Të kuriozuar nga historia shqiptare, mjaft botime të kohës iu kushtuan posaçërisht zonës së Mirditës, duke e parë si një fenomen brenda territoreve të banuara shqiptare. Në këtë kontekst gazetari Armand Plaka na sjell një foto me imazh të rrallë nga Kapedani i Mirditës, në një botim në gjuhën polake.
“Imazh sa i rrallë, aq edhe i njohur i Kapidanit të Mirditës, Preng Bib Doda, ne vitin 1893 ne nje botim ne gjuhen polake. Kjo gravure ne fakt vijoi te shihej ne ilustrime grafike shoqeruese te artikujve e reportazheve ne periudhen mes viteve 1895-1910 në shumë botime të huaja te kohës, sidomos ato kontinentale ( gjermane, austriake, polake, holandeze, italiane, sllave) të cilat i kushtonin shpesh disa faqe historisë së tij dhe zones se Mirdites, duke e trajtuar si nje fenomen te veçante brenda territoreve te banuara me shqiptare dhe gjithashtu edhe atij te ish-Perandorise Otomane. Në këtë kontekst mund të pohoj se na shfaqet per here te pare nga ky burim”, shoqëron pamjen e rrallë të fotos së Kapedanit, gazetari.