nga Armand Plaka
Nga këndvështrimi i sotëm duket disi e cuditshme, pasi pas vdekjes së tij askujt, as në Lindje e as në Perëndim (vec Shqipërise), nuk i shkonte më ndërmend ta rendiste Stalinin si mbështetes apo iniciator të paqes botërore.
Por në fillimvitet ’50, kur ai akoma nuk kishte vdekur, shihej nga komunistët (e jo pak edhe nga të majtët në përgjithësi) e mbarë botës si “Prijës i Paqes” në botë dhe fotot dhe emri i tij, bashkë me ato të liderëve të tjerë përkatës në ish-Demokracitë Popullore në ato kohë, u panë shpesh të shoqëroheshin nga imazhet e një pëllumbi, simbol i paqes. Sikurse sigurisht edhe në Shqipëri.
Fotoja që po postoj i takon vitit 1953 dhe gjendet në faqet e një albumi fotografik sovjetik për Shqipërine, botuar dy vitë më vonë, në vitin 1955 në Moskë. Shihen aty të rinj që firmosin për iniciativën që njihej në atë kohe si “Paqja Botërore”.