogmёs sё kuqe.[5] Madje, njё fakt i tillё ishte i njohur e pranuar nga udhёheqja e lartё e partiake.[6] Forumi politik i kёsaj tё fundit, Pleniumi i Komitetit Qendror tё Partisё Punёs sё Shqipёrisё,[7] nё vitin 1949, i etiketonte kuadrot e sistemit tё drejtёsisё si tё pajisur me mendёsi dhe kulturё borgjeze tё cilёt nuk pajtoheshin dot me “kushtet dhe kёrkesat e drejtёsisё sё re”.[8] Nё kёtё vazhdё, organizmi i vetёm politik qё udhёhiqte shoqёrinё shqiptare tё kёsaj kohe ka kritikuar dhe dёnuar qёndrimet liberale dhe “aspak parimore” [9] tё institucioneve ligjzbatuese tё drejtёsisё penale nё vend pёr autorёt e krimeve politike. [10]Nё kёto vite, edhe pёrfaqёsuesit mё tё vjetёr tё vet spektrit politik komunist e cilёsonin komunizmin si njё dogmё qё ia kalonte dhe Satanait pёr nga ligёsitё.[11] Sipas studiuesit bashkёkohor z. Hoxha[12], sistemi njё partiak i qeverisjes ёshtё vendosur nё vendin tonё falё dhe vetёm projektit Jugosllav.[13] Pa as mё tё voglёn mёdyshje, ky sistem monokratik ёshtё mbёshtetur fuqimisht nga formacione me karakter tё theksuar ushtarako-politik.[14] Megjithatё, duhet tё pranohet edhe fakti, dhe citoj, se sistemi ynё totalitar i qeverisjes ishte i ndёrtuar sipas modelit stalinian.[15]

i denuar me varje

Aspekte kryesore të legjislacionit penal në vitet 1944-1990

Shqipёria pёr afro gjysёm shekulli ishte pjesё e familjes socialiste tё sё drejtёs.[16] E drejta socialiste ekspozohej si lloji mё i lartё i sё drejtёs.[17] Ajo kishte mё sё shumti vlera deklarative dhe propogandistike.[18]

Drejtёsia penale kishte mё shumё karakter klasor[19] dhe edukativ.[20] [21] Synimi parёsor i saj nuk ishte zbatimi i detyrueshёm i tё drejtёs. Njё konstatim i tillё, zbulon arsyet e vёrteta tё ngritjes sё organeve tё reja tё pushtetit gjyqёsor me elemente larg profesionalizmit dhe formimit juridik tё nevojshёm.[22]

Pushteti gjyqёsor si njё forcё shkatёrrimtare - strukturё penale partiake[23] - me anё tё ndёrhyrjeve politike u shndёrrua nё njё simbol tё vuajtjeve dhe dhimbjeve pёr njё pjesё tё mirё tё shoqёrisё sonё.[24]

Sikurse rёndomtё kishte ndodhur nё Bashkimin Sovjetik, tё udhёhequr nga diktatori Stalin, edhe tek ne, shtypja penale bazohej nё kallёzime tё stisura dhe pranime tё verbёrta tё fajit.[25]

Zgjidhja e problemit tё fajit – pёrcaktimit tё tij, si njё element i qёnёsishёm i anёs subjektive tё figurёs sё veprёs penale – nё tё drejtёn tonё penale, mbёshtetej në filozofinë marksiste- leniniste.[26] Pra, nё fushёn e organizmit tё drejtёsisё, legjislacioni ynё penal karakterizohej nga njё vullnet pёr shumёfishimin e organeve tё zgjidhjes sё konflikteve jashtё strukturave tё drejtёsisё, nё nёnshtrimin e aparatit tё drejtёsisё penale ndaj partisё komuniste, si dhe nёpёrmjet rritjes sё ndikimit dhe rolit tё hetuesit dhe pushtetit tё tij nё procesin gjyqёsor.[27]

E parё nё kёtё kuptim, nё tёrё kёto vite, ligjvёnёsi ynë e ka konsideruar ligjin penal si një armë të fuqishme të diktaturës së proletariatit në luftën mes klasave shoqërore.[28] Madje, forcimi i pushtetit të vet klasës sunduese është realizuar ndër të tjera edhe me anë të këtij mekanizmi ligjor. Kjo pasi dhe vetё e drejta jonё socialiste, si njё forcё ideologjike, ndante mendimin se, ligji penal duhet tё ishte mjeti kryesor pёr krijimin e mendёsisё sё re tё bashkёsisё njerёzore. Vetёm detyrimi pёr tё reaguar kundёr shkeljeve ligjore nuk ishte qёllim nё vetvete. Kёsisoj, legjislacioni nё tёrёsi nuk shikohej si rruga e vetme dhe e duhur nё komunitet pёr tё zgjidhur me sukses mosmarrёveshjet me natyrё civile, familjare, tregtare, apo penale.[29]

Legjislacioni penal ekspozohej si vullnet i klasës punëtore.[30] Ai kishte të sanksionuara një sërë detyrash themelore, të cilat ishin në funksion të mbrojtjes së shtetit të diktaturës së proletariatit dhe vet partisë – shtet, që sundonte vendin nga aktet kriminale.[31]

Ligji penal ka luajtur një rol sa ndihmës po aq dhe mbështetës në ndërtimin e instalimin përfundimtar të sistemit politik të dëshiruar nga “elita” sunduese, ajo komuniste. Kështu, me anë të Kodit Penal kërkohej edukimi i shoqërisë me respektimin i ligjshmërisë socialiste me qëllim ndërtimin e sistemit socialist tё qeverisjes.[32]

Sistemi i drejtësisë penale dhe vet normat e Kodit Penal kishin një ndër objektivat e tij madhorë luftën ndaj frymës liberale dhe sistemit demokratik.[33] Mbrojtja e rendit juridik socialist nga sjelljet kriminale ishte një ndërdetyrat kryesore të legjislacionit penal.[34]

Sjelljet kriminale kundër shtetit si lloji kryesor i veprave penale të legjislacionit penal shqiptar dhe karakteristikat e tyre

Partia Komuniste e Shqipёrisё, menjёherё pas marrjes sё pushtetit me dhunё, hodhi themelet e ndёrtimit tё shtetit tё ri, atij socialist duke hartuar edhe tё drejtёn e tij penale si pjesё tё pandarё tё familjes ligjore socialiste tё sё drejtёs.[35]

Doktrina juridike dhe teoricientёt e saj proklamonin politikёn e Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё dhe ideologjinё marksiste - leniniste si bazё tё zhvillimit tё sё drejtёs penale shqiptare. [36]

E drejta penale shqiptare si pjesё e familjes ligjore socialiste ishte nё pёrputhje tё plotё me frymёn luftarake - politike tё shtetit diktatorial.[37] Burim thelbёsor i ligjit penal, si pjesё pёrbёrёse e legjislacionit socialist ishin udhёzimet e Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё, mёsimet e udhёheqёsit tё saj si dhe parimet marksiste-leniniste qё frymёzonin tёrё botёn socialiste.[38]

Vepra penale, llojet dhe kuptimi i saj studiohej nёn optikёn e shkencёs sё tё drejtёs penale socialiste. E pёr mё tepёr, duke patur nё konsideratё objektivat politikё pёr vendosjen dhe realizimin e plotё tё kёtij sistemi tё sё drejtёs.[39]

Doktrina jonё e sё drejtёs socialiste e konsideronte veprёn penale si shprehje tё hapur tё luftёs sё klasave.[40] Vepra penale ishte objekt i njё studimi analitik nё dinamikё tё plotё me pёrmbajtjen e tyre politiko-shoqёrore.[41] Megjithatё, krahas saj, ёshtё pranuar se, praktika gjyqёsore, udhёzimet e Pleniumit tё Gjykatёs sё Lartё tё Republikёs kanё luajtur njё rol tё dorёs sё parё pёr pasurimin e ligjit penal me figura tё reja tё veprave penale. [42]

Po cili ishte ligji penal i zbatueshёm mbi bazёn e tё cilit janё dёnuar personat pёrgjatё periudhёs kohore prej 28 Nёntor 1944 deri më 12 Dhjetor 1946, për vepra penale që konsideroheshin si në cenim të shtetit?

Nё Shqipёri nuk zbatohej dhe respektohej aspak parimi i ndarjes dhe balancimit tё pushteteve. Struktura qeverisёse ishte e centralizuar dhe mbizotёronte regjimi i karakteristik ushtarak.[43] Ajo udhёhiqej bazuar nё “kёrkesat e drejtёsisё sё re” dhe nё njё tjetёr “realitet shoqёror”.[44] Sipas kёtij modeli qeverisёs, lideri kishte pёrqёndruar nё duart e tij shumё pushtete. Ai ishte pёrfaqёsuesi mё i lartё i pushtetit politik, ekzekutiv, gjyqёsor si dhe ushtarak.[45] Kёshtu, ndёr tё tjera, si drejtues suprem i sistemit tё drejtёsisё penale gёzonte tё drejtёn e faljes sё jetёs. Akti i parё juridik (fletorja zyrtare) i shtetit totalitar doli nё dhjetorin e vitit 1944.[46] Megjithёse u pranua se, dispozitat e Kodit Penal tё vitit 1928 do tё vazhdonin të vepronin si norma juridike me kushtin e vetёm, qё tё mos vinin nё kundёrshtim me frymën dhe legjislacionin e ri tё pushtetit totalitar.[47] [48]

Nё kёto kohё ёshtё fakt, ekzistenca e ligjeve penale tё posaçme me karakter politik dhe ushtarak.[49] Me anё tё tyre, synohej eleminimi njёherё e pёrgjithmonё i çdo kundёrshtari politik.[50] Qeverisja totalitare, kёtё tё fundit, e etikonte si “kriminel lufte”.[51] Sipas Profesor Elezit dhe jo vetёm[52], kjo periudhё kohore karakterizohet nga mungesa e njё legjislacioni tё mirёfilltё juridiko-penal,[53] duke lёnё shkak pёr kryerjen e shumё akteve tё dhunёs dhe sjelljeve arbitrare e duke cenuar kёshtu jetёn, shёndetin, pasurinё dhe shumё prej tё drejtave dhe lirive themelore tё qytetarёve tё pafajshёm tё vendit tonё.[54]

Drejtësia e re penale[55] u përdor si mjet terrori.[56] Gjatë kësaj periudhe u realizuan shumë gjyqe politike.[57] [58]

Nё kёto procese gjyqёsore vihej re mosrespektimi i parimeve të etikës profesionale nga ana e nёpunёsve tё sistemit të drejtësisë. Ndryshe nga sa ndodhte në demokracitё e zhvilluara tё Europës Perëndimore, proceset gjyqësore ndaj kundërshtarëve të regjimit janë zhvilluar në mjedise publike,[59] aspak profesionale, salla tё improvizuara që nuk ishin pjesë integrale e infrastrukturës së pushtetit gjyqësor. Nё kёto procese, tё “demaskimit publik” tё kundёrshtarёve politikë as mund tё imagjinohej dhe flitej pёr respektim tё parimeve si, ai, i paanshmërisë, i pavarësisë, i solemnitetit të seancës gjyqësore, procesit të rregullt gjyqësor, barazisë së armëve në një proces penal etj..

Pozita e gjyqtarit nё vendin tonë diktohej drejtpërdrejtë nga ligjshmëria socialiste.

Proceset politike të montuara nga regjimi i kohës kishin pasoja tragjike.[60] Kështu, nëpërmjet gjuetisë së intrigave të përdorura nga Sigurimi i Shtetit, vetëm në një prej këtyre proceseve, subjekt i drejtpërdrejtë i dhunës policore ishin 4500 persona të arrestuar, prej të cilëve 1100 vetëm në qytetin e Shkodrës, pa harruar këtu edhe ekzekutimin e shumë të tjerëve, të cilët ishin të diplomuar, përfaqësues apo simpatizantë të frymёs pro-perëndimore, ashtu sikurse edhe ne sot, euroatlantike.[61]

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA është konstatuar një qëndrim ekstrem, radikal, pro rritjes të ndikimit të jugosllavo-sovjetikёve në Shqipëri, rritje të aktivitetit të tyre, krijimit të një ligji kushtetues sipas së drejtës sovjete dhe kufizim i theksuar i veprimtarive të bashkësive fetare në vend si dhe largimi nga Shqipëria i personave të huaj që ushtronin veprimtari tregtare.[62]

Orientimi i vendit drejt Bashkimit Sovjetik, nё planin e politikёs sё jashtme, u zyrtarizua nё Pleniumin e pestё tё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste Shqiptare.[63]

Udhёheqёsi mё i lartё politik i saj, Enver Hoxha nё Plenium pёrcaktonte kursin e politikёs sё jashtme shqiptare ndёrsa shprehej qё: “Pёr ne, nuk mund tё jenё nё njё plan Bashkimi Sovjetik me Anglinё dhe Amerikёn”.[64]

Regjimi totalitar, që në fillimet e tij, ka synuar kontrollin total të ekonomisë në vend me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij politik duke goditur rëndë botën e sipërmarrjes së lirë në vend.[65] Një konfiskim i tillë, i pasurisë, u realizua nën petkun e etikimeve diskriminuese si: të arratisur, të dënuar politik, aristokratë, çifligarë, etj.[66]

Kjo masë ndëshkuese ndaj të ashtuquajturës klasë të të deklasuarve (konfiskuarve) kishte për qëllim monopolizimin e ekonomisë në Shqipëri.[67]

Ligji i parё material, me natyrё tё theksuar penale, në Shqipërinë komuniste daton rreth mes muajit tё fundit tё vitit 1946.[68] Ky ligj ka shёrbyer krahas tё tjerash edhe pёr tё goditur e dёnuar kundёrshtarёt e regjimit komunist. Vite mё vonё, teoricientё dhe pёrfaqёsues tё doktrinёs socialiste tё sё drejtёs nё vendin tonё, teksa theksonin karakterin politik tё ligjit penal, pranonin faktin se dispozitat e tij janё plotёsuar apo ndryshuar nё koherencё me kёrkesat objektive tё zhvillimit dhe ndёrtimit tё socializmit nё vend.[69]

Sipas ligjit tё 1946, me faj penal duhej kuptuar çdo vepër që kishte për qëllim rrëzimin me forcë ose vënien në rrezik të organizmit shtetëror të sistemit qeverisës, apo çdo akt që synonte të cenonte parimet e luftës Nacionalçlirimtare.[70]

Në Shqipëri, si rrjedhojë e këtij legjislacioni politiko-penal, u dënuan shumë prej politikanëve dhe intelektualëve pro-perëndimorë, të cilët u janë nënshtruar torturave, trajtimit çnjerëzor dhe denigrues, ku krahas cenimit të jetës, shëndetit është cenuar edhe pasuria e tyre.[71]

Nga dokumentacioni arkivor, në shumë prej këtyre proceseve politike, është konstatuar edhe manipulimi i gjerë i dosjeve të hetimit me qëllim dënimin e personave të pafajshëm[72] për çdo veprim apo akt që shfaqte sipas tyre sjellje të caktuara të demokracisë perëndimore me qëllimin e vetëm instalimin e një sistemi diktatorial në Shqipëri sipas modeleve politike të Europës Lindore, ku spikaste mungesa e parlamentarizmit.[73] Në këtë kontekst, mjafton të përmendim të ashtuquajturin famëkeq “Gjyqin e deputetëve”,[74] i cili u parapri nga një sërë veprimesh të kundërligjshme të organit të akuzës ushtarake; si tortura apo asgjësimi fizik apo akte të tjera dhune fizike dhe psikologjike, të cilat u janë ekspozuar opinionit shoqëror në vend jo rrallëherë si vetëvrasje.[75] Në thelbin e tyre sjelljet e pushtetarëve të kohës nuk ishin tё mbёshtetura nё ligj. Ato kishin objektiv asgjёsimin e veprimtarisë legjislative dhe pluralizmit politik nëpërmjet akuzave të montuara politike.[76]

Kodifikimi i legjislacionit penal ёshtё arritur vetёm nё vitin 1952. Kjo nismё legjislative ёshtё paraprirё nga hyrja nё fuqi nё vitin 1948 tё ligjit “Mbi pjesёn e pёrgjithshme tё Kodit Penal”, qё normonte detyrat dhe parimet e legjislacionit penal, sistemin e dёnimeve, pёrgjegjёsinё penale etj.[77]

Kodi Penal ka pёsuar ndryshime nё vitin 1959. Heqja e zbatimit tё analogjisё dhe rritja e moshёs pёr pёrgjegjёsinё penale sipas Profesor Muçit ishin dy elemente progresivё qё kanё forcuar parimin e ligjshmёrisё dhe humanizmit.[78]

Me hyrjen nё fuqi tё Kodit tё ri Penal, nё vitin 1977,[79] kemi shfaqjen e disa elementëve regresivё nё tё drejtёn tonё. Kёshtu, e drejta jonё penale e kёsaj periudhe, nё pёrmbajtjen e saj, kundёrshtonte vetveten. Nga njёra anё ajo ekspozonte si parime themelore tё saj ligjshmёrinё, humanizmin apo individualizimin e dёnimit, dhe nё krahun tjetёr reklamonte me forcё njё ideologji dhe politikё tё caktuar.

Politizimi i tejskajshёm i legjislacionit penal cёnoi sigurinё juridike nё vend. Nё kёtё kohё kemi zgjerimin e parashikimit tё dёnimit me vdekje nё shumё prej veprave penale, kuptimi i krimeve kundёr shtetit u zgjerua mё tej, sidomos me nenin famёkeq tё “agjitacion dhe propogandёs”, duke krijuar kёshtu njё mjedis apatik, tё pasigurt, duke ngjallur frikë pёr qytetarёt e vendit tonё.[80]

Natyrshëm na lind pyetja se: Cili ishte qёndrimi i doktrinёs shqiptare lidhur me kuptimin e veprave penale gjatë kësaj kohe? Cilat ishin veçoritë e tyre?

Duhet patur nё vёmendje se, tashmё, legjislacioni penal ideohej mbёshtetur vetёm mbi doktrinёn marksiste – leniniste.[81]

Ndryshe nga sot, për ligjvënësin e kohës, të lind e drejta të mendosh se individi, të drejtat dhe interesat e tij ligjore ishin dytësore. Normat juridike-penale tё vitit 1952, përcaktonin kuptimin e krimeve. Me krime në radhë të parë kuptohej çdo sjellje që ishte e drejtuar kundër shtetit “demokratik”, ndaj pasurisë shtetërore e shoqërore dhe, më pas, ndaj individit dhe të drejtave të tij.[82]

Ligji penal i vitit 1977, krahas nocionit klasik të krimit, parashikonte si vepër penale çdo sjellje kriminale që ishte e drejtuar së pari kundër shtetit socialist, Partisë së Punës së Shqipërisë, pasurisë socialiste dhe, së fundmi, kundër rendit socialist.[83] Pra, ligji penal kishte nё pёrmbajtje karakter tё theksuar politik. Ai ishte njё mburojё mё shumё, nё funksion tё forcёs politike nё vend. Ligji reflektonte qёllimin e saj, pёr tё luftuar pluralizimin politik dhe respektimin e tё drejtave dhe lirive tё qytetarit.[84]

Nё Shqipёri ishin tё shumta krimet e kobshme tё shkaktuar prej dhunёs brutale tё regjimit monokratik.[85]

Sipas treguesve statistikorё tё Institutit tё Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit, 34135 ёshtё numri i tё dёnuarve politikё nga pushteti monist.[86] Nё kёto institucione tё ekzekutimit tё vendimeve penale -politike kanё ndёrruar jetё 984 persona.[87] Padyshim nё kёto “ferre tё diktaturёs sё kuqe” nuk mungonte keqtrajtimi njerёzor, denigrues dhe poshtёrues ndaj qytetarёve.[88]

Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit raporton 308 qytetarё, tё cilёt kanё humbur aftёsinё mendore gjatё qёndrimit nё burgjet komuniste si pasojё e trajtimit çnjerёzor dhe poshtёrues.[89] Krimet kundër shtetit ishin veprat penale kryesore të parashikuara në kodifikimet ligjore penale. “Tradhëtia ndaj Atdheut”, ishte vepra e parë penale me të cilat hapej seria e figurave të posaçme të veprave penale, të parashikuara në Kodin Penal të vitit 1952.[90]

Arratisja jashtë shtetit konsiderohej si një ndër format e realizimit të figurës së krimit të “Tradhëtisë ndaj Atdheut”, pasi kjo sipas botëkuptimit të ligjëvënësit të asaj periudhe, cenonte rëndë pavarësinë e Republikës Popullore të Shqipërisë. [91]

Dënimet kryesore që zbatoheshin për autorin e kësaj vepre penale ishin: heqja e lirisë, me jo më pak se, dhjetë vite apo dënimi kapital. Në çdo rast, krahas dënimit kryesor, për këtë figurë krimi parashikohej edhe zbatimi i dënimit plotësues – konfiskimi i pasurisë së autorit.[92]

Nё kuadёr tё dёnimeve politike tё zbatuara nё vendin tonё, pёr vitet 1953-1967 dhe 1983-1990, kjo vepёr penale zinte vendin e parё.[93]

Figurat e veprave penale si: vepra terroriste, organizmi ose pjesëmarrja në bandat e armatosuara, ndryshe nga sot, nënkuptonin aktet kriminale të ndërrmara me qëllim cënimin e pushtetit popullor.[94] Nëpërmjet këtyre normave juridike tentohej të mbrohej, së pari, pushteti i klasës sunduese në vend.[95]

Me vepra terroriste kuptoheshin sjelljet kriminale të drejtuara kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor, aktivistëve të organizatave shoqërore, ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqёrore.[96]

Organizimi ose pjesёmarrja në bandat e armatosura kishte për objekt cenimin e pushtetit popullor.[97] Në dallim nga vepra terroriste, në fokus të kësaj vepre penale pёrfshiheshin edhe aktet kriminale, qё kishin si qëllim tё tyre cenimin e pushtetit popullor.

Nё kёndёvёshtrim analitik tё legjislacionit penal, kёto akte do tё vlerёsoheshin si kriminale dhe mund të drejtoheshin kundёr institucioneve ligjzbatuese monopartiake nё vend, si dhe kun­dёr pёrfaqёsuesve tё pushtetit popullor, punonjёsve shoqёrorë, si dhe kundёr çdo qytetari tё Republikёs.[98] Gjithashtu, objekt i këtij krimi ishte edhe pasuria shtetërore, publike, dhe ajo private që mund të dëmtohej nga veprime të tilla si: shkatërrimi ose dëmtimi.

Dёnimi penal qё zbatohej ndaj kryerёsit tё veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në bandat e armatosura ishte i njёjtё sikurse për veprat terroriste. Kёshtu, dënimi me heqje tё lirisё, jo më pak se 10 vite dhe dënimi kapital që shoqërohej çdo herë me konfiskimin e pasurisë, ishin dy llojet kryesore tё dёnimit qё jepeshin nga pushteti gjyqёsor i kohёs.[99]

Një tjetër vepër penale karakteristike ishte diversioni.[100] Në thelb, kjo figurë krimi nënkuptonte shkatërrimin e pasurisë shtetërore apo shoqërore, me qëllim dobësimin e pushtetit popullor. [101] Kjo figurё krimi ishte njё mjet presioni mё shumё nё aspekt tё mbajtjes sё shoqёrisё shqiptare nёn trysninё e frikёs dhe pasigurisё nga “elementi i huaj”.[102]

Nga ana tjetër, është interesant fakti se, përhapja e sëmundjeve epidemike apo ekzootike, helmatimet në masë, përthitheshin në këtë figurë krimi, gjithnjë kur kjo kishte në pikëpamje të anës subjektive qëllimin e posaçëm- dobësimin e pushtetit popullor.[103]

Sabotimi ishte një tjetër figurë vepre penale që kishte për qëllim mbrojtjen e pushtetit popullor. Objekt i kësaj vepre penale ishte mbrojtja e sistemit ekonomik, transportit, bujqësisë, tregtisë dhe çdo veprimtari tjetër shtetërore që mund të dobësohej me anë të sabotimit.[104] Po cilat ishin format kryesore tё kryerjes sё veprёs penale tё sabotimit?

Sot, vlerёsojmё se kjo ishte njё figurё krimi qё mё sё shumti i ka shёrbyer interesave tё ngushta tё klasёs drejtuese politike nё vend. Ajo ёshtё parё si rrugёzgjidhja e duhur nё rrafshin penal, pёr tё mbuluar dёshtimet e rradhёs sё qeverisjes monokratike pikёrisht pёr shkak tё ndjekjes prej saj tё politikёs sё gabuar nё shumё prej sektorёve jetikё nё vend si nё ekonomi, bujqёsi, industri, agro-turizёm, politikё tё jashtme etj., si dhe pёr tё dёnuar grupet e brendshme “armiqёsore” qё ishin kundёr vijёs sё partisё – shtet.[105]

Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor ishte njё vepёr penale me natyrё tё pastёr politike, qё vinte e parashikuar nё ligjin e posaçёm.[106] Ky ligj ishte hartuar me synimin e vetёm pёr tё ndёshkuar kundёrshtarёt e regjimit totalitar. Krahas tij, agjitacioni dhe propaganda ishte e parashikuar në tё dy kodifikimet e bёra ligjit tonё penal. Mё konkretisht, ajo parashikohej nё nenin 72 tё Kodit Penal të vitit 1952,[107] si dhe nenin 55, tё Kodit Penal tё vitit 1977.[108]

Kjo vepër penale nënkuptonte thirrjen për të minuar apo shkatërruar pushtetin popullor.[109] Vepra kryhej me veprime aktive si agjitacioni, propoganda, përgatitja, përhapja apo ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje të tillë,[110] si: fetare, kundёrsocialiste[111], dёgjimi apo shikimi i mediave tё huaja, shprehja e pakёnaqёsive kundёr realitetit ekonomik, social, politik apo kulturor qё kishte pёrfshirё vendin.[112] Nё aspektin juridiko-penal, qё vepra tё quhej e kryer, nuk kishte nevojё pёr ardhjen e ndonjё pasoje tё caktuar por mjafton tё realizohej thirrja. Pra, ajo ishte njё vepёr penale formale.

Kjo normё penale - politike kishte pёr synim kufizimin maksimal tё lirisё sё shprehjes dhe mendimit tё qytetarёve ndaj autoritetit dhe regjimit mё tё egёr totalitar qё Europa Lindore kishte njohur.[113] Qё, pёr hirё tё sё vёrtetёs, ishte shprehje e njё ndёrthurjeje tё shёmtuar mes ideologjisё komuniste e nacionalizimit, ksenofobisё si dhe izolacionit.[114] Pёr kёtё figurё krimi, autori dënohej me burgim nga tre deri në dhjetë vite.[115] Ndërsa, kur agjitacioni dhe propoganda ishte kryer nё kohё lufte apo kishin ardhur pasoja të rënda, dënohej me jo më pak se dhjetë vite burgim apo me dënimin me vdekje, e shoqëruar gjithnjë kjo me konfiskim të pasurisë. [116] Pёr afro dy dekada, ajo ishte figura kryesore me numrin mё tё madh tё tё dёnuarёve pёr krime politike.[117]

Duhet tё kihet nё vёmendje tonё se, dёnimi penal krijonte efekte tё rёnda nё planin social-ekonomik, si dhe nё rrafshin politik pёr tё dёnuarin.[118] Ai nёnkuptonte shkatёrrimin pёrfundimtar tё karrierёs profesionale tё individit, humbjen e statusit shoqёror, ekonomik, dhe tё disa tё drejtave themelore. Pёr mё tepёr, efektet e dёnimit penal nuk ndalonin vetёm te autori i kёsaj vepre penale me natyrё tё theksuar politike, por shtrinin ndikimin e tyre negativ edhe nё familjarёt dhe tё afёrmit e tij.[119]

Norma juridike penale e agjitacionit dhe propogandёs, nё vetvete, pёrbёnte njё shtrёngim dekurajues qё paralizonte qё nё gjenezё çdo mendim apo ide pёrparimtare qё tentonte tё shtynte pёrpara zhvillimin dhe mirёqёnien e shoqёrisё shqiptare gjatё regjimit socialist totalitar.[120] Ajo ishte njё mekanizёm shtypёs dhe i frikshёm ligjor nё duart e pushtetarёve tё regjimit monist.[121] Kjo dispozitё penale, për nga mënyra si ishte formuluar, ishte e tillë që qëllimisht të linte vend pёr shumё subjektivizёm, dhe të zbatohej lehtësisht, rast pas rasti, sipas nevojave të partisë-shtet.

Politologu i mirёnjohur z. Krasniqi ka evidentuar faktin se, afro 1/5 e popullsisё shqiptare nё kёto vite ёshtё prekur si rrjedhojё e kёtij subjektivizmi tё pashoq.[122] Ndёrsa, sipas sociologut tё shquar shqiptar z. Dervishi, neni i agjitacionit dhe propogandёs shёrbente pёr tё tronditur me anё tё furisё sё dallgёve tё luftёs sё klasave pikёrisht piramidat e brishta e jetёshkurtra tё hierarkive nё shoqёrinё tonё.[123]

Praktisht, edhe pse ishte pranuar pluralizmi politik, kjo dispozitё veproi relativisht edhe pёr njё kohё pas rënies së regjimit komunist.

Me ndёrhyrjet ligjore tё Majit 1990[124] ёshtё kёrkuar “zbutja” ligjore ndaj efekteve “negative” tё autorёve tё kёtyre veprave penale nё shoqёrinё shqiptare. Kёshtu, legjislacioni penal sanksiononte si vepёr penale agjitacionin dhe propagandёn pavarёsisht formёs sё realizimit tё saj. Pra, kjo mbetej ende njё vepёr formale qё nuk kёrkonte domosdoshmёrisht ardhjen e njё pasoje tё caktuar.

Njё tjetёr “risi”, e ndryshimeve ligjore tё vitit 1990, ishte heqja e dёnimit kapital- atij me vdekje, si njё ndёr llojet e dёnimeve tё zbatuara nё shumё prej “fajtorёve” tё kёsaj vepre.[125] Madje, ndoshta duket e tepёr tё theksojmё, por, ligjbёrёsi ёshtё kujdesur qё veprimtaritё e ndryshme me karakter liberal dhe politik tё ishin tё dёnueshme nё kuadёr tё propagandёs luftënxitëse apo fashiste. [126] Njё veprim i tillё i kushtonte autorёve deri nё pesё vite tё heqjes sё lirisё. [127]

Interesant ёshtё fakti se, kjo vepёr penale ёshtё shfuqizuar vetёm mё 30 Janar 1992.[128] Ç’ka tё lё tё kuptosh se dhe vetё fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё vend – zgjedhjet e para pluraliste - ёshtё zhvilluar nёn presionin dhe darёn shtrёnguese tё kastёs nё pushtet - Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё.

Pёrsa, shohim nga mё lart, nuk ёshtё e vёshtirё tё kuptojmё se, sistemi i drejtёsisё penale dhe vetё normat juridike penale ishin gjithnjё nё pёrputhje tё plotё me interesat e partisё-shtet.

Normat juridike penale kishin efekte prapavepruese, ndryshe nga sot, lidhur me veprimtarinë aktive kundёr lёvizjes komuniste të ndodhur përpara çlirimit të vendit. Kështu, ishte e dënueshme, veprimtaria aktive dhe lufta kundër klasës punëtore në Shqipëri e ndodhur para hyrjes në fuqi të këtij ligji.[129] Pra, ligji konsideronte si sjellje kriminale edhe veprimet e kryera përpara hyrjes në fuqi të tij.

Autori i veprës penale dënohej me heqje të lirisë për një periudhë nga tre deri në dhjetë vite[130] bazuar nё Kodin Penal tё vitit 1952, dhe me jo mё pak se dhjetё vite apo me vdekje sipas Kodit Penal tё vitit 1977.

Si rregull, subjekti i kёsaj vepre penale ishte i posaçёm – personat qё ushtronin funksione dhe pёrgjegjёsi publike nё shtetin shqiptar, apo ishin ngarkuar me njё mision tё fshehtё nё vendin tonё. [131]

Referuar ligjit penal tё vitit 1977, subjekt i kёsaj dispozite mund tё ishin edhe pjesёmarrёsit nё tё ashtёquajturat organizata tradhtare – organizma shoqёrore qё kishin pikёpamje tё ndryshme nё lidhje me sistemin e qeverisjes nё vend.[132] Krahas saj, krijimi apo pjesёmarrja nё njё organizёm tё tillё kundёr sistemit socialist sanksionohej nga ligji penal i vitit 1977, si njё figurё e posaçme krimi. Dёnimi i parashikuar pёr autorin ishte i rёndё. Ai konsistonte nё heqje lirie, minimumi jo më pak se dhjetë vite, apo dёnim me vdekje.[133]

Një veçori tjetër e veprave penale kundër shtetit ishte edhe fakti që, në funksion të solidaritetit ndërkombëtar të interesave do të konsiderohej vepër penale çdo sjellje apo veprim kriminal i drejtuar kundër Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe çdo shteti demokratik Popullor.[134] Nё kёtё drejtim, me prishjen e boshtit miqёsor sovjetik, ndryshoi dhe formulimi i normave juridiko-penale shqiptare. Kёshtu, kёtё herё, pa specifikuar Repubikёn Sovjete, sipas legjislacionit penal tё vitit 1977, ishte pёrsёri e dёnueshme çdo veprimtari qё ishte e drejtuar ndaj lëvizjes revolucionare të klasës punëtore, bazuar kjo nё parimin e internacionalizmit proletar.[135]

Sjelljet kriminale kundër shtetit të parashikuara nga legjislacioni ynё penal ishin tё ndёshkueshme edhe kur ato drejtoheshin ndaj shteteve të tjera socialiste, lëvizjeve revolucionare të klasës punëtore, luftës së popujve për liri e pavarësi, përparim shoqëror apo socializëm.[136][137]

Po çfarë do të kuptohej me shtet demokratik popullor? A nënkuptonte legjislatori ynë, më këtë fundit, vendet dhe shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore?

Nё fakt, mendojmё se, qëllimi i kësaj dispozite ishte mbrojtja e interesave të klasës punëtore në të gjitha vendet ku shtrinte ndikimin legjislacioni i familjes socialiste të së drejtës.

Kjo e fundit, dallohej pёr drejtёsinё politike, njё pavarёsi tё zbehtё tё pushtetit gjyqёsor, rolin esencial tё organit tё hetuesisё si dhe pёr njё trajtim tё diferencuar nё kuadrin e mbrojtjes penale qё i afrohej tё drejtёs publike nё raport me atё private.[138]

Natyrshëm që do të lindte pyetja: A do të duhej të lindte përgjegjësia penale për krimet e komunizmit?[139] Kush janё personat qё mund tё inicionin njё proces tё tillё? A mund tё kualifikohen aktet e kryera nga pёrfaqёsuesit e regjimit totalitar si vepër penale e gjenocidit, krimeve kundёr njerёzimit, si vrasje nё rrethana tё cilёsuar apo minimumi thjesht, si vepër penale e shkaktimit tё vetёvrasjes? A mund të konsiderohen sjelljet kriminale tё kryera nga klika në pushtet si veprime të kryera me qëllim për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar apo fetar? A mund tё themi se, ligji penal merrte nё mbrojtje dhe garantonte tё drejtat dhe liritё themelore tё njeriut dhe tё drejtat politike, lirinё pёr t’u organizuar nё njё parti politikё ndryshe nga Partia Komuniste? A mund tё pretendojmё se, sikurse dhe sot, normat juridike penale garantonin lirinё e besimit, tё shprehjes, lёvizjes sё lirisё?

Natyrisht, sistemi ynё i drejtёsisё penale ka ende shumё pёr tё bёrё. Sipas studiuesit gjerman Jörg Lüer akuzat pёr krimet komuniste duhet tё adresohen nё organin e ndjekjes penale, pikёrisht, nga ata qytetarё qё janё prekur prej kёtyre sjelljeve kriminale nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё apo tё tёrthortё.[140] Sipas z. Lüer “[...] që nga proceset e Nurembergut e drejta ligjore njeh toposin[141] e krimeve kundër njerëzimit, që kundrejt nazistëve pati efekt prapaveprues. Ky topos është edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Fuqia shëruese e ndjekjes penale qëndron si tek krijimi i opinionit dhe bërja publike e krimeve ashtu edhe tek gjykimet. Prandaj, elitat e djeshme i tremben proceseve të tilla kaq shumë, sepse ato grisin atë perden e gjoja normalitetit.[142]

2.2 Dënimet kryesore dhe plotësuese sipas kodifikimit të së drejtës penale të familjes ligjore socialiste

Nё Shqipёri, sikundёr dhe nё shumё prej vendeve tё Europёs lindore, instituti i dёnimit penal ёshtё pёrdorur si “shkopi” i pёrkryer pёr tё kontrolluar dhe ruajtur pushtetin totalitar.[143] Ai ka shёrbyer shpesh pёr likuidimin e kundёrshtarёve politik tё kёtij sistemi diktatorial.[144]

Ligjvёnёsi shqiptar, i diktuar ngushtёsisht nga interesat politike tё momentit, hartoi ligje penale tё ashpra dhe tё rrepta.[145]

Krijimi i njё legjislacioni tё egёr politiko-penal kishte pёr qёllim brumosjen njёherё e pёrgjithmonё tё gjithё qytetarёve tё Republikёs sё Re “komuniste”, pa asnjё dallim, me filozofinё e shtetarёve qё udhёhiqnin shtetin shqiptar tё kёsaj periudhe.[146] Nё kёtё kuptim, Kodi Penal i vitit 1952, përcaktonte se cilat ishin dënimet kryesore. Dënimet kryesore ishin: ai kapital, heqja e lirisë, internimi me punë korektonjëse, puna korektonjëse dhe qortimi shoqëror.[147] Dënimet plotësuese ishin internimi, konfiskimi i pasurisë, humbja e të drejtave dhe lirisë të ushtrimi të një veprimtarie të caktuar ose të një mjeshtrie etj.[148] Gjithashtu, ligji penal i rezervonte një dispozitë të veçantë parashikimit të dënimit me vdekje për këdo që kryente krime kundër shtetit dhe për krime të tjera veçanërisht të rrezikshme.[149]

2.2.1 Çfarë kuptohej me masa penale dhe cilat ishin qëllimet e tyre?

Internimi ishte një ndër llojet kryesore të dënimeve. Po çfarë do të kuptohej me internim? Ku konsistonte ai? Sipas ligjit penal të vitit 1952, internimi ishte largimi i detyruar i personit të dënuar nga vendbanimi me qëllim qëndrimin në një vend të caktuar për të kryer apo punë korrektonjëse.

Drejtësia penale e kohës e zbatonte internimin në të dy format kryesore të shfaqjes së dënimeve. Koha ishte elementi që bënte dallimin mes internimit si dënim kryesor dhe plotësues. Kështu, sipas ligjit, internimi në kuptim të një dënimim kryesor zbatohej në maksimum për një periudhë kohore dhjetëvjeçare. Ndërsa, si dënim plotësues internimi zbatohej pas përfundimit të dënimit kryesor dhe për një kohë më të shkurtër, shtrirja e së cilës nuk mund t’i kalonte pesë vite.[150]

Ligji penal ndalonte në mënyrë kategorike zbatimin e internimit ndaj të miturve.[151] Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet për diskutim është: Cila ishte zgjidhja ligjore për të miturit e lindur në internim, apo për ata të mitur, të cilët u internoheshin prindërit dhe familjarët? Si veprohej në këto raste? A kishte krijuar shteti shqiptar gjatё kёsaj periudhe instrumentat e duhur ligjorë me qëllim zbatimin me përpikëmëri të kësaj ndalese absolute? Çfarë tregojnë dokumentet e kohës? A mund të pretendojmë sot, se, në jo pak raste kishim cenim dhe mos respektim të kësaj dispozite?

Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit ka publikuar se 59 009 ёshtё numri i qytetarёve qё janё internuar nё kampe pёrqёndrimi nga regjimi komunist dhe se

7 022 persona kanё ndёrruar jetё gjatё internimit nёn kёtё regjim diktatorial.[152]

Administrimi i të dhënave të sakta për numrin e të miturve që kanë lindur në internim dhe dokumentimi i rrugëtimit të tyre në jetë, do të mund të ofronte një pamje më të plotë të pasojave shkatërrimtare që pati ky sistem në brezat e rinj.

Dëbimi ishte një ndër llojet kryesore të dënimit. Me dëbim kuptohej largimi i të dënuarit për një kohë të caktuar[153] nga vendbanimi, shoqëruar kjo ndalimin për të qëndruar në një ose disa vende të caktuara. Dëbimi si dënim plotësues fillonte të zbatohej pas ekzekutimit të plotë të dënimit me burgim apo heqj lirie sikurse konsiderohej nga terminologjia juridike e kohës.

Ndaj individëve shtetas me kombësi të ndryshme nga ajo e vendit tonë, dëbimi, si një ndër llojet e dënimit, zbatohej me nxjerrjen e tyre jashtë kufijve të Republikës sonë Popullore.[154]

Por, sa ёshtё numri i personave ndaj tё cilёve ёshtё zbatuar dёbimi si njё ndёr llojet e dёnimeve? Mendojmё se, gjatё veprimtarisё dhe me punёn e tij studimore, Instituti duhet tё pёrcaktojë numrin e saktё tё qytetarёve tё cilёt janё prekur nga kjo masё ndёshkuese pёr motive politike. Kështu do të kemi një panoramë më të qartë të mjeteve të dënimit, që më shumë i shërbyen ideologjisë dhe përmbushjes së qëllimeve të shtetit komunist.

Puna korrektonjëse ishte një tjetër lloj dënimi që zbatohej ndaj autorëve të veprave penale.

Organi përgjegjës për dhënien e saj ishte gjykata. Në mungesë të shprehjes të autoritetit gjyqësor, organet e ekzekutimit mund të caktonin vendin se, ku do të zbatohej puna korrektonjëse.[155]Ajo zbatohej për një periudhë kohore maksimale deri në një vit. Puna korrektonjëse kishte si karateristikë faktin se nuk zbatohej ndaj ushtarakëve. Dhe se, me vendim gjykate, të dënuarit me punë korrektonjëse mund t’i ndalohej shpërblimi për punën e kryer deri në ¼ e masës së shpërblimit të saj.[156]

Aspekte të tjera të diskriminimit negativ të kësaj dispozite shtrinin efektet e tyre mbi të drejtën e punës, sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Themi këtë, pasi, norma penale mbi punën korektonjëse sanksiononte prerë se: “[]Koha e vuajtjes së dënimit me punë korektonjëse, edhe kur i dënuari në qendrën e punës, nuk llogaritet në vjetërsinë e punës dhe për kualifikim, as edhe në vjetërsinë në lidhje me pensionin dhe përfitimet e tjera”.[157]

Ligji ndalonte në mënyrë absolute pagimin e shtesave mbi trajtimin financiar për vjetërsinë e punës gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me punë korretonjëse.

Konfiskimi i plotë i pasurisë së të dënuarve nga komunistёt ishte një tjetër karakteristikë e këtij Kodi. [158]

Konfiskimi i pasurisё konsistonte nё kalimin e tё drejtave pronёsore tё tё dёnuarit nё interes tё shtetit nё mёnyrё tё pjesshme apo tё plotё pёr veprat penale tё kryera edhe pёr motive politike. Sipas teoricienёve tё sё drejtёs penale, me konfiskim të pasurisë kuptohej shpronësimi i detyrueshëm dhe pa shpërblim në dobi të shtetit, të gjithë apo një pjese të pasurisë personale të të dënuarit ose të pjesës së tij në pasurinë e përbashkët, që caktohej mbi bazёn e vendimit tё gjykatës.[159] Kjo e fundit, në veprimtarinё e saj udhëhiqej nga normat penale të pjesës së posaçme si dhe mbi tё gjitha nga “ndërgjegja juridike socialiste”. [160] [161] Objekt i konfiskimit ishin: pasuria personale e të dënuarit, pasuria e përbashkët bashkëshortore, si dhe e gjithë pasuria e përbashkët e ekonomisë bujqësore në të cilën bënte pjesë i dënuari.[162] Madje, për përjashtim të konfiskimit të sendeve të të dënuarve, duhej patjetër të shprehej qeveria me një akt të sajin, ndryshe e gjithë pasuria duhej të konfiskohej.[163]

Bazuar nё dispozitat penale, nuk mund t’i nёnshtroheshin konfiskimit të pasurisë sendet e përdorimit familjar që ishin të domosdoshme për jetesёn e të dënuarit dhe familjes sё tij, si dhe veglat e nevojshme për prodhim të vogël, të zejtarisë, të mjeshtërisë ose bujqësisë, që siguronin jetesën e familjes së të dënuarit. Konfiskimi i kёtyre tё fundit, bëhej vetëm kur gjykata e dënonte personin edhe me ndalimin e ushtrimit të mjeshtërisë së tij.[164]

Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit, me qёllim pёrmbushjen me sukses tё misionit tё tij, duhet tё ketё nё vёmendje evidentimin e plotё tё pasurisё dhe numrit tё personave tё cilёve i ёshtё konfiskuar pasuria pёr motive politike gjatё kёtij regjimi totalitar. Instituti duhet tё pёrcaktojё edhe numrin e saktё tё shtetasve tё cilёve i ёshtё mohuar e drejta elektorale pёr motive dhe shkaqe politike. Kjo pasi, humbja e të drejtave me natyrё politike si pёr tё zgjedhur dhe pёr t’u zgjedhur ishte parashikuar nё ligjin penal si njё ndёr llojet e dёnimeve plotёsuese.

E drejta pёr tё pёrfituar pension ishte po ashtu njё tjetёr lloj dёnimi plotёsues me karakter tё pёrkohshёm shtrёngues pёr njё periudhё tё caktuar kohore (1-10 vite), qё zbatohej ndaj qytetarёve tё dёnuar pёr krime politike.

Evidentimi i numrit tё tё dёnuarve tё cilёve iu ёshtё hequr e drejta pёr tё pёrfituar pension pёr shkaqe politike do tё ishte njё tregues mё shumё, pёr tё dalluar aspektet diskriminuese dhe pasqyruar me objektivitet kushtet e rёnda tё jetesёs tё kёsaj kategorie ‘vulnerabёl’ tё bashkёsisё sonё.

Marrëdhëniet juridiko-shoqërore që mbroheshin nga legjislacioni penal në vitet 1944-1990

Nё parantezё, normat e legjislacionit penal të vitit 1952 dhe 1977, mbronin jetën dhe shëndetin e personave ndaj çdo vepre, akti, sjellje kriminale.[165] Në këto dispozita dënohej vrasja e kryer në të dy format e fajësisë, si nga pakujdesia ashtu edhe me dashje.[166] Gjithashtu këto norma parashikonin si vepër penale edhe shkaktimin e vetëvrasjes së një personi nga sjellje negative që konsistonin në keqtrajtimin e njeriut.[167] E dënueshme nga ligji ishte edhe tentativa si rrjedhojë e një trajtimi negativ sistematik që ulte rëndë dinjitetin njerëzor.[168] Ashtu sikurse edhe sot, në këto dispozita sanksionohej edhe vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit, që shkaktohej nga dhuna apo fyerja e rëndë.[169] Gjithashtu qytetarët, viktimë e sjelljes kriminale mbroheshin edhe nga vrasjet në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.[170]

Ёshtё paradoksale tё mendosh, qё, teksa, legjislatori ynё kujdesej nё “letrёn penale” pёr mbrojtjen e sё drejtёs sё jetёs tё çdo individi, si njё e drejtё themelore pa gёzimin e sё cilёs nuk mund tё bёhej e mundur gёzimi i tё drejtave tё tjera, gjatё ndёrtimit tё socializmit me forcat e veta rezultojnё 6 027 shqiptarё tё vrarё me, apo pa, njё proces tё rregullt gjyqёsor nёn petkun e “armiku i popullit”.[171] Kjo mund tё jetё njё tjetёr detyrё ligjore por, aq dhe, sa morale e Institutit tё Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit, pёr detajuar numrin e individёve tё pafajshёm, jeta e tё cilёve ёshtё cenuar me, apo pa, njё proces tё rregullt gjyqёsor.

Kodi Penal i vitit 1952, në kuadër të krimeve kundër shëndetit kishte parashikuar, ashtu sikurse edhe kodi ynë bashkëkohor, një seri tё veprave penale që mbronin shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë si plagosja e rëndë me dashje apo nga pakujdesia, plagosja e lehtë me dashje ose nga pakujdesia, rrahja etj.[172]

Interesant është fakti që, Kodi ynë Penal merrte në mbrojtje në aspektin juridiko-penal shëndetin e shtetasve apo të individëve të ndryshëm ndaj sjelljeve që shkaktonin mundime, apo sillnin edhe cenimin e jetës së personit.[173]

Kodi merrte në mbrojtje shëndetin e qytetarëve nga veprime të tilla që konsistonin në ngjitjen me vetëdije të sëmundjeve veneriane.[174] Po ashtu, Kodi Penal kishte parashikuar në një seksion më vete krimet e rrezikshme për jetën dhe shëndetin si dhe krimet seksuale.[175] Kodi i kësaj periudhe në kuptim të krimeve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin konsideronte si sjellje kriminale lënien në një gjendje të vёshtirё dhe pa ndihmë të qytetarëve, grupeve dhe shtresave në nevojë.[176] Është interesant fakti se, teksa Kodi Penal shprehte dhe sanksiononte mbrojtjen e kësaj shtrese vulnerabël të shoqërisë për kujdes dhe trajtim shëndetësor, ndihmë sociale dhe financiare[177], shumë prej qytetarëve të vendit tonë vuanin nëpër kampe internimi dhe burgje për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme që kishin në raport me sistemin e përzgjedhur të qeverisjes.

Kodi Penal i vitit 1952, merrte në mbrojtje edhe lirinë dhe dinjitetin e personit. Kështu privimi i paligjshëm i lirisë, i kryer nga një person me funksione publike, dënohej nga ligji penal, kur si pasojë e këtij veprimi ishte vënë në rrezik jeta dhe shëndeti i qytetarit të pafajshëm.[178]

Por kjo vepër penale, a do të duhej apo mbronte në ndonjë mënyrë qytetarët nga ndërmarrja e veprimeve kriminale nga ana e funksionarëve apo pushtetarëve të kohës? - të cilët, sipas dokumenteve dhe historiografisë së kohës, tregojnë se kanë cenuar në jo pak raste lirinë, jetën, shëndetin si dhe pronën e një numri shumë të madh të qytetarëve të vendit tonë.

Legjislacioni ynё penal merrte nё mbrojtje pasurinё socialiste.[179] Kodi Penal i vitit 1977 në dallim nga ai i vitit 1952, solli ndryshime të rëndësishme në lidhje me krimet kundër pasurisë socialiste. Nëpërmjet dispozitave të tij, vihej në mbrojtje të veçantë pasuria socialiste që, siç përcaktohej në nenin 17 të Kushtetutës së R.P.S.SH-së, “ishte baza e paprekshme e rendit socialist, burimi i mirëqënies së popullit dhe i fuqisë së atdheut”. [180]

Kodi Penal, krahas të tjerave, merrte në mbrojtje edhe pasurinë. Kodi sanksiononte në çdo rast se, vendosja e privilegjeve në favor të qytetarëve për shkak ndryshimi në kombësi, racë apo fe konsiderohej shkelje e barazisë së tyre, sikundër edhe kufizimi në çdo mënyrë i të drejtave të tyre.[181]

Në kuadër të krimeve kundër rendit administrativ, kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit do të konsiderohej si shkelje e dispozitave për ruajten e kufijve shtetëror. Natyrisht, që, ligji penal i kësaj kohe dënonte edhe përkrahjen e autorit të kësaj vepre penale (kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit), e cila kur realizohej nga funksionari publik me anë të shpërdorimit të detyrës dënohej nga 3 – 10 vite burgim.[182]

Kodi Penal i vitit 1977, konsideronte vepër penale edhe shtrëngimin nëpërmjet përdorimit të dhunës, për të bërë deklarata ndaj personit për të cilin zhvilloheshin hetime. Në këtë kuptim subjekti i kësaj vepre penale, ashtu sikurse edhe tek neni 114 “fillimi i paligjshëm i procedimit penal”, ishte i posaçëm, personi i cili ishte përfaqësues i organeve të hetimit dhe të prokurorisë.[183]

Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, qytetarët janë shtrënguar për të bërë deklarata, të cilat binin ndesh me interesat e tyre personale dhe ishin në përputhje të plotë me qëndrimet e Partisë-shtet.[184]

Kodi Penal i vitit 1977 ndalonte ushtrimin e aktiviteteve tregtare në vend nga subjekte private.[185]

Mendimi juridik penal përgjatë sistemit monokratik tё qeverisjes ///////////

Mendimi juridik në lëmin e së drejtës penale nё vitet e sundimit tё regjimit totalitar ka përfaqësuar një përpjekje për t’u trajtuar në sintoni të plotë me këndvështrimin ideologjik, politik si dhe juridik[186]. Çdo vepёr shkencore në fushën e së drejtës penale, por jo vetëm, pёrshkruhej nga elemente thelbёsorë si: parimet e së drejtës penale të familjes socialiste, mësimet e partisë –shtet që sundonte çdo aspekt të jetës qytetare në Shqipëri si dhe mbi tё gjitha, nga filozofia marksiste –leniniste.[187]

Zhvillimi i mendimit juridik në lёmin e të drejtës penale nё kёtё periudhё kohore ёshtё bazuar kryesisht në studimet që merreshin në kuadër të mbrojtjes së titujve shkencorë pranë Fakultetit të Drejtësisë[188], në revistën shkencore - politike të kohës “Drejtësia Popullore”, si dhe në tekste të ndryshme mësimore.[189]

Historiografia shqiptare tregon se veprimtaria kёrkimore shkencore shqiptare do tё zhvillohej pranё Akademisё sё Shkencave tё Bashkimit Sovjetik ose nё Shqipёri.[190] Ndaj nuk ёshtё çudi qё mendimi shkencor nё fushёn e sё drejtёs, dhe nё veçanti nё tё drejtёn penale pёr kёto vite, tё kishte gjenezёn e tij nё mendimin juridik sovjet.

Aspiranti i parё shqiptar i laureuar nё Bashkimin Sovjetik ёshtё profesor Ismet Elezi, qё konsiderohet me të drejtë si babai i së drejtës penale shqiptare gjatё periudhёs sё realizmit socialist.[191] Ai ёshtё hartuesi dhe përçuesi kryesor i vlerave më të mëdha të mendimit juridik në lëmin e së drejtës penale socialiste.[192] Profesor Elezi spikat me studimet e tij nё kёtё fushё tё sё drejtёs. Ai i ka dhёnё njё shtysё tё madhe mendimit juridik në të gjitha trevat shqipfolëse.[193] Studimi i tij i vitit 1960 me temё: “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Republikën Popullore të Shqipërisë” ёshtё punimi i parë i mirëfilltë shkencor në lëmin e shkencës të së drejtës penale socialiste (Pjesa e posaçme).[194]

Punimi është i strukturuar në tri kapituj kryesorë.[195] Në kapitullin e parë të trajtesës përfshihen kuptimi i vrasjes dhe konteksti historik i saj si dhe sistemi i figurave të krimeve kundër jetës në të drejtën penale shqiptare. [196] Në kapitullin e dytë, profesor Elezi është ndalur në një analizë të elementeve të figurave të krimeve kundër jetës. [197] Në kapitullin e tretë, autori është përqëndruar më së shumti në disa momente të së drejtës penale të përgjithshme lidhur me vrasjet sikurse janë: disa rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale në krimin e vrasjes, fazat e zhvillimit të këtij krimi si dhe dënimi për të[198]. Punimi pas afro tri dekadave është sjellë në trajtën e monografisë shkencore të titulluar: “Krimet kundër jetës”[199].

Duke u nisur nga qëllimi i mirë për të ndihmuar sado pak në zhvillimin e shkencës të së drejtës dhe mendimin juridik shqiptar në lëmin penal, profesor Elezi ka shtjelluar në një krijim shkencor elemente të rëndësishëm të së drejtën zakonore penale të vendit tonë. Ai është kujdesur të tregojë vlerat që ka studimi i instituteve të fajit, bashkëpunimit, fazat e zhvillimit të veprës penale dhe llojet kryesore të saj për zhvillimin e shkencës të së drejtës dhe mendimin juridik shqiptar[200].

Teoria e së drejtës penale është ajo që ka udhëhequr veprimtarinë dhe praktikën tonë gjyqësore përsa i takon krimeve të vrasjes[201]. Sipas tij, mbrojtja juridiko-penale e jetës së njeriut është çmuar si pjesë përbërëse e politikës së përgjithshme shtetërore për ruajtjen dhe forcimin e ligjshmërisë dhe demokracisë funksionale të kohës[202].

Me tё drejtё sot lind pyetja nёse shoqёria jonё ka pёrjetuar nё kёto vite vёrtet njё demokraci funksionale popullore?- apo kjo ishte thjesht simbolika e njё diktature tё pashembullt tё kurrё jetuar mё parё nё Europёn Lindore dhe jo vetёm?! A kanё shёrbyer kёto dispozita pёr eleminimet e kundёrshtarёve tё regjimit socialist? Cila ishte dhe si realizohej mbrojtja juridike – penale pёr qytetarёt qё kishin pikёpamje tё ndryshme politike? A ishte kjo njё garanci efektive ndaj akteve tё dhunёs sё makinerisё sё shtetёrore? Nё sa prej rasteve kjo dispozitё ka vepruar ndaj e kundrejt kёtyre tё fundit? Studime të thelluara, bazuar mbi të dhëna konkrete statistikore dhe objektive për këto çështje, mungojnë ende sot.

Studimi i dytё shkencor nё kuadrin e njё punimi doktoral ёshtё i titulluar “Përgjegjësia penale për krimin e shpërdorimit të detyrës sipas të drejtës penale të RPSSH”.[203] Kumtesa shkencore e z. Sauli të tërheq vëmendjen për stilin e veçantë të të shkruarit dhe gjuhën juridike shumë të pasur.[204] Zhvillimi i legjislacionit penal në planin historik për krimet në ushtrimin e detyrës ёshtё zhvilluar me shumё rigorozitet. Ai ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të shkencës të së drejtës penale në kuadrin e studimeve të figurave të krimeve në ushtrimin e detyrës[205]. Autori ndan mendimin se përcaktimi i drejtë i këtyre elementëve paraqet rëndësi të madhe për teorinë e së drejtës, pasi e bën më të kuptueshme normën penale të shpërdorimit të detyrës dhe rrit efektin parandalues të saj. Në të njëjtën kohë, shërben si bazë solide për formimin profesional të profesionistëve në sistemin e drejtësisë duke eliminuar mangësitë e shfaqura gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre ligjzbatuese[206]. Për më tepër, autori është fokusuar edhe në rolin e qënësishëm që ka legjislacioni penal në luftën kundër veprave penale në ushtrimin e detyrës[207]. Ky punim tregon nga ana tjetër edhe përpjekjet për të përcaktuar, edhe pse nga ana doktrinale, disa kufij të mënyrës së ushtrimit të pushtetit shtetëror nga ana e funksionarëve të asaj kohe.

Ndër të tjera, nëpërmjet këtij punimi shkencor është synuar përmirësimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë në lidhje me paqartësitë që ekzistonin në kuptimin e drejtë të lidhjes shkakësore. Në të theksohet që: “[...] nuk është e drejtë të thuhet se ekziston lidhja shkaksore midis veprës penale dhe pasojës së ardhur sepse kur përmendim veprën penale, nënkuptojmë ekzistencën e figurës së krimit që përfshin në vetvete edhe lidhjen shkaksore edhe pasojën si elemente të anës objektive të tij… pasoja e rëndë të jetë rezultat i drejtëpërdrejtë i veprimeve të kundërligjshme të subjektit të veprës penale [...] ”[208].

Trajtesa me titull “Përgjegjësia penale për kryerjen e veprave penale të drejtuara kundër veprimtarisë shtetërore ose shoqërore në RPSSH” është studimi i tretё shkencor nё suazёn e punime doktorale. Ajo ёshtё karakterizuar nga trajtimi teorik dhe praktik i problematikave të hasura në lidhje me krimet kundër veprimtarisë shtetërore ose shoqërore.[209]

Kёrkimi shkencor i z. Abdiu ёshtё i orientuar drejt analizёs sё praktikës gjyqësore për këtë grup të veprave penale[210]. Kjo thjesht pasi, njohja teorike e elementeve të këtyre figurave penale kishte një rëndësi të madhe për organet ligjzbatuese të kohës.[211]

Teoria e së drejtës penale është pasuruar me qëndrimet e autorit në lidhje me dallimet që karakterizojnë figurat e veprave penale kundër veprimtarisë shtetërore ose shoqërore në raport me krimet që kryhen në detyrë si dhe të përbashkëtat dhe dallimet midis veprave penale të fyerjes për shkak të detyrës dhe shpifjes [212] .

Nё funksion të lëvrimit të mendimit juridik në fushën e së drejtës penale mbetet pёr t’u vlerësuar edhe veprimtaria shkencore e titulluar “Plagosjet me dashje, dhe disa aspekte kriminalogjike të tyre në Shqipërinë verilindore” e studiuesit tё ri, qё premtonte shumё për kohën, profesor Zef Brozi.[213] Ai trajton me shumë kujdes në aspektin teorik dhe praktik krimin e plagosjes me dashje.[214] Në këtë prizëm, duke qenë studimi i parë i mirёfilltё shkencor - gjatё viteve tё diktaturёs - për plagosjen e rëndë me dashje, Brozi ёshtё i prirur të ofrojë zgjidhjet e tij për disa çështje që ende sot janë të debatueshme në doktrinën penale si dhe të adresojë drejtë luftën për parandalimin e kësaj figure krimi.[215]

Profesor Brozi është munduar të argumentojë se përse nuk është i nevojshëm kualifikimi i plagosjeve të lehta me dashje si kundërvajtje penale.[216] Në këtë sens, autori shprehet se : “[…] një përcaktim i tillë jo vetëm nuk sjell asgjë të re por nuk shpreh qartë rrezikshmërinë e kësaj vepre penale, e cila nuk është e tillë që nuk mund të konsiderohet krim. Kjo do të zbuste pa vend e arsye politikën e dënimit penal dhe do të kishte një veprim negativ në parandalimin e këtyre veprave penale[217]. Një tjetër aspekt që ka pasuruar teorinë e të së drejtës penale ishte edhe propozimi i tij, i marrë në kuadër të studimit doktoral për të konsideruar bashkëpunimin si rrethanë cilësuese në krimin e plagosjes me dashje, kjo si rrjedhojë e asaj ç’ka praktika diktonte (Gjatë viteve 1980-1986, krimi i plagosjes me dashje kryhej më së shumti në bashkëpunim)[218].

Nё kuadёr tё studimeve doktorale nё lёmin e sё drejtёs penale, kёrkimi shkencor i z. Muçi ёshtё punimi i pestё.[219] Me anё tё tij nxirret në pah jo vetëm rëndësia që ka studimi i karakterit dinamik të dënimit, por edhe nevoja për përsosmërinë e mëtejshme të sistemit të dënimeve nga e legjislatorit në funksion të hartimit të ligjve të reja penale[220]. Ai argumentonte faktin që në çdo rast, njohja dhe zbatimi shkencor i parimeve, kritereve dhe mënyrës së caktimit të dënimit, si dhe njehsimi i praktikës gjyqësore në konkurrimin e veprave penale, do të ndihmonte në krijimin e një politike të drejtë penale dhe për më tepër, në forcimin e ligjshmërisë socialiste[221].

Dënimi penal si një ndër institutet më të rëndësishme të së drejtës penale është objekt i kërkimit shkencor të Profesor Haxhisë me temë: “Dënimi penal në R.P.S.SH”.[222] Ai është fokusuar më së shumti në konceptin e dënimit si masë shtrënguese, qëllimet e tij, si dhe në shtjellimin shkencor të sistemit të dënimeve e llojeve të tyre në vendin tonë.

Profesor Haxhia, i pajisur me kurajo tё lartё qytetare dhe profesionale, nuk pajtohet me ekzistencën e dënimit kapital. Sipas tij, vet ekzistenca e kësaj norme ligjore penale bie ndesh me përmbajtjen dhe natyrën krejtësisht njerëzore që karakterizon shoqërinë dhe shtetin tonë[223].

Literatura juridike shqiptare në fushën e së drejtës penale, pa më të voglin dyshim, është jo e plotë në lidhje me fazat e kryerjes së veprës penale, pa kontributin shkencor të Profesor Kaçupit.[224] Vepra shkencore – në saj të analizës juridike penale të strukturës dhe përmbajtes që ofron - pasuron doktrinën shqiptare jo vetëm në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, fazave të kryerjes së saj, instituteve të përgatitjes dhe tentativës si faza të veprimtarisë paraprake kriminale, por njëherazi qartëson dyshimet që mund të ekzistonin në praktikën tonë hetimore dhe gjyqësore në lidhje me cilësimin juridik të tyre[225].

Botimi shkencor “E drejta penale e Republikës Socialiste të Shqipërisë” i profesoratit të Fakultetit të Shkencave Juridike-Politike të Universitetit të Tiranës, përtej ngjyrimeve politike të kohës, është vepёr me vlera tё kёnaqshme shkencore. [226]

Në kёtë trajtesё shpjegohen në aspektin teorik dhe analizohen duke u parë ngushtë me praktikën gjyqësore figurat e veprave penale, lloji dhe masat e dënimit për çdo vepër penale, si dhe të gjitha parimet e institutet mbi të cilat është ndërtuar vetё e drejta penale shqiptare (pjesa e posaçme) në kёto vite.[227]

Studimi, krahas vlerave të domosdoshme shkencore për kohën, shërbente dhe si teksti bazë për formimin e studentëve të së drejtës sipas botёkuptimit tё sё drejtёs penale socialiste. [228]

Përfundime

Legjislacioni penal qё ёshtё zbatuar nё Shqipёrinё e pasluftёs sё dytё botёrore u hartua duke patur duke patur si shёmbёlltyrё tё tij modelet kryesore tё kodeve penale tё sistemeve ligjore pjesё tё familjes socialiste, si atё tё Bashkimit Sovjetik.[229] Ky ligj, nё dallim nga sot, nuk ishte i ndёrtuar sipas standardeve dhe ligjeve penale bashkёkohore tё vendeve tё zhvilluara euroatlantike.[230] Nё kodifikimet e legjislacionit tonё penal pёrgjatё kёsaj periudhe nuk sanksionohej parimi i ligjshmёrisё.[231] Parim ky, qё paraqet njё ndёr risitё dhe veçantitё kryesore tё Kodit tё ri Penal bashkёkohor tё miratuar nё vitin 1995. [232]

Legjislacioni penal nё kёtё kohё kishte karater tё theksuar politik dhe ideologjik. E parё nё kёtё kёndёvёshtrim ai i pёrgjigjej mё sё miri drejtёsisё politike. Ai nuk ishte i ndёrtuar, kurrёsesi sikurse sot, sipas parimit tё ndarjes sё pushteteve, ku pushteti gjyqёsor i nёnshtrohet vetёm Kushtetutёs dhe ligjeve nё fuqi. [233]

Ligji penal nё vitet 1944-1990 nuk kishte njё pёrmbajtje demokratike qё respektonte tё drejtat dhe liritё themelore tё njeriut. Nё aspektin juridiko-penal, nё qendёr tё vёmendjes sё tij ishte pёrparёsia qё shteti duhej tё gёzonte nё çdo aspekt tё jetёs shoqёrore nё vend, dhe jo sikurse sot ndodh, mbrojtja juridike penale e jetës dhe shëndetit të njeriut.[234] Madje, nё legjislacionin penal tё kёsaj kohe nuk parashikoheshin drejt parimet aktuale kushtetuese tё shtetit tё sё drejtёs, humanizmit, tё drejtёsisё apo individualizimit nё caktimin e dёnimit. [235]

Megjithatë, parimi i mosdënimit pa ligj, si një ndër parimet themelore të ligjit penal bashkëkohor, është njohur si një parim kushtetues i sanksionuar edhe në Kushtetetutën e parë të Shqipërisë moniste të vitit 1946.[236]

Doktrina bashkёkohore shqiptare e së drejtës penale ka shpjeguar se ky parim i pranuar dhe më pas në kodifikimet e ligjit penal, nuk është zbatuar shpesh herë në praktikë, duke u bërë si rrjedhojë edhe burim i shumë prej cenimeve të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në vend.[237]

Do të ishte një vlerë e shtuar për historinë e vendit, e veçanërisht historinë e shtetit të së drejtës, nëse Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në fokus të veprimtarisë së tij të ketë edhe qёmtimin e aspekteve fenomenologjike tё personave që janë dënuar pёr motive politike gjatë viteve të regjimit totalitar. Një studim i tillë mund të bëhej edhe për vitet specifike kur shteti ynë nuk ka patur një legjislacion të mirëfilltë penal- sikurse është viti 1944-1946, kur Shqipëria karakterizohej nga mungesa e një legjislacioni të plotë penal dhe sistemi i drejtësisë penale ishte i barazvlefshëm me kërkesat politike apo “popullore” të vetë sistemit komunist.

Shqipёria, fill pas luftёs sё dytё botёrore, ёshtё dalluar pёr pёrpjekjet e pareshtura por tё dёshtuara pёr tё “shenjtëruar” nisjen e një faqeje të re në historinë botërore tё krijimit tё njё rendi tё ri juridik tё barazisё, me anё tё ushqimit tё ndenjёs sё besimit te uni dhe forumi politik i vetёm qё udhёhiqte jeten politike nё vend. [238] Nё fakt, ky rend i proklamuar me aq fanatizëm dhe dhunë dёshtoi keq.[239] Rendi i sё drejtёs socialiste thjesht rilindi pёrsёritёsin e paskrupullt homo-socialistus, si dhe instiktet, të cilat shtynё mё shumё luftën brenda vetё qenieve njerëzore, sikurse bota shtazore në fillesat e saj.[240]

Në këto vite është synuar krijimi i një kulture të re mbi bazën e ideologjisë sunduese: marksiste-leniniste. Kultura e re proletare kishte për qëllim që nëpërmjet filtrit ideologjik të vendoste censurën e re komuniste. Me anë të institucioneve të reja shkencore ku do të dallonin “besnikët e kuq” mohohej dhe transformohej rrënjësisht ajo ç’ka ishte krijuar më parë nga shumë prej personaliteteve të shquara të kulturës sonë juridike tё cilёt mbetën të eklipsuar për afro gjysmëshekulli në vendin tonë.[241]

Nё Shqipёri, vendosja e rendit juridik socialist totalitar ёshtё shoqёruar nga dukuria negative dhe ekstreme e hujit[242] - pёrjashtimit tё praktikёs dhe doktrinёs juridike properёndimore. Padyshim, kjo ёshtё motivuar vetёm nga qёndrimet e gabuara ideo – politike tё autorёve tё kёtyre veprave shkencore dhe aspak nga brendia e vlerave tё tyre.[243] Pёr shumё kohё, sikurse me plot tё drejtё, sociologu i mirёnjohur shqiptar Profesor Dervishi thekson, kёto punime dhe artikuj shkencore bashkёkohore gёzonin “statusin e tё ngujuarit” nё fondin e Biblotekёs sonё Kombёtare.[244] Kёto vepra tё kualifikuara si tё ndaluara nga regjimi i kohёs nuk mund tё qarkullonin nё hapёsirat kulturore brenda vendit tonё.[245] Kёto tekste dhe pёrpjekje shkencore tё konsideruara si njё “mishi i huaj” nё doktrinёn dhe jurisprudencёn e pakёt tё vendit tonё tё viteve 1944-1990, jo vetёm nё fushёn e sё drejtёs penale, nё jo pak raste janё shtrembёruar, nxjerrё jashtё kontekstit tё tyre shkencore duke u keqpёrdorur nga regjimi monokratik i qeverisjes in extremis.[246]

Dhe madje, ende sot, njё pjesё e mirё e tyre nuk janё tё njohura pёr njё pjesё tё mirё tё publikut apo studentёt e sё drejtёs.

“Falё kёsaj pёrzgjedhjeje rastёsore” mendimi juridik shqiptar nё lёmin e sё drejtёs penale ёshtё vlerёsuar se daton rreth viteve 1960, periudhё kjo qё pёrkon me mbizotёrimin e literaturёs sovjete nё vendin tonё. Nё fakt, mendoj se, vepra e parё shkencore bashkёkohore nё fushёn e sё drejtёs penale “E drejta ndёshkimore – Pjesa e pёrgjithshme” e Profesor Terenc Toçit daton rreth 4 dekada mё parё.

Nё vitet e para tё pasluftёs kemi shkatёrrimin pёrfundimtar tё elitёs intelektuale shqiptare nё fushёn e sё drejtёs, dhe jo vetёm nё vend, me qёllim qё tё shmangej nё çdo aspekt ndikimi i saj i madh nё superstrukturёn udhёheqёse tё krijuar rishtazi nga partia shtet.

Eshtё e vёshtirё tё mendosh dhe pёr mё shumё tё gjesh sot elemente tё sadopaktё tё desidencёs – oponencёs[247] nё mendimin juridik e aq mё shumё nё lёmin e sё drejtёs penale.

Nё shoqёrinё shqiptare nёn sistemin socialist tё qeverisjes, mendimi dhe literatura juridike ishte nё ndikimin e plotё tё doktrinёs sovjetike dhe komuniste. Gjuha ruse luante njё rol tё rёndёsishёm nё qarkullimin e vlerave shkencore nё vendin tonё.[248]

Mendimi juridik shqiptar, me gjithё pёrpjekjet modeste tё profesoratit, mbeti i pёrshkruar nga ideologjia sunduese politike e kohёs. Ai certifikohej vetёm pas lubrifikimit nё katedrat e fabrikёs sё makinerisё sё partisё – shtet.

Bibliografia

  • Abazi Sh., Spaçi (Varri i të gjallëve), Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë, 2018.
  • Abdiu, F., Përgjegjësia penale për kryerjen e veprave penale të drejtuara kundër veprimtarisë shtetërore ose shoqërore në RPSSH, Gjykata e Lartë, Tiranë, 1987.
  • Boçi, S., Liri “tё burgosura”: liritё dhe tё drejtat e njeriut nё diktaturё, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020.
  • Brozi, Z., Plagosjet me dashje, dhe disa aspekte kriminalogjike të tyre në Shqipërinë verilindore, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, 1988.
  • Dervishi, K., Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006.
  • Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypshkronja “Emal”, Tiranё, 2020.
  • Dervishi, Z., Fillime vizionare nё kohё tё trazuara, Sociologji Shkencё 1, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2019.
  • Dervishi, Z., Nёpёr degёzime tё kulturёs shqiptare, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2013.
  • Dekret nr. 244, datë 12.12.1946.
  • 2010.
  • Elezi, I., Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Republikën Popullore të Shqipërisë”, 1960.
  • Elezi, I., “Krimet kundër jetës”, shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë, 1989.
  • Elezi, I., E drejta zakonore penale e shqiptarëve, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1983.
  • Elezi, I., Mendimi juridik shqiptar, shtёpia botuese “albin”, Tiranё, 1999.
  • Elezi, I., Kaçupi, S., Haxhia, M., Komentari i Kodit Penal tё Republikёs sё Shqipёrisё, shtёpia botuese “Geer”, 2001.
  • Haxhia, M., Dënimi penal në R.P.S.SH , Tiranë, 1989.
  • Hoxha, Ç., Fillimet e diktaturёs komuniste nё Shqipёri 1944-1948, ISKK, Shtypёshkronja “West Print”, Tiranё, 2013.
  • Fromont, M., Sistemet e huaja mё tё mёdha tё tё drejtёs, Botimet Papirus, Tiranё, 2009.
  • Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008.
  • Kaçupi, S., Fazat e kryerjes sё veprёs penale, Tiranё, 1990.
  • Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020.
  • Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977.
  • Krasniqi, A., Sistemi qeverisёs dhe aspekte tё pёrfaqёsimit politik 1945-1990, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020.
  • Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014.
  • Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal laë field, International Scientific Conference “Criminal laë betëeen tradition and challenges of actuality”, Faculty of Laë, December, “Onufri”, Tirana, 2017.
  • Ligj nr. 41, datë 14.01.1945. Mbi organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Ushtarake.- Gazeta Zyrtare Nr. 3-bis, E Martë 23 Janar 1945, f.1. 35 nene.
  • Ligj Nr. 372 datë 12.12.1946 mbi fajet penale kundra popullit dhe shtetit. Gazeta Zyrtare Nr.118, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f. 3. 17 nene.
  • Ligj, Nr.7380, Dt.Aktit:08.05.1990, Dt.Miratimit:08.05.1990, Flet.Zyrtare Nr.3, Faqe:67.
  • Ligj, Nr.7553, Dt.Aktit:30.01.1992, Dt.Miratimit:04.02.1992, Flet.Zyrtare Nr.1, Faqe:31.
  • Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Almanak, viti i dytë i botimit, nr. 2, Tiranë 2012.
  • Omari, L., Parime dhe institucione tё sё drejtёs publike, Botimet “Elena Gjika”, Tiranё, 1999.
  • Peppo, E., “Mbrojtja juridiko-penale e personit njerëzor”, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2017.
  • Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952.
  • Myftiu, M., “Raport mbi projektkodin Penal të R.P.S.SH. –së”, Revista Drejtësia Popullore, Nr. 3, Tiranë, 1977.
  • Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012.
  • Muçi, Sh., Caktimi i dënimit sipas të drejtës penale të RPSSH, Tiranë, 1988.
  • Ndoja. L., Bashkimi Demokratik Shqiptar 1946, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “Maluka”, Tiranë, 2015.
  • Ndoja, L., Saraçi, A., Akte gjyqësore politike II, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë, 2016.
  • Nikaj, I., Ideologjia, shteti dhe e drejta nё Shqipёri, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020.
  • Pllumi, Z., Rrno vetёm pёr me tregue, Botim i dytё, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006.
  • Resnja, L., Fuga, H., Hoxha, M., “Mbi disa problem të pjesës së posaçme të Kodit Penal të ri”, Revista Drejtësia Popullore, Nr. 1, Tiranë, 1978.
  • Saraçi, A., Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “Ëest Print”, Tiranë, 2012.
  • Sauli, Gj., Përgjegjësia penale për krimin e shpërdorimit të detyrës sipas të drejtës penale të RPSSH, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Tiranë, 1984.
  • Shegani, A., E drejtё penale e krahasuar, Tiranё, shtypёshkronja “Darmisa”, Fier, 2008.
  • Topalli, K., Fjalori etimologjik i gjuhëve indoevropiane në përkthimin e Mithat Arianitit, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Almanak, viti i dytë i botimit, nr. 2, Tiranë, 2012.
  • Universiteti i Tiranёs, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Grup autorësh, E drejta penale e R.P.S. Shqipërisë (pjesa e posaçme), shtypёshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, 1983.
  • Vendim nr. 22.01.1946. Rregullorja e Asamblesë Kushtetonjëse.- Gazeta Zyrtare Nr.11, E Martë 12 Shkurt 1946, f.1. 65 nene.

Faqe web

[1] Dervishi, Z., Fillime vizionare nё kohё tё trazuara, Sociologji Shkencё 1, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2019, f. 224.

[2] Po aty, f. 143-232.

[3] Po aty, f. 232.

[4] Hoxha, Ç., Fillimet e diktaturёs komuniste nё Shqipёri 1944-1948, ISKK, Shtypshkronja “West Print”, Tiranё, 2013, f. 8.

[5] Po aty.

[6] Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 171.

[7] Ndryshimi nё emёrtesё nga Partia komuniste nё Partia e Punёs sё Shqipёrisё ёshtё vendosur nё Kongresin e Parё tё PKSH-sё, mё 8-23 Nёntor 1948. Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 200.

[8] Udhёheqja e Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё me qёllim zbatimin e direktivave dhe pёrmbushjen e drejtimeve kryesore tё politikave tё saj nё funksion tё forcimit tё luftёs sё klasave dhe vendosjes sё diktatit pёrfundimtar krijoi njё Komision tё Posaçёm pёr tё hetuar pikёrisht veprimtarinё e organeve tё sistemit tё drejtёsisё, Prokurorisё sё Pёrgjithshme si dhe Gjykatёs sё Lartё. Po aty.

[9] Duhet kuptuar çdo qёndrim i cili binte ndesh me orientimet dhe direktivat politike tё partisё shtet pёr tё forcuar rolin e saj nё çdo qelizё tё jetёs nё vend. Si parime tё tilla oportuniste konsideroheshin p.sh. zbatimi i drejtёsisё nga gjykatёsit duke respektuar parimin e ligjshmёrisё, humanizmit, respektimin e tё drejtave dhe lirive themelore tё njeriut, kёrkesёn pёr njё gjyqёsor tё barazlarguar nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ etj. Po aty.

[10] Po aty.

[11] Hoxha, Ç., Fillimet e diktaturёs komuniste nё Shqipёri 1944-1948, ISKK, Shtypёshkronja “West Print”, Tiranё, 2013, f. 9.

[12] Drejtues aktual i Institutit tё Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit, tё cilin gjej rastin dhe e falënderoj pёrzemёrsisht, pёr organizimin me sukses tё kёtij sesioni shkencor.

[13] Po aty, f. 23.

[14] Po aty.

[15] Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 17-37.

[16] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 50.

[17] Nikaj, I., Ideologjia, shteti dhe e drejta nё Shqipёri, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 48-49.

[18] Fromont, M., Sistemet e huaja mё tё mёdha tё tё drejtёs, Botimet Papirus, Tiranё, 2009, f. 151.

[19] Pasqyrimi i kёtij karakteri duket qartё nё Kodin Penal të vitit 1977 dhe projektin e tij. Referuar “Raportit mbi projektkodin Penal të R.P.S.SH. –së”, të paraqitur në Kuvendin Popullor të Shqipёrisё, në emër të qeverisë nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, z. Manush Myftiu, shtjellohej se projekti i Kodit Penal të ri u hartua në bazë të orientimeve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Aty gjenin vend dhe pasqyroheshin mësimet e partisë, fryma dhe parimet e Kushtetutës së shtetit socialist mbi luftën e klasave, e cila përbënte një forcë të madhe lëvizëse për ta çuar përpara revolucionin socialist. Myftiu, M., “Raport mbi projektkodin Penal të R.P.S.SH. –së”, Revista Drejtësia Popullore, Nr. 3, Tiranë, 1977, f. 3-4.

[20] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 30.

[21] Fromont, M., Sistemet e huaja mё tё mёdha tё tё drejtёs, Botimet Papirus, Tiranё, 2009, f. 151.

[22] Po aty.

[23] Krasniqi, A., Sistemi qeverisёs dhe aspekte tё pёrfaqёsimit politik 1945-1990, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 64.

[24] Po aty.

[25] Fromont, M., Sistemet e huaja mё tё mёdha tё tё drejtёs, Botimet Papirus, Tiranё, 2009, f. 151.

[26] Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014, f. 150.

[27] Fromont, M., Sistemet e huaja mё tё mёdha tё tё drejtёs, Botimet Papirus, Tiranё, 2009, f. 151.

[28] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 3.

[29] Shegani, A., E drejtё penale e krahasuar, Tiranё, shtypёshkronja “Darmisa”, Fier, 2008, f.56.

[30] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 3.

[31] Po aty.

[32] Po aty.

[33] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 4.

[34] Po aty.

[35] Universiteti i Tiranёs, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Grup autorësh, E drejta penale e R.P.S.Shqipërisë (pjesa e posaçme), shtypёshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, 1983, f. 3.

[36] Po aty.

[37] Po aty, f. 3-4.

[38] Po aty.

[39] Po aty, f. 4.

[40] Po aty.

[41] Po aty, f. 7.

[42] Po aty, f. 7.

[43] Hoxha, Ç., Fillimet e diktaturёs komuniste nё Shqipёri 1944-1948, ISKK, Shtypshkronja “West Print”, Tiranё, 2013, f. 25-26- 42.

[44] Sipas Akademik Luan Omari, kёtij profesori tё nderuar tё shkencave juridike shqiptare pёrgjatё dekadave tё regjimit diktatorial por jo vetёm, kёto mbeten terma tё mjegullt, abstrakt dhe tё papёrcaktuar qё linin shteg pёr interpretime tё ndryshme. Pёr mё shumё shih: Omari, L., Parime dhe institucione tё sё drejtёs publike, Botimet “Elena Gjika”, Tiranё, 1999, f. 227.

[45] Hoxha, Ç., Fillimet e diktaturёs komuniste nё Shqipёri 1944-1948, ISKK, Shtypёshkronja “West Print”, Tiranё, 2013, f. 25.

[46] Po aty.

[47] Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 172.

[48] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 50.

[49] Ligj Nr. 41, datë 14.01.1945. Mbi organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Ushtarake.- Gazeta Zyrtare Nr. 3-bis, E Martë 23 Janar 1945, f.1. 35 nene.

[50] Elezi, I., Elezi, E., Historia e sё drejtёs penale, Shtёpia Botuese e Librit Universitar, Tiranё, 2010, f. 151.

[51] Dervishi, K., Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 551.

[52] Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Almanak, viti i dytë i botimit, nr. 2, Tiranë 2012, f. 5-30.

[53] Pllumi, Z., Rrno vetёm pёr me tregue, Botim i dytё, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 62.

[54] Elezi, I., Elezi, E., Historia e sё drejtёs penale, Shtёpia Botuese e Librit Universitar, Tiranё, f. 151.

[55] Besueshmёria politike ishte kriter kryesor qё duhet tё gёzonin pёrfaqёsuesit e pushtetit tё ri gjyqёsor dhe tё organit qё ushtronte ndjekjen penale. Aftёsia profesionale nuk ishte aspak kusht dhe kriter thelbёsor pёr tё qenё pjesё e sistemit tё drejtёsisё penale nё vendin tonё. Nё shumё prej gjyqeve speciale tё kёsaj periudhe tё tёrheq vёmendjen fakti sesi funksionet gjyqёsore (gjyqtari) dhe ato tё organit tё akuzёs (prokurori) i atribuoen jo rrallё herё individёve qё nuk gёzonte aspak kulturёn juridike dhe nuk kishte mbi tё gjitha formim si jurist. Pёr mё shumё shih: Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 171, dhe, Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 24.

[56] Ndoja, L., Bashkimi Demokratik Shqiptar 1946, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “Maluka”, Tiranë 2015, f. 446.

[57] Dervishi, K., Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 545-551.

[58] Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 17-37.

[59] Pllumi, Z., Rrno vetёm pёr me tregue, Botim i dytё, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 62.

[60] Ndoja, L., Bashkimi Demokratik Shqiptar 1946, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “Maluka”, Tiranë 2015, f. 446.

[61] Po aty.

[62] Po aty, f. 438-440, si dhe Dokument Sekreti i vitit 1952 i deklasifikuar mё 2007 pёr mё tepёr shih : https://www.cia.gov/ marrё online datё 20.12.2020.

[63] Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 167.

[64] Po aty.

[65] Saraçi, A., Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “West Print”, Tiranë 2012, f. 3-21.

[66] Dervishi, K., Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 578-580.

[67] Saraçi, A., Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “West Print”, Tiranë 2012, f. 3-21.

[68] Dekret nr. 244, datë 12.12.1946. Ligj Nr. 372 datë 12.12.1946 mbi fajet penale kundra popullit dhe shtetit. Gazeta Zyrtare Nr.118, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f. 3. 17 nene.

[69] Elezi, I., Elezi, E., Historia e sё drejtёs penale, Shtёpia Botuese e Librit Universitar, Tiranё, 2010, f. 151-174.

[70] Dekret nr. 244, datë 12.12.1946. Ligj Nr. 372 datë 12.12.1946 mbi fajet penale kundra popullit dhe shtetit. Gazeta Zyrtare Nr.118, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f. 3. 17 nene.

[71] Ndoja, L., Saraçi, A., Akte gjyqësore politike II, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë 2016, f. 7- 524.

[72] Po aty, f. 7- 524.

[73] Ndoja, L., Bashkimi Demokratik Shqiptar 1946, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja “Maluka”, Tiranë 2015, f. 444.

[74] Dervishi, K., Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 569-571.

[75] Ndoja, L., Saraçi, A., Akte gjyqësore politike II, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë 2016, f. 7- 524.

[76] Ndoja, L., Akte gjyqësore politike III, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë 2016, f. 7 – 310.

[77] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 50-51.

[78] Po aty.

[79] Nëse do t‟i referohemi historiografisë dhe literaturës juridike të kohës, ёshtё qartёsisht e kuptueshme se hartimi i Kodi Penal tё vitit 1977 është ideuar nën frymën e orientimeve politike të partisë – shtet të kohës totalitare. Pёr mё shumё: Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014, f. 150.

[80] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 51-52.

[81] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 4.

[82] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 4.

[83] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 5.

[84] Po aty, f. 4.

[85] Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 17-37.

[86] Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit. Pёr mё shumё shih: http://www.iskk.gov.al/en/activities/ marrё online 15.02.2021.

[87] Po aty.

[88] Pllumi, Z., Rrno vetёm pёr me tregue, Botim i dytё, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 160-305.

[89] Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit. Pёr mё shumё shih: http://www.iskk.gov.al/en/activities/ marrё online 15.02.2021.

[90] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 37.

[91] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 27-28.

[92] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 37.

[93] Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 139.

[94] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 39-40.

[95] Po aty.

[96] Po aty.

[97] Po aty, f. 39-40.

[98] Po aty.

[99] Ligjvёnёsi e sistemit politik njё partiak nё perёndim tё pushtetit tё tyre janё kujdesur qё pushteti gjyqёsor jo vetёm “de facto” por dhe nё aspektin ligjor tё ishte njё strukturё e mirёfilltё paralele ndёshkuese. Me plotё tё drejtё studiuesi dhe kёrkuesi shkencor mё shumё pёrvojё z. Krasniqi i pёrshkruan gjykatat si struktura penale tё Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё. Krasniqi, A., Sistemi qeverisёs dhe aspekte tё pёrfaqёsimit politik 1945-1990, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 64.

[100] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 30.

[101] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f.40.

[102] Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 142.

[103] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f.40.

[104] Po aty, f. 40-41.

[105] Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 143.

[106] Dekret nr. 244, datë 12.12.1946. Ligj Nr. 372 datë 12.12.1946 mbi fajet penale kundra popullit dhe shtetit.- Gazeta Zyrtare Nr.118, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.3. 17 nene.

[107] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 41.

[108] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 31-32.

[109] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 41.

[110] Po aty.

[111] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 31-32.

[112] Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 136-137.

[113] Po aty, f. 135.

[114] Boçi, S., Liri “tё burgosura”: liritё dhe tё drejtat e njeriut nё diktaturё, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 108.

[115] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 41.

[116] Po aty.

[117] Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 135.

[118] Dervishi, Z., Nёpёr degёzime tё kulturёs shqiptare, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2013, f. 337.

[119] Po aty.

[120] Po aty, f. 338.

[121] Kalemaj, I., Totalitarizmi shqiptar si rast sui generis nё ish-Europёn Lindore, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 31.

[122] Po aty.

[123] Dervishi, Z., Nёpёr degёzime tё kulturёs shqiptare, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2013, f. 338-339.

[124] Ligj, Nr.7380, Dt.Aktit:08.05.1990, Dt.Miratimit:08.05.1990, Flet.Zyrtare Nr.3, Faqe:67.

[125] Po aty.

[126] Po aty.

[127] Po aty.

[128] Ligj, Nr.7553, Dt.Aktit:30.01.1992, Dt.Miratimit:04.02.1992, Flet.Zyrtare Nr.1, Faqe:31.

[129] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 45-46.

[130] Po aty, f. 46.

[131] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 33.

[132] Po aty.

[133] Po aty.

[134] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 46.

[135] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 33-34.

[136] Po aty.

[137] Pёrpara kodifikimit tё legjislacionit penal, ligjdhënësi ynё i kishte kushtuar mbrojtje tё posaçme juridike-penale edhe shtetit Jugosllav, nё emёr tё bashkёndёrveprimit tё idealeve komuniste. Dervishi, K., Krimet kundёr shtetit nё legjislacionin e shtetit komunist, Instituti i Studimeve Politike, “Shteti dhe shoqёria nё Shqipёrinё komuniste 1945-1990”, Shtypёshkronja “Emal”, Tiranё, 2020, f. 133.

[138] Shegani, A., E drejtё penale e krahasuar, Tiranё, shtypёshkronja “Darmisa”, Fier, 2008, f.52.

[139] Lüer, J., Drejtor i Komisionit Gjerman “Justitia et Pax” – “Drejtësi dhe Paqe” si edhe zëvendësdrejtor i Fondacionit gjerman “Maximilian Kolbe”. Pёr mё shumё shih: https://www.dw.com/sq/l%C3%BCer-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-mungoi-ndjekja-penale-p%C3%ABr-krimet-e-komunizmit/a-48495381 marrё online datё 14.02.2021.

[140] Lüer, J., Drejtor i Komisionit Gjerman “Justitia et Pax” – “Drejtësi dhe Paqe” si edhe zëvendësdrejtor i Fondacionit gjerman “Maximilian Kolbe”. Pёr mё shumё shih: https://www.dw.com/sq/l%C3%BCer-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-mungoi-ndjekja-penale-p%C3%ABr-krimet-e-komunizmit/a-48495381 marrё online datё 14.02.2021.

[141] Nёnkupton njё metodё tё caktuar pёr zhvillimin e argumenteve.

[142] Lüer, J., Drejtor i Komisionit Gjerman “Justitia et Pax” – “Drejtësi dhe Paqe” si edhe zëvendësdrejtor i Fondacionit gjerman “Maximilian Kolbe”. Pёr mё shumё shih: https://www.dw.com/sq/l%C3%BCer-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-mungoi-ndjekja-penale-p%C3%ABr-krimet-e-komunizmit/a-48495381 marrё online datё 14.02.2021.

[143] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 41.

[144] Po aty.

[145] Peppo, E., “Mbrojtja juridiko-penale e personit njerëzor”, Disertacion për për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2017, f. 50.

[146] Po aty.

[147] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 13.

[148] Po aty.

[149] Peppo, E., “Mbrojtja juridiko-penale e personit njerëzor”, Disertacion për për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2017, f. 51.

[150] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 14.

[151] Po aty.

[152] Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit. Pёr mё shumё shih: http://www.iskk.gov.al/en/activities/ marrё online 15.02.2021.

[153] Periudha kohore e zbatuar pёr dёbimin si dёnim kryesor nuk mund ishte mё pak se gjashtё muaj dhe as mё shumё se pesё vite.

[154] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 15.

[155] Po aty, 15-16.

[156] Po aty.

[157] Po aty.

[158] Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014, f. 133.

[159] Po aty.

[160] Gjykata ishte organi pёrgjegjёs pёr caktimin e masёs sё pasurisё sё konfiksuar. Megjithatё, duhet patur nё konsideratё fakti se, gjykatat shqiptare ishin nёn ndikimin e pushtetit tё hetuesisё, qё pёrçonte nё çdo moment direktivat politike tё partisё sё vetme sunduese tё jetёs shoqёrore shqiptare. E nё kёtё drejtim, nuk duhet harruar se pushteti gjyqёsor dallohej pёr njё pavarёsi tё zbutur nё raport me pushtetin ekzekutiv, organin e akuzёs si dhe organizatёn politike.

[161] Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014, f. 133.

[162] Po aty.

[163] Po aty.

[164] Po aty.

[165] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 43-49.

[166] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 77-79.

[167] Po aty.

[168] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 45.

[169] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 77-79.

[170] Po aty.

[171] Instituti i Studimeve tё Krimeve dhe Pasojave tё Komunizmit. Pёr mё shumё shih: http://www.iskk.gov.al/en/activities/ marrё online 15.02.2021.

[172] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 81.

[173] Po aty.

[174] Po aty, f. 82.

[175] Po aty, f. 82-85.

[176] Po aty, f. 83.

[177] Po aty.

[178] Po aty, f. 86-105.

[179] Likmeta, E., “Mbrojtja juridike penale e pronёsisё”, Disertacion për gradën shkencore “Doktor”, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Penale, Tiranë, 2014, f. 150-151.

[180] Resnja, L., Fuga, H., Hoxha, M., “Mbi disa problem të pjesës së posaçme të Kodit Penal të ri”, Revista Drejtësia Popullore, Nr. 1, Tiranë, 1978, f. 59.

[181] Ministria e Drejtësisë e R.P.SH., Kodi Penal i R.P.SH., Tiranë, 1952, f. 105.

[182] Po aty, f. 127.

[183] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 55-56.

[184] Pllumi, Z., Rrno vetёm pёr me tregue, Botim i dytё, shtёpia botuese “55”, Tiranё, 2006, f. 15-713.

[185] Kodi Penal i R.P.S.SH.-së, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1977, f. 74.

[186] Sauli, Gj., Përgjegjësia penale për krimin e shpërdorimit të detyrës sipas të drejtës penale të RPSSH, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Tiranë, 1984, f. 160.

[187] Po aty.

[188] Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 224.

[189] Muçi, B., E drejta penale, pjesa e pёrgjithshme, botim i tretё, Botimet “Dudaj”, Tiranё, 2012, f. 52.

[190] Grup autorёsh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëllimi i katёrt, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2008, f. 224.

[191] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[192] Po aty.

[193] Po aty.

[194] Po aty.

[195] Po aty.

[196] Po aty.

[197] Po aty.

[198] Elezi, I., Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Republikën Popullore të Shqipërisë”, 1960, f. 307.

[199] Elezi, I., Krimet kundër jetës, shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë, 1989.

[200] Elezi, I., E drejta zakonore penale e shqiptarëve, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1983, f. 285-287.

[201] Elezi, I., Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Republikën Popullore të Shqipërisë, 1960, f. 307.

[202] Po aty, 1960, f. 364.

[203] Sauli, Gj., Përgjegjësia penale për krimin e shpërdorimit të detyrës sipas të drejtës penale të RPSSH, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Tiranë, 1984, f. 1-172.

[204] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[205] Sauli, Gj., Përgjegjësia penale për krimin e shpërdorimit të detyrës sipas të drejtës penale të RPSSH, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Tiranë, 1984, f.10.

[206] Po aty.

[207] Po aty, f. 168.

[208] Po aty, f. 172.

[209] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[210] Abdiu, F., Përgjegjësia penale për kryerjen e veprave penale të drejtuara kundër veprimtarisë shtetërore ose shoqërore në RPSSH, Gjykata e Lartë, Tiranë, Maj, 1987, f. 2.

[211] Po aty.

[212] Po aty, f. 100.

[213] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[214] Po aty.

[215] Brozi, Z., Plagosjet me dashje, dhe disa aspekte kriminalogjike të tyre në Shqipërinë verilindore, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, 1988, f. 4.

[216] Elezi, I., Mendimi juridik shqiptar, shtёpia botuese “albin”, Tiranё, 1999, f. 160.

[217] Brozi, Z., Plagosjet me dashje, dhe disa aspekte kriminalogjike të tyre në Shqipërinë verilindore, Desertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, 1988, f. 168.

[218] Po aty.

[219] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[220] Muçi, Sh., Caktimi i dënimit sipas të drejtës penale të RPSSH, Tiranë, 1988, f. 3-326.

[221] Po aty, f. 326-328.

[222] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[223] Haxhia, M., Dënimi penal në R.P.S.SH , Tiranë, 1989, f. 222.

[224] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[225] Kaçupi, S., Fazat e kryerjes sё veprёs penale, Tiranё, 1990, f. 2-170.

[226] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[227] Elezi, I., E drejta penale e R.P.S.SH-së, Universiteti Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, 1983, f. 4-12.

[228] Likmeta, E., Muçmata, I., Reflection on the development of the Albanian doctrine in the criminal law field, International Scientific Conference “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, Faculty of Law, December, “Onufri”, Tirana, 2017, f.188-192.

[229] Peppo, E., “Mbrojtja juridiko-penale e personit njerëzor”, Disertacion për për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2017, f. 50.

[230] Elezi, I., Kaçupi, S., Haxhia, M., Komentari i Kodit Penal tё Republikёs sё Shqipёrisё, shtёpia botuese “Geer”, 2001, f. 12.

[231] Po aty, f. 13.

[232] Po aty.

[233] Po aty, f. 14.

[234] Po aty, f. 15.

[235] Po aty, f. 14.

[236] Vendim nr. 22.01.1946. Rregullorja e Asamblesë Kushtetonjëse.- Gazeta Zyrtare Nr.11, E Martë 12 Shkurt 1946, f.1. 65 nene.

[237] Elezi, I., Elezi, E., Historia e sё drejtёs penale, Shtёpia Botuese e Librit Universitar, Tiranё, f. 155.

[238]Abazi, Sh., Spaçi (Varri i të gjallëve), Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Shtypshkronja Kristalina KH, Tiranë 2018, f. 374-375.

[239] Po aty.

[240] Po aty.

[241] Topalli, K., Fjalori etimologjik i gjuhëve indoevropiane në përkthimin e Mithat Arianitit, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, Almanak, viti i dytë i botimit, nr. 2, Tiranë 2012, f. 13-16.

[242] Dervishi, Z., Fillime vizionare nё kohё tё trazuara, Sociologji Shkencё 1, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2019, f. 23.

[243] Po aty.

[244] Po aty.

[245] Po aty.

[246] Po aty, f. 23-27.

[247] Dervishi, Z., Nёpёr degёzime tё kulturёs shqiptare, shtёpia botuese “Emal”, Tiranё, 2013, f. 142-145.

[248] Po aty, f. 247.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
Ta themi këtu… midis nesh!
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}