Ndoshta shumë prej jush e mbani mend fotografinë e këtij grupi artistësh e intelektualësh para Kafës së Madhe. Dedë Jakova është dëshmitari i një momenti tjetër të asaj dite, më intim, i një bisede mes miqsh në ambientet e brendshme të kafenesë më elegante të qytetit. Jemi në vitin 1936 dhe sopranoja Tefta Tashko Koço sapo ka mbaruar koncertin e saj në Kinema “Rozafat” e po feston suksesin e shfaqjes me Asdreni, Ernest Koliqi, Tefta Tashko Koço, Lola Aleksi, Lasgush Poradeci, Gasper Ljarja etj. Pjesë e kësaj atmosfere, e si padashur, bëhet edhe vetë Jakova, me blicin e aparatit të tij fotografik që reflekton në pasqyrën mbas kamarierit.
Kjo foto është shkrepur nga Dedë Jakova ruhet në Arkivin e Muzeut të Fotografisë “Marubi”, prej nga është siguruar në këtë publikim.