Të kuriozuar nga historia shqiptare, mjaft botime të kohës iu kushtuan posaçërisht zonës së Mirditës, duke e parë si një fenomen brenda territoreve të banuara shqiptare. Në këtë kontekst gazetari Armand Plaka na sjell një foto me imazh të rrallë nga Kapedani i Mirditës, në një botim në gjuhën polake.

“Imazh sa i rrallë, aq edhe i njohur i Kapidanit të Mirditës, Preng Bib Doda, ne vitin 1893 ne nje botim ne gjuhen polake. Kjo gravure ne fakt vijoi te shihej ne ilustrime grafike shoqeruese te artikujve e reportazheve ne periudhen mes viteve 1895-1910 në shumë botime të huaja te kohës, sidomos ato kontinentale ( gjermane, austriake, polake, holandeze, italiane, sllave) të cilat i kushtonin shpesh disa faqe historisë së tij dhe zones se Mirdites, duke e trajtuar si nje fenomen te veçante brenda territoreve te banuara me shqiptare dhe gjithashtu edhe atij te ish-Perandorise Otomane. Në këtë kontekst mund të pohoj se na shfaqet per here te pare nga ky burim”, shoqëron pamjen e rrallë të fotos së Kapedanit, gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Filmim i rrallë/ Himni Kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”, interpretim i vitit 1929
Media 2021! Mjerim (foto lajm)
Shekulli XVII/ Gruaja e re e veshur me veshje të Botës së Vjetër…
Botohet për herë të parë, Shqipëria e Luftës së Dytë Botërore në një foto historike
Për të mos harruar Berlinin! 30 vite më parë 9 nëntor 1989…
Foto e Dedë Jakovës/ Viti 1936, kur Tefta Tashko Koço dha koncertin dhe në kinema “Rozafa” u festua me Asdrenin, Koliqin, Poradecin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}