Ne keto dite te fundit te marsit, papritur, diku ne qender te kryeqytetit, duke kaluar rrugen perballe Bibliotekes Kombetare pashe nje tavoline druri. Artizanat, e sajuar me ca hunj sa per te mbajtur ato gazeta ne print qe kane mbetur, ose me mire si deshmi e degradimit ne keto 10 vite.
Foton e hodha ne facebook, me mbresen e ketij mjerimi, se si media perballet me denigrimin, jo nga teknologjia por nga menyra se si eshte trajtuar gjithnje: neper kioska, neper rruge, neper duar fukarenjsh neper plazhe per nje kafshate buke.
Dikur, perqindjet e shitjes se gazetave i mbanin shitesit, dhe egersia ne treg shpesh fundoste nje media, e here nje tjeter. Sot, nuk ndodh kjo. Mediat kane rene vete. Nen kete pamje kuptojme edhe sistemin mediatik, pse ka shkuar perfund dhe mbahet mbi kater hunj te drunjta, rastesor.
Ndersa me parkimin e nje biciklete sheh nje qeske blu te mbushur me gazeta, jo aq sa ne “tezgen” e improvizuar.
Puna e gazetarit eshte aty. Ndersa pronaret s’ja kane idene, thjesht e quajne ekzistence, sido te jete. V.M